Muslim99Muslim99
← Tafsir library

15. Al-Hijr

The Rock · Meccan · 99 ayahs

سُورَةُ الحِجۡرِ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 21–30 of 99

21

وَإِن مِّن شَىْءٍ إِلَّا عِندَنَا خَزَآئِنُهُۥ وَمَا نُنَزِّلُهُۥٓ إِلَّا بِقَدَرٍۢ مَّعْلُومٍۢ

Nuk ekziston asnjë send, e që të mos gjendet ajo në thesarin Tonë, e nga ajo Na japim vetëm aq sa është e nevojshme.

Nuk ka asgjë që të mos e ketë burimin e pashtershëm te Ne. Ne japim veçse me masë të caktuar. - Allahu i Lartësuar është burimi i të gjitha furnizimeve dhe i çdo lloj përkujdesi në gjithësi. Depot e të gjitha mirësive janë në dorën e Allahut, që Ai i jep kujt të dojë dhe privon kë të dojë, sipas urtësisë dhe mëshirës së Tij të gjerë. Çdo gjë, duke filluar nga pika e shiut dhe gjithçka tjetër, i Urti dhe i Gjithëmëshirshmi e zbret dhe e përcakton me masë të qartë dhe të ditur. Më pas, nuk shtohet dhe nuk pakësohet asgjë nga përcaktimi i urtë i Zotit.

22

وَأَرْسَلْنَا ٱلرِّيَٰحَ لَوَٰقِحَ فَأَنزَلْنَا مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءًۭ فَأَسْقَيْنَٰكُمُوهُ وَمَآ أَنتُمْ لَهُۥ بِخَٰزِنِينَ

Na dërgojmë erërat për të frytnuar, e zbresim shiun nga qielli e ju kemi furnizuar me ujë – dhe depot e tij (ujit) nuk gjenden tek ju.

Ne i lëshojmë erërat mbarështuese, ndërsa nga qielli lëshojmë shi, nga i cili pini e nuk mund t'i ruani burimet e tij. -Allahu i Lartësuar i nënshtroi erërat e mëshirës, të cilat i ngarkojnë retë me ujë. Nga ky ngarkim, vjen uji, - me lejen e Allahut - dhe kështu furnizohet njerëzia, kafshët dhe tokat e tyre. Ky ujë depozitohet në tokë, për të përmbushur nevojat e krijesave. E gjitha kjo ndodh me pushtetin dhe mëshirën e pakufishme të Allahut. Vërej me kujdes! Allahu i Lartësuar thotë: “ndërsa nga qielli lëshojmë shi, nga i cili pini e nuk mund t'i ruani burimet e tij.”. Kështu, ju nuk mund ta depozitoni dhe ruani të gjithë ujin që bie prej qiellit, por është Allahu që e depoziton, dhe pastaj jua nxjerr sërish, përmes burimeve të shumta, si mëshirë e bamirësi për ju.

23

وَإِنَّا لَنَحْنُ نُحْىِۦ وَنُمِيتُ وَنَحْنُ ٱلْوَٰرِثُونَ

Dhe, me të vërtetë, Na japim gjëllëri dhe vdekje, dhe vetëm Na jemi trashëgimtar (të përhershëm),

Ne japim jetë e vdekje... -Allahu i Lartësuar është i vetmi dhe i pashoq në fuqinë për të sjellë në jetë krijesat dhe për t’ua marrë jetën, sipas ligjit që Ai vetë e ka caktuar....dhe Ne jemi trashëguesit. -Kjo ngjan me ajetin tjetër kuranor: “Nuk ka dyshim se Ne e trashëgojmë tokën dhe gjithçka në të, dhe te Ne është e ardhmja e tyre." [Merjem 40]. Kjo nuk është aspak e vështirë për Zotin.

24

وَلَقَدْ عَلِمْنَا ٱلْمُسْتَقْدِمِينَ مِنكُمْ وَلَقَدْ عَلِمْنَا ٱلْمُسْتَـْٔخِرِينَ

dhe vetëm Na dimë për ata që kanë qenë para jush, dhe vetëm Na dimë për ata që do të vijnë pas jush,

Nuk ka dyshim se Ne dimë për ata që ishin para jush dhe për ata që vijnë më pas. -Zoti di për krijesat e para dhe për ato të fundit. Ai di se si i ha toka ata pasi vdesin dhe si shpërbëhen. Askush nuk mund ta pengojë Zotin që, ato krijesa të tretura e të humbura në tokë, t’i kthejë përsëri, me një krijim i ri, dhe t’i grumbullojë para Tij për të dhënë llogari.

25

وَإِنَّ رَبَّكَ هُوَ يَحْشُرُهُمْ ۚ إِنَّهُۥ حَكِيمٌ عَلِيمٌۭ

dhe, me të vërtetë, Zoti yt, do t’i tubojë; Ai, me të vërtetë, është i Plotëdijshëm dhe i Gjithëdijshëm.

Zoti yt është Ai që do t'i mbledhë të gjithë ata. Ai është, vërtet i Urtë dhe i Ditur. -Allahu i Madhëruar është i Urtë, që e vendos çdo gjë në vendin dhe nivelin që i takon. Të gjithë do t'i shpërblejë sipas veprave që kanë bërë: nëse kanë bërë mirë, e mira do t’i gjejë gjithmonë, e nëse kanë bërë keq, e keqja do t'i gjejë. Zoti është i Ditur, prandaj asnjë vepër e robërve nuk mund t'i fshihet Atij.

26

وَلَقَدْ خَلَقْنَا ٱلْإِنسَٰنَ مِن صَلْصَٰلٍۢ مِّنْ حَمَإٍۢ مَّسْنُونٍۢ

Na kemi krijuar njeriun prej një balte të fortë – të zezë, së cilës i është dhënë forma,

Allahu i Madhëruar na kujton mirësitë e mëdha që i bëri atit tonë, Ademit (a.s), dhe ndodhinë me Iblisin. Përmes kësaj historie, Ai na këshillon dhe na paralajmëron që të jemi të kujdesshëm e të ruhemi nga sherri dhe sprova që vjen prej Iblisit të mallkuar. Kështu, Allahu i Madhëruar thotë:Ne e krijuam njeriun nga një baltë e ndenjur për një kohë të gjatë, … -Ai e krijoi Ademin (a.s) prej asaj balte që është lënë për një kohë të gjatë të thahet, aq sa ka marrë erë. Kjo krijesë prej balte u tha, aq sa nxirrte zë si një qeramikë e tharë. Ky është kuptimi i “el hameul mesnun”.

27

وَٱلْجَآنَّ خَلَقْنَٰهُ مِن قَبْلُ مِن نَّارِ ٱلسَّمُومِ

kurse xhindet i kemi krijuar që më parë nga zjarri i flakët.

ndërsa xhindët i krijuam më parë nga flaka e një zjarri shumë të fortë (e pa tym). -Zoti i krijoi xhindët, domethënë edhe Iblisin, përpara se të krijonte njeriun. Ata u krijuan nga zjarri me nxehtësi shumë të lartë. Kur Allahu i Madhëruar do të krijonte Ademin (a.s), u tha melekëve:

28

وَإِذْ قَالَ رَبُّكَ لِلْمَلَٰٓئِكَةِ إِنِّى خَٰلِقٌۢ بَشَرًۭا مِّن صَلْصَٰلٍۢ مِّنْ حَمَإٍۢ مَّسْنُونٍۢ

(Kujtoje) kur Zoti yt u tha engjëjve: “Unë do ta krijojë njeriun nga balta e zezë e fortë, e ndryshueshme (e figuruar),

Zoti yt u tha melekëve: “Unë po krijoj njeriun nga një baltë e ndenjur për një kohë të gjatë. Kur t’i kem dhënë formë dhe t’i fryj shpirt prej Meje, atëherë ju do t’i përkuleni atij në sexhde.”.. -Pasi të kem krijuar trupin e tij dhe t’i kem fryrë shpirtin, do t’i përkuleni atij në sexhde. Mekekët e zbatuan menjëherë urdhrin e Zotit të tyre:

29

فَإِذَا سَوَّيْتُهُۥ وَنَفَخْتُ فِيهِ مِن رُّوحِى فَقَعُوا۟ لَهُۥ سَٰجِدِينَ

e kur t’ia jap formën dhe i jap shpirtin (e bëhet i gjallë), ju bëni sexhde atij!”

Zoti yt u tha melekëve: “Unë po krijoj njeriun nga një baltë e ndenjur për një kohë të gjatë. Kur t’i kem dhënë formë dhe t’i fryj shpirt prej Meje, atëherë ju do t’i përkuleni atij në sexhde.”.. -Pasi të kem krijuar trupin e tij dhe t’i kem fryrë shpirtin, do t’i përkuleni atij në sexhde. Mekekët e zbatuan menjëherë urdhrin e Zotit të tyre:

30

فَسَجَدَ ٱلْمَلَٰٓئِكَةُ كُلُّهُمْ أَجْمَعُونَ

Të gjithë engjëjt, bashkarisht, i bën sexhde atij,

Kështu, të gjithë melekët së bashku u përkulën në sexhde,… -Allahu i Madhëruar e përforcon këtë informacion me dy elementë gjuhësorë: "të gjithë" dhe "së bashku", për të treguar se asnjë melek nuk kundërshtoi. Me këtë veprim, ata treguan respekt për urdhrin e Zotit të tyre dhe nderim për Ademin (a.s), i cili kishte një dituri, që ata nuk e kishin.

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.