Muslim99Muslim99
← Tafsir library

15. Al-Hijr

The Rock · Meccan · 99 ayahs

سُورَةُ الحِجۡرِ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 11–20 of 99

11

وَمَا يَأْتِيهِم مِّن رَّسُولٍ إِلَّا كَانُوا۟ بِهِۦ يَسْتَهْزِءُونَ

dhe asnjë pejgamber nuk ka ardhur e që ata të mos talleshin me të.

Por, nuk ka ndodhur kurrë që atyre t’u ketë shkuar një i dërguar e ata të mos jenë tallur me të. -Në të gjithë popujt e shkuar, Allahu i Madhëruar dërgoi profetë, por sa herë që profetët i ftonin në rrugën e drejtë, njerëzit talleshin.

12

كَذَٰلِكَ نَسْلُكُهُۥ فِى قُلُوبِ ٱلْمُجْرِمِينَ

Ja, kështu Na, fusim (talljen) në zemrat e mëkatarëve,

Kështu e fusim atë(mosbesimin)në zemrat e keqbërësve. -Ata thoshin: “Neve na kanë qenë bllokuar sytë, madje kemi qenë të magjepsur.” Kështu, Allahu i Lartësuar bënte që zemrat e tyre të mos e pranonin të vërtetën. Kjo ndodhte sepse ata ishin muxhrimin, domethënë, të padrejtë, mashtrues e trillues kotësirash, ndërsa zemrat i kishin të mbushura me mohimin e të vërtetës. Si pasojë, u erdhi ndëshkim i drejtë nga i Gjithëdituri dhe i Urti. Kështu vepron Allahu i Lartësuar me të gjithë ata që bëjnë vepra të ngjashme, të shkuarit dhe të sotmit, nëse zemrat i kanë të mbushura me mohimin e profetëve dhe shpalljeve dhe bëjnë të njëjtat vepra.

13

لَا يُؤْمِنُونَ بِهِۦ ۖ وَقَدْ خَلَتْ سُنَّةُ ٱلْأَوَّلِينَ

ata nuk e besojnë atë (profetin Muhammed), e madje, ka kaluar ligji (mbi dënimin) e popujve të kaluar (për tallje me pejgamberët).

Ata nuk e besojnë(shpalljen)dhe ky është një ligj i pandryshueshëm që në popujt e hershëm (keqbërës). -Ky është rregulli i Zotit me të gjithë popujt, që nga fillimi: Ai ka për t’i ndëshkuar dhe shkatërruar ata që nuk besojnë shpalljet dhe profetët e Tij.

14

وَلَوْ فَتَحْنَا عَلَيْهِم بَابًۭا مِّنَ ٱلسَّمَآءِ فَظَلُّوا۟ فِيهِ يَعْرُجُونَ

Sikur Ne ta hapnim një derë të qiellit dhe ata të ngjiteshin nëpër të,

Edhe sikur Ne t’u hapnim atyre një derë në qiell, që ata të ngjiteshin vazhdimisht lart,… -Edhe sikur atyre t’u silleshin të gjitha mrekullitë, ata nuk do të besonin, por do të tregoheshin kryeneçë dhe mospërfillës.

15

لَقَالُوٓا۟ إِنَّمَا سُكِّرَتْ أَبْصَٰرُنَا بَلْ نَحْنُ قَوْمٌۭ مَّسْحُورُونَ

do të thonin (ata): “Sytë na kanë qenë të mjegulluar, na jemi popull i magjepsur!”

Ata do të thoshin: “Neve na kanë qenë bllokuar sytë, …” -Edhe sikur t’u hapnin një portë në qiell dhe ata të ngjiteshin dhe ta shihnin vetë, me sytë e tyre, prapë nuk do të besonin dhe, me padrejtësinë dhe inatin që i karakterizon, duke e mohuar këtë shenjë, do të thoshin:“...madje kemi qenë të magjepsur.” -Jemi të dehur, po na bëjnë sytë. Ngaqë është diçka që nuk e kemi parë kurrë më herët, mund të jemi magjepsur. Ky nuk është realitet, por është një magji, që ka kapur sytë tanë. Kështu, të tillë njerëz kanë arritur një gjendje të tillë që do të mohonin edhe atë që e shohin me sytë e tyre, prandaj nuk ka shpresë për udhëzimin e tyre.

16

وَلَقَدْ جَعَلْنَا فِى ٱلسَّمَآءِ بُرُوجًۭا وَزَيَّنَّٰهَا لِلنَّٰظِرِينَ

Na kemi krijuar hyllësi në qiej dhe i kemi zbukuruar ato për shikuesin,

Allahu i Madhëruar, duke na qartësuar se Ai ka pushtetin absolut dhe mëshirë të madhe për krijesat e Tij, thotë:Ne kemi krijuar rrugë yjesh në qiell dhe e kemi zbukuruar, për ata që e shikojnë me vëmendje. -Allahu i Madhëruar i ka bërë yjet që të shërbejnë si shenja orientuese, gjatë errësirës në tokë dhe në det. Përveç kësaj, Allahu i Lartësuar e ka zbukuruar qiellin me yje duke i dhënë nje pamje te mahnitshme. Qielli pa yje nuk do ta kishte kurrë atë pamje të mrekullueshme, që i bën kundruesit e saj të meditojnë thellë, duke argumentuar në këtë mënyrë madhështinë, diturinë dhe urtësinë e Atij që e ka krijuar.

17

وَحَفِظْنَٰهَا مِن كُلِّ شَيْطَٰنٍۢ رَّجِيمٍ

dhe i kemi ruajtur nga çdo djall i mallkuar;

Ne e kemi ruajtur atë(qiellin)prej çdo shejtani të mallkuar -Sa herë që ata përpiqen të dëgjojnë diçka në qiell, ndiqen nga shkëndija të zjarrta, dhe kështu qielli mbetet i ruajtur e i zbukuruar me yje, që shërbejnë edhe si orientim. Qielli është i ruajtur në atë mënyrë që lajmet që zbresin prej tij të mos dëgjohen nga shejtanët e mallkuar.

18

إِلَّا مَنِ ٱسْتَرَقَ ٱلسَّمْعَ فَأَتْبَعَهُۥ شِهَابٌۭ مُّبِينٌۭ

përpos atij që vjedh të dëgjuarën, e arrinë atë një flakë e dukshme.

Por kushdo që i kap veshi diçka vjedhurazi, edhe atë e kapin shkëndijat e zjarrta. -Ky është një përjashtim. Kështu, mund të ndodhë që ndonjë shejtan të përgjojë diçka, por atij i vihet pas një shkëndijë e zjarrtë për ta vrarë. Mund të ndodhë që shkëndija ta arrijë dhe ta vrasë atë shejtan, që dëgjon ndonjë lajm të qiellit, pa arritur që ai t’ua përcjellë lajmin mbështetësve të tij xhindë. Por mund të ndodhë që, para se të goditet, ai të arrijë t’ua japë lajmin mbështetësve të tij, të cilët e përziejnë atë me njëqind gënjeshtra. Kështu, magjistarët ose fallxhorët i argumentojnë mashtrimet e tyre, duke i përzier me këtë lajm të dëgjuar prej qiellit.Sigurisht, një gjë e tillë është lejuar tëndodhë nga Allahu i Madhëruar si sprovëpër banorët e tokës dhe për t’u dalluarbesimtarët e vërtetë nga ata që besojnëfallxhorët dhe shejtanët. (Sh.p.)

19

وَٱلْأَرْضَ مَدَدْنَٰهَا وَأَلْقَيْنَا فِيهَا رَوَٰسِىَ وَأَنۢبَتْنَا فِيهَا مِن كُلِّ شَىْءٍۢ مَّوْزُونٍۢ

Dhe Tokën e kemi shtrirë dhe nëpër të kemi shpërndarë male të forta, dhe kemi bërë që në të, të zhvillohet çdo gjë në masa proporcionale,

Ne e kemi shtruar token … -Tokën e shtruam dhe e zgjeruam, që njerëzit dhe kafshët të jetojnë në të dhe të përfitojnë nga të mirat e saj.…dhe kemi vendosur male të forta e të palëvizëshme në të. - Janë vendosur shtylla, pra, male të mëdha, që - me lejen e Allahut të Lartësuar - e ruajnë dhe e bëjnë tokën të qëndrueshme.dhe kemi bërë që të prodhohen në të të gjitha llojet e gjërave në masën e duhur. -Allahu i Lartësuar ka bërë që të mbijnë në tokë bimë e pemë të larmishme, që janë të domosdoshme për jetën, si hurma, hardhi, drithëra etj.

20

وَجَعَلْنَا لَكُمْ فِيهَا مَعَٰيِشَ وَمَن لَّسْتُمْ لَهُۥ بِرَٰزِقِينَ

dhe kemi bërë për ju në të (Tokë) sendet që u japin gjallëri dhe për ata që nuk i mbani (furnizoni) ju.

Në të, Ne krijuam mjetet e jetesës për ju dhe për ata, për furnizimin e të cilëve nuk jeni përgjegjës. - Allahu i Madhëruar ka vendosur në tokë gjithçka që ndihmon jetesën e njeriut. Ai i mësoi njeriut se si të kujdeset për bujqësinë, blegtorinë dhe çdo aftësi tjetër. Përveç kësaj, Allahu i Lartësuar thotë: "...dhe për ata për furnizimin e të cilëve nuk jeni përgjegjës." Allahu i Lartësuar ju begatoi duke ju vënë në shërbimin tuaj shumë njerëz, kafshë dhe mjete, për t’i përdorur dhe për t’i arritur mirësitë që synoni, dhe nuk jeni ju që i furnizoni ata, por është Allahu. Ai jua vuri ata në shërbimin tuaj dhe po Ai i furnizon ata.

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.