Muslim99Muslim99
← Tafsir library

14. Ibrahim

Abraham · Meccan · 52 ayahs

سُورَةُ إِبۡرَاهِيمَ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 1–10 of 52

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

1

الٓر ۚ كِتَٰبٌ أَنزَلْنَٰهُ إِلَيْكَ لِتُخْرِجَ ٱلنَّاسَ مِنَ ٱلظُّلُمَٰتِ إِلَى ٱلنُّورِ بِإِذْنِ رَبِّهِمْ إِلَىٰ صِرَٰطِ ٱلْعَزِيزِ ٱلْحَمِيدِ

Elif Lâm Râ. Ky është Libri, që ta kemi shpallë ty, që njerëzit t’i nxjerrish nga errësira në dritë, me lejen e Zotit të tyre, në rrugën e të Plotëfuqishmit dhe të Falenderueshmit,

Elif, Lam, Ra. Ky është një Libër, të cilin Ne ta shpallëm ty, që, me lejen e Zotit, t’i nxjerrësh njerëzit prej errësirave në dritë, në Rrugën e Ngadhënjimtarit të Lavdëruarit ... -Allahu i Madhëruar na tregon se ia shpalli Kur'anin Profetit të Tij, për të qenë në dobi të krijesave e për t’i nxjerrë ata prej errësirave në dritë, për t’i nxjerrë nga errësirat e injorancës, mohimit të Zotit, poshtërsive dhe veseve të ulëta, në dritën e diturisë, besimit të sinqertë, bindjes ndaj Zotit dhe virtyteve. Vëreni me kujdes! Allahu i Madhëruar e thekson: “me lejen e Zotit të tyre”. Kjo do të thotë se çdo adhurim që Zoti e do, ka për t’u realizuar prej tyre veçse me ndihmën dhe dëshirën e Tij. Asnjë punë e njerëzve nuk mund të ndodhë pa lejen e Allahut. Kjo është nxitje e hapur për mbështetje dhe kërkim ndihme nga Zoti, për ta plotësuar adhurimin. Adhurojeni Zotin përmes ligjeve dhe mënyrës që Ai e ka përcaktuar dhe kërkoni ndihmën e Tij, që t’jua lehtësojë dhe mundësojë një adhurim sa më të plotë e të pranuar nga Ai. Pastaj i Madhëruari e shtjellon edhe më shumë dritën, drejt së cilës udhëzon ky libër: “...në rrugën e Ngadhënjimtarit të Lavdëruarit”. Kur'ani udhëzon në rrugën që të çon drejt Allahut, që është Ngadhënjimtari dhe i Lavdëruari, dhe në vendin e shpërblimit të përjetshëm, ku Ai do të nderojë të dashurit e Vet. Kjo rrugë ndërtohet mbi dy themele:1. dituria e saktë rreth Shpalljes dhe:2. puna e sinqertë sipas kësaj diturie.Mendo pak! Allahu i Madhëruar thotë se Kur'ani udhëzon në rrugën e Tij, që është El Aziz - Ngadhënjimtari dhe El Hamid - i Lavdëruari. Përmendja e këtyre dy emrave tregon se edhe pasuesit e kësaj rruge janë krenarë dhe ngadhënjimtarë. Ata janë të fortë dhe të pathyeshëm, edhe nëse nuk kanë shumë ndihmëtarë, sepse u mjafton Allahu, i Cili është ndihmuesi më i fuqishëm. Ata janë të lavdëruar ndër njerëz dhe bëjnë punë të lavdërueshme. Sigurisht, i lavdishëm dhe i lavdëruar do të jetë edhe përfundimi i tyre.

2

ٱللَّهِ ٱلَّذِى لَهُۥ مَا فِى ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِى ٱلْأَرْضِ ۗ وَوَيْلٌۭ لِّلْكَٰفِرِينَ مِنْ عَذَابٍۢ شَدِيدٍ

Perëndi, të cilit i përkasin çka ka në qiej dhe në Tokë. E, mjer për mohuesit nga dënimi i tmerrshëm (që do t’i godasë),

...Allahut, të Cilit i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe në tokë. -Rruga ose ligji që Allahu vendosi për njerëzimin është tregues i qartë se Ai ka emrat më të bukur, cilësitë më të larta dhe atribute absolute. Ky ligj tregon se Ai që e ka caktuar është Krenar e Ngadhënjimtar në pushtetin e Vet dhe i Lavdëruar në çdo aspekt: në fjalët, veprat e Tij dhe ligjet që vendos për krijesat. Allahu është i vetmi i Adhuruar me meritë dhe duhet adhuruar veçse përmes mënyrës së përcaktuar nga Ai. Ai duhet adhuruar përmes asaj që quhet “Siratul Mustekim”- Rruga e Drejtë. Ky ajet tregon se, ashtu sikurse Allahu është i vetmi Sundues i qiejve e i tokës, i vetmi Krijues, Furnizues dhe Kujdestar për krijesat e Tij, po ashtu është dhe duhet të jetë i vetmi që vendos ligjet e besimit dhe ligjet e jetës së tyre. Ata janë pronë e Tij dhe nën sundimin dhe pushtetin e Tij, prandaj Ai kurrë nuk do t’i linte të çoroditur e të paudhëzuar. Pasi përmendi këto argumente dhe fakte, Allahu i Madhëruar kërcënon ata që nuk i nënshtrohen:Mjerë mohuesit, për dënimin e ashpër(që i pret)! -Këtë dënim askush veç Zotit nuk mund ta shpjegojë e tregojë madhësinë dhe dhimbjen e tij. Në vijim vijnë cilësitë dalluese të këtyre të mjerëve që nuk iu nënshtruan ligjit të Zotit dhe adhurimit të Tij sipas Kur'anit. Ai thotë:

3

ٱلَّذِينَ يَسْتَحِبُّونَ ٱلْحَيَوٰةَ ٱلدُّنْيَا عَلَى ٱلْءَاخِرَةِ وَيَصُدُّونَ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِ وَيَبْغُونَهَا عِوَجًا ۚ أُو۟لَٰٓئِكَ فِى ضَلَٰلٍۭ بَعِيدٍۢ

ata që jetën e kësaj bote e duan më shumë se atë të botës tjetër, dhe pengojnë njerëzit nga rruga e Perëndisë dhe dëshirojnë ta shtrembërojnë atë! Ata janë në humbje të madhe.

Mjerë ata që e duan më shumë jetën e kësaj bote se atë të botës tjetër... - Këta kënaqen me jetën e kësaj bote dhe stolitë e saj. Ata gjejnë prehje në të dhe e harrojnë ditën kur do të kthehen tek i Madhërishmi. Ata shpërfillin shpalljet dhe paralajmërimet e Zotit dhe të profetëve. Ata e urrejnë të vërtetën e pamohueshme dhe, përveç vetvetes, pengojnë edhe të tjerët nga rruga e Allahut:...që i pengojnë njerëzit nga rruga e Allahut dhe që kërkojnë në të diçka të shtrembëruar! -I pengojnë nga rruga që duhet të ndjekin njerëzit, nga ligji i jetës së tyre dhe mënyra e adhurimit që Zoti kërkon prej tyre. Allahu i Madhëruar e ka shtjelluar qartë në Shpalljen e Tij dhe përmes profetëve këtë rrugë, ndërsa këta të mjerë e flakin e shpërfillin atë dhe paralajmërimet e Tij. Nuk mjaftohen me kaq, por pengojnë edhe të tjerët, duke qenë të ndezur flakë nga urrejtja për Zotin dhe për Shpalljen e Tij, që bien ndesh me dashurinë dehëse të tyre për këtë jetë dhe stolitë e saj. Kështu, ata shndërrohen në armiq të rrugës së Zotit dhe agresorë ndaj njerëzve. Ata e paraqesin të shtrembëruar dhe të urryer rrugën e Zotit, në mënyrë që të largojnë sa më shumë njerëz prej saj. Por Allahu dëshiron që ta përkryejë dhe plotësojë Dritën e Tij, edhe pse mohuesit e urrejnë këtë gjë.Ata janë në një humbje të largët. -Këta njerëz, me të tilla cilësi, janë në humbje të qartë dhe shumë të thellë. Ata jo vetëm që humbin vetveten, por luftojnë edhe për humbjen e të tjerëve. Ata kundështojnë rrugën e Allahut dhe Profetit të Tij dhe kanë guximin dhe paturpësinë të luftojnë kundër kësaj rruge. E ku ka humbje më të madhe sesa kjo?! Ndërsa besimtarët qëndrojnë nga krahu tjetër. Ata i besojnë Allahut dhe shpalljeve të Tij. Ata i japin përparësi ahiretit kundrejt dynjasë. Ata jo vetëm ndërtojnë e përmirësojnë vetveten sipas ligjit të Zotit, por ftojnë edhe të tjerët me durim e dituri. Ata ua zbukurojnë njerëzve rrugën e Zotit dhe ua bëjnë të qartë se ajo është rruga e drejtë.

4

وَمَآ أَرْسَلْنَا مِن رَّسُولٍ إِلَّا بِلِسَانِ قَوْمِهِۦ لِيُبَيِّنَ لَهُمْ ۖ فَيُضِلُّ ٱللَّهُ مَن يَشَآءُ وَيَهْدِى مَن يَشَآءُ ۚ وَهُوَ ٱلْعَزِيزُ ٱلْحَكِيمُ

Na nuk kemi dërguar asnjë pejgamber, përpos në gjuhën e popullit të tij, për t’u shpjeguar atyre (e ta kuptojnë). Perëndia e shpie në humbje kë të dojë dhe e udhëzon në rrugë të drejtë kë të dojë. Ai është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.

Ne e kemi dërguar çdo pejgamber veçse me gjuhën e popullit të vet, për t’ua qartësuar gjërat. -Ky ajet tregon dashurinë, butësinë dhe përkujdesjen e madhe të Allahut të Madhëruar, i Cili i përzgjodhi profetët nga mesi i popujve përkatës, që flisnin gjuhën e tyre, në mënyrë që t’u sqaronin gjithçka që ata kishin nevojë. Kështu kujdeset i Gjithëmëshirshmi, që njerëzit të kenë mundësinë të mësojnë atë që Ai ka shpallur. Nëse profetët nuk do të flisnin të njëjtën gjuhë me popujt e tyre, ata do të mund të mësonin Shpalljen e Zotit vetëm nëse do të mësonin paraprakisht gjuhën e Shpalljes. Profetët qartësuan gjithçka, prandaj popujt nuk kanë asnjë justifikim përpara Zotit. Pas këtij qartësimi, Allahu i Madhëruar tregon se do të ndodhin dy gjëra:Allahu e lë në humbje atë që dëshiron dhe udhëzon në rrugë të drejtë atë që dëshiron. -Allahu lë të paudhëzuar ata që nuk nënshtrohen të jetojnë dhe ta adhurojnë Atë sipas udhëzimit të përcjellë e të qartësuar nga profetët e shpalljet. Ndërsa për ata që i pranojnë me respekt shpalljet dhe udhëzimin e Zotit dhe nënshtrohen të jetojnë sipas tyre, ky hap shënon fillimin e suksesit. Allahu i Madhëruar i udhëzon edhe më tej dhe ua forcon besimin. Këta janë ata që Ai i do për t’i përfshirë në mëshirën dhe përkujdesin e Tij të veçantë dhe për t’u dhënë udhëzimin e plotë. Pastaj i Lartësuari na udhëzon të meditojmë në dy emra të Tij:Ai është Ngadhënjimtari dhe i Urti. -Allahu është El Aziz - Krenari, Ngadhënjimtari. Si i tillë, Ai është i vetmi që jep udhëzimin dhe ka në dorë humbjen. Ai i rrotullon zemrat e robërve si të dëshirojë. Allahu është edhe Hakim - i Urtë dhe, si i tillë, Ai e vendos udhëzimin dhe humbjen në zemrat që i meritojnë ato. Ky ajet është argument që tregon se mësimi i gjuhës arabe dhe disiplinave të saj është një vepër e lavdërueshme dhe e shpërblyeshme nga Zoti, sepse vetëm përmes kësaj njohurie mund të kuptojmë drejt dhe plotësisht mesazhin e Zotit. Megjithatë, disa njerëz mund ta njohin mirë dhe natyrshëm gjuhën arabe, si gjuhën e tyre mëmë. Të tillë ishin sahabët dhe populli që jetoi në kohën e Profetit a.s. Ata e njihnin mirë arabishten, me të gjitha disiplinat e saj, pa qenë nevoja që ta mësonin në shkollë.

5

وَلَقَدْ أَرْسَلْنَا مُوسَىٰ بِـَٔايَٰتِنَآ أَنْ أَخْرِجْ قَوْمَكَ مِنَ ٱلظُّلُمَٰتِ إِلَى ٱلنُّورِ وَذَكِّرْهُم بِأَيَّىٰمِ ٱللَّهِ ۚ إِنَّ فِى ذَٰلِكَ لَءَايَٰتٍۢ لِّكُلِّ صَبَّارٍۢ شَكُورٍۢ

Na e dërguam Musain me argumentet Tona (dhe i thamë atij): “Nxirre popullin tënd nga errësira në dritë dhe përkujtoju atyre dëtët e Perëndisë (ngjarjet e mira dhe të këqija)!” Me të vërtetë, në këtë, ka argumente për çdonjërin që është i durueshëm dhe falenderues.

Ne e dërguam Musanë me argumentet Tona(dhe me urdhrin):Allahu i Madhëruar tregon se e dërgoi profetin Musa, duke e pajisur me shenja e mrekulli të qarta e madhështore, që tregonin vërtetësinë e tij si profet dhe të mesazhit që ai përcillte. Urdhëresat e Zotit që iu përcollën Musait ishin të ngjashme me urdhëresat që iu përcollën Muhamedit dhe të gjithë profetëve të tjerë.“Nxirre popullin tënd prej errësirave në dritë…" -Në këtë mënyrë, të gjithë profetët janë dërguar me shpallje e udhëzim të qartë, për t’i nxjerrë njerëzit prej errësirave të kufrit, injorancës e shfrenimit, në dritën e diturisë, besimit të pastër e korrekt dhe bindjes ndaj Zotit. Profetët u dërguan edhe me një detyrë tjetër:"... dhe kujtoju atyre Ditët e Allahut!" -Domethënë, që t’u kujtojnë njerëzve mirësitë dhe bujarinë e Zotit mbi ta, për të nxitur mirënjohjen dhe dashurinë për Allahun, por edhe për t’iu ruajtur ndëshkimit të Allahut. Profetët u kujtonin popujve mirësitë dhe bujarinë e Zotit për besimtarët dhe të gjithë ata që i binden e nënshtrohen Atij. Gjithashtu, u kujtonin edhe ndëshkimet e Zotit mbi popujt që mohonin profetët e shpalljet e Tij dhe nuk nënshtroheshin të jetonin sipas ligjit e shpalljes së Tij. Profetët vepronin kështu për të nxitur mirënjohjen e dashurinë për Zotin, por edhe frikërespektin dhe drojën ndaj Tij. Në kujtimin e këtyre historive dhe sprovave të Zotit ka mësime për atë kategori njerëzish që kanë dy cilësi: ata janë të durueshëm gjatë vështirësive dhe mirënjohës në kohë mirësie dhe kënaqësie.

6

وَإِذْ قَالَ مُوسَىٰ لِقَوْمِهِ ٱذْكُرُوا۟ نِعْمَةَ ٱللَّهِ عَلَيْكُمْ إِذْ أَنجَىٰكُم مِّنْ ءَالِ فِرْعَوْنَ يَسُومُونَكُمْ سُوٓءَ ٱلْعَذَابِ وَيُذَبِّحُونَ أَبْنَآءَكُمْ وَيَسْتَحْيُونَ نِسَآءَكُمْ ۚ وَفِى ذَٰلِكُم بَلَآءٌۭ مِّن رَّبِّكُمْ عَظِيمٌۭ

(Kujtoje) kur Musai i tha popullit të vet: “Kujtoni dhuntinë që ju dha Perëndia, kur (Ai) ju shpëtoi nga populli i Faraonit, të cilët ju munduan me torturat më të rënda, e i prenin djemtë tuaj, e ju linin në jetë femrat (tuaja), - kjo ka qenë një sprovë e madhe për ju nga Zoti juaj, -

Musai i tha popullit të vet: “Kujtoni mirësitë e Allahut ndaj jush, kur ju shpëtoi prej njerëzve të Faraonit, të cilët ju ndëshkonin me format më të këqija, -Kujtimi i veprave të Zotit ka shumë dobi, qoftë kur bëhet fjalë për përkujdesin dhe bujarinë e Tij me besimtarët, qoftë kur bëhet fjalë për ndëshkimin e zemërimin e Tij me mohuesit. Përmes këtyre historive mësojmë për pushtetin absolut të Zotit, bamirësinë e bujarinë gjithëpërfshirëse, drejtësinë e plotë dhe urtësinë e Tij të paanë. Për këtë arsye, e shohim Musanë (a.s) që zbaton urdhrin e Zotit kur thotë: “Kujtoni mirësitë e Allahut ndaj jush...". Ky është urdhër për t’i kujtuar vazhdimisht mirësitë e Zotit, me zemër, fjalë e vepra. Në vijim, ai tregon mirësitë e sprovat që ata kaluan: “...ju shpëtoi prej njerëzve të Faraonit, të cilët ju ndëshkonin me format më të këqija,”. Më pas tregohet një formë e torturës:ju thernin bijtë tuaj dhe linin gjallë bijat tuaja. Kjo ishte një sprovë e madhe nga Zoti juaj. -Kjo që ndodhi ishte një sprovë e madhe, që ju kërkon të jeni mirënjohës dhe durimtarë: mirënjohës për Zotin, që ju shpëtoi, dhe durimtarë për sprovën e madhe që kaluat. Në të dyja gjendjet duhet të jeni adhurues të bindur ndaj Zotit dhe të nënshtruar në adhurimin e Tij me mirënjohje, durim, lutje e përgjërim. Allahu i Madhëruar do ta shohë durimin tuaj dhe Ai do t'ju shpërblejë.

7

وَإِذْ تَأَذَّنَ رَبُّكُمْ لَئِن شَكَرْتُمْ لَأَزِيدَنَّكُمْ ۖ وَلَئِن كَفَرْتُمْ إِنَّ عَذَابِى لَشَدِيدٌۭ

(Kujtoje) dhe kur Zoti juaj parashtroi: “Nëse bëheni mirënjohës, Unë, me siguri, do t’ju jap edhe më shumë; e nëe bëheni mohues, (do të dënoheni). Me të vërtetë, dënimi Im është i rëndë”.

Musa (a.s) e nxiste popullin për të qenë mirënjohës ndaj Allahut të Madhëruar:Zoti juaj shpalli: “Nëse tregoheni mirënjohës, Unë do t’jua shtoj të mirat, por nëse do të tregoheni mosmirënjohës, të jeni të bindur se dënimi Im është, vërtet shumë i rëndë.” -Allahu i Lartësuar na ka premtuar se, nëse tregohemi mirënjohës, Ai do të na i shtojë më shumë mirësitë që na ka dhuruar. Ai, gjithashtu, na tregoi: “...të jeni të bindur se dënimi Im është vërtet shumë i rëndë”. Dhe një mënyrë dënimi është largimi i mirësive, me të cilat na ka begatuar. Mirënjohja ndaj Zotit shprehet me zemër, duke i njohur dhe pranuar që këto mirësi t’i ka dhuruar Ai. Së dyti, ajo shprehet me fjalë, duke e përlëvduar dhe falënderuar Zotin për mirësitë e dhuruara. Së treti, shprehet me vepra, duke i shfrytëzuar këto mirësi dhe duke i përdorur ato për kënaqësinë e Allahut të Lartësuar. Nga ana tjetër, mohimi i mirësive ose mosmirënjohja shprehet me të kundërtat e këtyre që u thanë më lart.

8

وَقَالَ مُوسَىٰٓ إِن تَكْفُرُوٓا۟ أَنتُمْ وَمَن فِى ٱلْأَرْضِ جَمِيعًۭا فَإِنَّ ٱللَّهَ لَغَنِىٌّ حَمِيدٌ

Dhe Musai ka thënë: “Nëse nuk besoni, ju dhe të gjithë ç’janë në Tokë, - Perëndia, me të vërtetë, është i pasur dhe plot lavdi (s’ka nevojë për falenderimin tuaj)”.

Dhe Musai tha: “Nëse ju dhe të gjithë ata që janë në tokë nuk janë mirënjohës, Allahu është i Panevojë dhe i Lavdëruar”. -Edhe nëse e bëni këtë, ju nuk keni për ta dëmtuar aspak Allahun e Madhëruar, sepse “Allahu është i Panevojë dhe i Lavdëruar”. Sikur të gjitha krijesat t’i bindeshin dhe nënshtroheshin Allahut, duke e adhuruar si një të vetëm dhe duke zbatuar tërësisht ligjin e Tij, kjo nuk do të shtonte asgjë në pushtetin e Allahut të Lartmadhëruar. Por edhe nëse do të mblidheshin të gjitha krijesat për të mos iu nënshtruar Zotit, kjo nuk do ta cenonte dhe pakësonte aspak pushtetin e Tij. Arsyeja është: Ai është i Plotë, Absolut, i Pasur dhe i Panevojë për të tjerët. Allahu është i lavdëruar në Veten e Tij, në emrat, cilësitë dhe në veprat e Tij. Ai ka veçse cilësi të lavdërueshme dhe të plota dhe emrat më të bukur. Të gjitha veprat e Zotit janë madhështore dhe të drejta.

9

أَلَمْ يَأْتِكُمْ نَبَؤُا۟ ٱلَّذِينَ مِن قَبْلِكُمْ قَوْمِ نُوحٍۢ وَعَادٍۢ وَثَمُودَ ۛ وَٱلَّذِينَ مِنۢ بَعْدِهِمْ ۛ لَا يَعْلَمُهُمْ إِلَّا ٱللَّهُ ۚ جَآءَتْهُمْ رُسُلُهُم بِٱلْبَيِّنَٰتِ فَرَدُّوٓا۟ أَيْدِيَهُمْ فِىٓ أَفْوَٰهِهِمْ وَقَالُوٓا۟ إِنَّا كَفَرْنَا بِمَآ أُرْسِلْتُم بِهِۦ وَإِنَّا لَفِى شَكٍّۢ مِّمَّا تَدْعُونَنَآ إِلَيْهِ مُرِيبٍۢ

A nuk u ka ardhur juve lajmi për ata që kanë qenë para jush: për popullin e Nuhut, dhe të Adit, dhe të Themudit dhe për ata pas tyre? – Vetëm Perëndia i di ata! – Pejgamberët e tyre kanë ardhur me dokumente të qarta, por ata venin duart e tyre në gojë (me tallje dhe pezm) dhe thonin: “Na nuk besojmë me atë që jeni dërguar ju. Na jemi me dyshim të madh ndaj asaj që na thirrni ju!”

Në këto ajete, Allahu i Lartësuar i paralajmëron robërit e Tij, duke u kujtuar atë që ndodhi me popujt e mëparshëm, që mohuan profetët dhe shpalljet. Kur u erdhën profetët e Zotit me mrekulli dhe shpallje të qarta, ata i konsideruan gënjeshtarë dhe nuk iu nënshtruan Ligjit të Zotit. Për këtë shkak, Allahu i Madhëruar ua dha një pjesë të ndëshkimit që në këtë botë, duke e parë dhe dëshmuar njerëzia:A nuk ju kanë ardhur lajmet për ata që ishin para jush - për popullin e Nuhut, të Adit, të Themudit dhe atyre që erdhën më pas? -Allahu i Madhëruar i përmend historitë e këtyre popujve në Librin e tij në mënyrë të shtjelluar.Askush nuk di për ta përveç Allahut. Tek ata shkuan të dërguarit e tyre me Argumente të qarta. -Flitet për shumë popuj të mëparshëm, për të cilët askush nuk dinte, përveç Allahut. Të gjithëve atyre u kishin shkuar të dërguarit me argumente të qarta, që dëshmonin për vërtetësinë e shpalljeve të Zotit. Çdo profeti, Allahu i Madhëruar i dha shenja dhe mrekulli të mjaftueshme, që njerëzit të besonin. Megjithatë, këta popuj nuk u nënshtruan për ta adhuruar Zotin sipas ligjit të Tij, por u treguan kryeneçë. Allahu i Lartësuar thotë:Por ata i vinin duart në gojë dhe thoshin: “Ne e mohojmë atë me të cilën jeni dërguar dhe dyshojmë shumë për atë ku na ftoni.”. -Ky veprim tregonte se ata nuk e besonin mesazhin e profetëve, prandaj kurrë nuk do të thoshin diçka që të tregonte besimin e tyre në Shpalljen e Zotit dhe miratimin e saj. Kjo i ngjan shumë fjalës së Allahut të Lartësuar, kur thotë: "Ata, gjithashtu, i përngjajnë dikujt mes një shiu të rrëmbyer prej së larti, plot errësirë, me gjëmime e vetëtima. Ata i fusin gishtat në veshët e tyre prej frikës së vdekjes nga rrufeja. Allahu është gjithpërfshirës i jobesimtarëve (me dijen dhe pushtetin e Tij)." [Bekare 19]. Madje, ata shpreheshin qartë, kur u thoshin profetëve të tyre: “Ne e mohojmë atë me çka jeni dërguar dhe dyshojmë shumë për atë ku na ftoni” Domethënë, “ne jemi në dyshim dhe të lëkundur, të pavendosur dhe të paqartë për rrugën ku na ftoni”. Por, sigurisht, kjo qe gënjeshtër dhe padrejtësi e madhe, që ata e shprehnin me gojë, prandaj dhe të dërguarit u drejtoheshin me fjalët:

10

۞ قَالَتْ رُسُلُهُمْ أَفِى ٱللَّهِ شَكٌّۭ فَاطِرِ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ ۖ يَدْعُوكُمْ لِيَغْفِرَ لَكُم مِّن ذُنُوبِكُمْ وَيُؤَخِّرَكُمْ إِلَىٰٓ أَجَلٍۢ مُّسَمًّۭى ۚ قَالُوٓا۟ إِنْ أَنتُمْ إِلَّا بَشَرٌۭ مِّثْلُنَا تُرِيدُونَ أَن تَصُدُّونَا عَمَّا كَانَ يَعْبُدُ ءَابَآؤُنَا فَأْتُونَا بِسُلْطَٰنٍۢ مُّبِينٍۢ

Pejgamberët e tyre u kanë thënë: “Vallë a mund të dyshohet në Perëndinë, Krijuesin e qiejve dhe të Tokës? Ai u thërret juve për t’ju falur disa mëkate tuaja dhe që t’ju lë juve deri në afatin e caktuar”. Ata (jobesimtarët) thanë: “Ju jeni vetëm njerëz si ne. Ju dëshironi të na shmangëni nga ajo që kanë adhuruar të parët tanë. Andaj, na sillni mrekulli të dukshme!”

Të dërguarit u thanë: “E si mund të keni dyshim për Allahun, Krijuesin e qiejve dhe të Tokës?! -Si mund të vihet në dyshim një çështje e tillë? Kjo është njëlloj si të viheshin në dyshim gjërat më të dukshme e më të qarta. Allahu është Krijuesi i qiejve dhe i Tokës dhe të gjitha gjërat ekzistojnë sepse i bën Ai të ekzistojnë. Për këtë arsye, kush dyshon për Allahun, tregon se nuk ka asnjë siguri për asnjë njohuri të vet, madje as për çështjet e dukshme dhe të prekshme nga shqisat e tij. Vërej me kujdes mënyrën dhe fjalët me të cilat profetët u drejtoheshin popujve mohues të së vërtetës. Ato janë fjalë që tregojnë se ata nuk kishin asnjë fije dyshimi për atë të vërtetë në të cilën i ftonin njerëzit. Ata i njoftonin njerëzit se Allahu i Lartësuar i thërret në gjëra të dobishme, që sjellin veç mirësi.Ai ju fton për t’ju falur gjynahet dhe ju jep afat deri në kohën e caktuar.” -Ai dëshiron t'ju falë gjynahet dhe t'ju shpërblejë me mirësi të shumta, nëse i përgjigjeni ftesës së Tij. Allahu i Lartësuar i jep shpërblim shumë të madh qoftë në këtë jetë, qoftë në ahiret. Ai i fton robërit e Tij që ta adhurojnë Atë jo se dëshiron të përfitojë prej tyre, por që vetë ata të kenë dobi dhe të përfitojnë nga ky adhurim. Me gjithë këtë ftesë kaq bujare, përgjigjja e tyre ishte një përgjigje injorantësh dhe mendjelehtësh:Ata ua kthenin: “Ju jeni veçse njerëz, ashtu siç jemi edhe ne. Ju dëshironi të na largoni nga ajo (zotat)që adhuronin prindërit tanë. -Kuptimi: Ju nuk keni asnjë përparësi dhe epërsi mbi ne dhe nuk e pranojmë faktin që ju jeni të dërguar me shpallje nga Zoti. Ju jeni thjesht njerëz, sikur dhe ne, që synoni të na pengoni nga tradita e të parëve tanë. Si ta lëmë ne rrugën e etërve tanë dhe historinë e tyre të lavdishme, për shkak të opinionit dhe mendimit tuaj? Përse t'ju bindemi juve, ndërkohë që edhe ju jeni njerëz, sikurse dhe ne.“Atëherë na sillni ndonjë fakt të qartë!” -Me këtë kishin për qëllim shenjat që ata vetë i propozonin, sipas tekave të tyre. Në fakt, sikurse u përmend më sipër, profetët parashtronin shumë argumente të qarta, por për propozimet e atyre, profetët thoshin:

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.