Muslim99Muslim99
← Tafsir library

14. Ibrahim

Abraham · Meccan · 52 ayahs

سُورَةُ إِبۡرَاهِيمَ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 51–52 of 52

51

لِيَجْزِىَ ٱللَّهُ كُلَّ نَفْسٍۢ مَّا كَسَبَتْ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ سَرِيعُ ٱلْحِسَابِ

(Kështu) Perëndia shpërblen çdo njërin për atë që ka punuar. Perëndia, me të vërtetë, ëshë llogaritar i shpejtë.

Kështu Allahu ka për ta shpërblyer çdo shpirt për gjithçka që ka bërë. -Allahu i Lartësuar do t’u japë atë që meritojnë, për veprat e mira ose të këqija, me drejtësi dhe barazi. Drejtësia e Zotit nuk cenon asnjë.Vërtet, Allahu është i Shpejtë në llogari. -Një kuptim i këtij ajeti është se llogaria e Zotit do të vijë shumë shpejt. Ky kuptim është i ngjashëm me fjalën e Allahut të Lartësuar: "Gjithnjë e më shumë po u afrofet njerëzve Dita e Llogarisë, por ata nuk i kushtojnë vëmendje dhe i shmangen (besimit të vërtetë).." [Enbija 1]. Një kuptim tjetër është se Allahu i Lartësuar e ka llogarinë të shpejtë. Ai do t’i llogarisë të gjithë në një orë të vetme, ashtu sikurse i furnizon dhe rregullon çështjet e tyre në një orë ose ashtu sikurse përkujdeset për ata në një çast të vetëm. Kujdesi ndaj diçkaje nuk e pengon Allahun për t’u kujdesur ndaj diçkaje tjetër. Asgjë nuk del jashtë përkujdesit të Tij, dhe kjo nuk është aspak e vështirë për Të. Më pas, Allahu i Lartësuar, duke e lavdëruar Kur'anin, thotë:

52

هَٰذَا بَلَٰغٌۭ لِّلنَّاسِ وَلِيُنذَرُوا۟ بِهِۦ وَلِيَعْلَمُوٓا۟ أَنَّمَا هُوَ إِلَٰهٌۭ وَٰحِدٌۭ وَلِيَذَّكَّرَ أُو۟لُوا۟ ٱلْأَلْبَٰبِ

Ky (Kur’ani) është shpallë për njerëzit, dhe me të paralajmërohen ata, që ta dinë se Ai është i vetmi Perëndi, dhe për t’u këshilluar njerëzit e mençur!

Ky është një mesazh për njerëzit, që ata të marrin këshillë... -Nëpërmjet Kur'anit, njerëzit pajisen me gjithçka që u nevojitet në udhëtimin e tyre drejt gradave më të larta, sepse ai përmban bazat e urtësisë dhe hollësitë e udhëzimit të Zotit. Në Kur'an përmblidhen të gjitha njohuritë për të cilat kanë nevojë krijesat. Përveç këtyre, Kur'ani shërben edhe si paralajmërues, sepse ai përmban kërcënime për t’u larguar nga të gjitha veprat e këqija dhe na tregon hollësisht për ndëshkimin e atyre që i kryejnë ato. Por mbi të gjitha, Kur'ani u shpall nga Zoti për t’u mësuar njerëzve një të vërtetë shumë të rëndësishme:... dhe ta dinë mirë se Ai është i Vetmi i Adhuruar, -Në Kur'an, Allahu i Lartësuar ka sjellë dhe ka shtjelluar argumente të qarta, që tregojnë njëshmërinë e Tij dhe faktin se Ai është i vetmi që meriton adhurimin e krijesave. Këto argumente janë aq të shumta, saqë e ndihmojnë njeriun të arrijë në gradën “hakul jakin”, domethënë të vërtetës së sigurt. Allahu i Lartësuar e shpalli këtë Kur'an që:... dhe që të nxjerrin mësim ata që kuptojnë. -Domethënë, që të përfitojnë njerëzit që kanë logjikë të saktë dhe mendje të kthjellët. Këta përfitojnë nga ky libër çdo njohuri të dobishme, që mund të jetojnë sipas saj. Gjithashtu, ata mund të kuptojnë gjithçka që u bën dëm, që të mund t’i ruhen. Pikërisht me këtë dituri madhështore, sqaruese të gjithçkaje, dhe të jetuarit sipas saj, ata meritojnë të quhen të mençur. Nëpërmjet Kur'anit, atyre iu shtuan njohuritë, iu zhvillua arsyetimi, iu ndriçua mendja dhe fituan urtësinë. Kjo ndodh, sepse ata e shuajnë etjen e tyre për dituri me Kur'anin e pastër, i cili fton veçse në moralin më të lartë dhe në veprat më të mira. Kur'ani përmban argumentet më të forta dhe më të qarta, mbi të cilat mund të bazohet njeriu. Është një rregull i mrekullueshëm, që e udhëzon njeriun të ngrihet në gradat më të larta dhe ta shtojë dhe kultivojë më shumë diturinë, urtësinë dhe mprehtësinë e tij. Ky rregull ka një emër: ai quhet meditim i thellë në njohuritë e Kur'anit madhështor.

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.