Muslim99Muslim99
← Tafsir library

14. Ibrahim

Abraham · Meccan · 52 ayahs

سُورَةُ إِبۡرَاهِيمَ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 21–30 of 52

21

وَبَرَزُوا۟ لِلَّهِ جَمِيعًۭا فَقَالَ ٱلضُّعَفَٰٓؤُا۟ لِلَّذِينَ ٱسْتَكْبَرُوٓا۟ إِنَّا كُنَّا لَكُمْ تَبَعًۭا فَهَلْ أَنتُم مُّغْنُونَ عَنَّا مِنْ عَذَابِ ٱللَّهِ مِن شَىْءٍۢ ۚ قَالُوا۟ لَوْ هَدَىٰنَا ٱللَّهُ لَهَدَيْنَٰكُمْ ۖ سَوَآءٌ عَلَيْنَآ أَجَزِعْنَآ أَمْ صَبَرْنَا مَا لَنَا مِن مَّحِيصٍۢ

Dhe të gjithë do të dalin para Perëndisë. (Atëherë), ata që kanë qenë të shfrytëzuar, do t’u thonë atyre që janë kryelartësuar: “Na kemi qenë ithtarët tuaj. A do të mund të largoni ju prej nesh diçka nga dënimi i Perëndisë?” Ata thonë: “Sikur të na kishte udhëzuar Perëndia në rrugën e drejtë, edhe na do t’ju kishim udhëzuar juve. Rrënkojmë ne apo durojmë, - njësoj na është neve, nuk do të ketë shpëtim për ne”.

Ata të gjithë do të dalin sheshas para Allahut. -Një ditë, kur t’i fryhet surit, do të dalin të gjithë para Zotit, pa përjashtim, që thotë në një varg tjetër: "Të pyesin ty për malet. Thuaj: “Zoti im do t’i shkulë ato dhe do t'i shpërndajë si pluhur.”. Dhe vendin e tyre ta bëjë rrafsh e pa kurfarë bimësie. As ultësira e as lartësira nuk do të shohësh në vendin e tyre.” [Ta Ha 107]. Asnjë e fshehtë e tyre nuk mund t’i fshihet Zotit të gjithësisë. Kur të dalin e të tubohen të gjithë para Tij, njerëzit do të fillojnë të polemizojnë kundër njëri-tjetrit. Secili do të mbrojë veten e vet me gjithçka që mundet, por kjo nuk ka për t’u bërë asnjë dobi.Atëherë, të nënshtruarit do t’i thonë parisë së tyre: “Ne ishim pasuesit tuaj... -Pasuesit u drejtohen udhëheqësve të tyre, që Zoti i quan kryeneçë e arrogantë, sepse i udhëhoqën njerëzit në humbje e devijim. Ndjekësit u thonë udhëheqësve: “Ne ishim pasuesit tuaj. Ne ju pasuam në jetën e dynjasë. Ju na urdhëronit dhe na ndalonit, ju na i zbukuruat të kotën dhe na devijuat nga e drejta, prandaj sot:"A mund të na e lehtësoni pak Dënimin e Allahut?” -Pra, na e lehtësoni dënimin, sado pak qoftë! Por prijësit do t’u thonë:"Ata do të përgjigjen: “Sikur ta kishim marrë udhëzimin e Allahut, ne do t’ju kishim udhëzuar edhe ju." -Siç shihet, askush nuk mund të bëjë diçka për tjetrin. Atë ditë bëjnë dobi vetëm besimi dhe veprat e mira."Por tashmë është njëlloj: Shprehim dëshpërim apo durojmë, për ne nuk ka më rrugë për shpëtim!”.” -Asgjë nuk i ndihmon: bëjnë durim apo jo, njëlloj është për ta. Nuk ka vend ku të fshihen e të mbrohen nga ndëshkimi i Zotit.

22

وَقَالَ ٱلشَّيْطَٰنُ لَمَّا قُضِىَ ٱلْأَمْرُ إِنَّ ٱللَّهَ وَعَدَكُمْ وَعْدَ ٱلْحَقِّ وَوَعَدتُّكُمْ فَأَخْلَفْتُكُمْ ۖ وَمَا كَانَ لِىَ عَلَيْكُم مِّن سُلْطَٰنٍ إِلَّآ أَن دَعَوْتُكُمْ فَٱسْتَجَبْتُمْ لِى ۖ فَلَا تَلُومُونِى وَلُومُوٓا۟ أَنفُسَكُم ۖ مَّآ أَنَا۠ بِمُصْرِخِكُمْ وَمَآ أَنتُم بِمُصْرِخِىَّ ۖ إِنِّى كَفَرْتُ بِمَآ أَشْرَكْتُمُونِ مِن قَبْلُ ۗ إِنَّ ٱلظَّٰلِمِينَ لَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌۭ

Dhe, do të thotë djalli, kur të merr fund puna: “Me të vërtetë, Perëndia u ka premtuar juve premtimin e vërtetë. Edhe unë ju kam premtuar, por ju kam mashtruar. Por, unë nuk kam pasur kurrfarë pushteti mbi ju, përpos që ju kam thirrur, e ju më jeni përgjegjur. Prandaj, mos më qortoni, por qortonie veten! Unë nuk jam shpëtimtari juaj, e as ju nuk jeni shpëtimtari im. Unë, tani mohoj atë që ju më parë më patët bërë shok (me Perëndinë)”. Me të vërtetë, për zullumqarët ka dënim të dhembshëm.

Kur gjithçka të jetë vendosur, Shejtani do të thotë: “Qe Allahu që ju kishte bërë premtimin e vërtetë. Edhe unë ju premtova, por unë nuk e mbajta premtimin. -Shejtani i mallkuar është shkak i çdo ligësie që ka rënë dhe vazhdon të bjerë në botë. Në ditën e gjykimit kur çështja të ketë marrë fund dhe banorët e Xhenetit të jenë futur në xhenet dhe banorët e zjarrit të jenë futur në zjarr, shejtani i mallkuar do t’u drejtohet banorëve të zjarrit duke shprehur njëkohësisht dhe distancimin e tij prej tyre e do t’u thotë: "Qe Allahu që ju kishte bërë premtimin e vërtetë." Këtë Ai e bëri përmes profetëve të Tij dhe shpalljeve që solli me ta. Por ju nuk ju bindët Atij dhe nuk u nënshtruat të jetonit sipas ligjit të Tij. Nëse do të ishit bindur ju do të kishit arritur mirësitë më të mëdha. Pastaj u thotë: "Edhe unë ju premtova, por unë nuk e mbajta premtimin." Pra edhe unë ju premtova të mira por e theva premtimin tim. Ju nuk e patët arritur atë që e shpresuat dhe kurrë nuk keni për ti parë të realizohen ëndrrat tuaja të kota.Unë nuk pata fuqi imponuese ndaj jush, përveçse t'ju bëja thirrje, por ju më dëgjonit. -Pra unë nuk kisha asnjë lloj argumenti që të mbështeste fjalën dhe premtimet e mija përveç faktit që unë ju ftova dhe ju mu përgjigjët. Unë ju ftova për të pasuar qëllimet e mia dhe jua zbukurova ato në zemrat tuaja dhe ju i'u përgjigjët ftesës sime duke pasuar epshet dhe dëshirat tuaja të shfrenuara.Për këtë arsye, mos më qortoni mua, por qortoni veten! Unë nuk mund të jem shpëtimtari juaj e as ju nuk mund të jeni shpëtimtarët e mi. -Ju jeni shkaktarë për devijimin e vetes tuaj, prandaj e keni bërë të meritueshëm ndëshkimin. Ne të gjithë po vuajmë një ndëshkim, që e kemi merituar vetë. As unë nuk ju ndihmoj dot për t'jua lehtësuar dhimbjet, dhe as ju nuk mund të më ndihmoni mua. Çdokush do të marrë pjesën e vet të ndëshkimit të merituar.Unë distancohem nga shirku juaj në të shkuarën.” -Kuptimi: Unë distancohem nga ju dhe nga fakti që më keni konsideruar si ortak me Allahun. Allahu nuk ka ortak dhe ju jeni treguar të padrejtë kur më jeni bindur.Nuk ka dyshim, jobesimtarët kanë një dënim të dhembshëm. -Të gjithë ata që i bënë padrejtësi vetes duke iu bindur shejtanit do të kenë dënim të dhembshëm dhe të përjetshëm. Allahu i Lartësuar i ka sjellë këto ajete si mëshirë dhe butësi për robërit e Tij. Ai i paralajmëron ata që të mos i binden shejtanit. Allahu i Lartësuar i mëson robërit e Tij se nga cilat porta u hyn shejtani i mallkuar dhe cilat janë qëllimet e zeza të tij. Ai na mëson se shejtani i mallkuar synon që t’i tërheqë të gjithë në Zjarr. Allahu i Lartësuar na tregon se kur shejtani i mallkuar dhe pasuesit e tij të hyjnë në Zjarr, Ai do të distancohet prej pasuesve dhe do t’ua mohojë përkrahjen dhe mbështetjen që ata i kanë ofruar, duke iu bindur në jetën e dynjasë. Të gjitha këto janë lajme të sjella nga i Gjithëdituri. Allahu i Madhëruar na tregon, gjithashtu, se shejtani i mallkuar nuk ka fuqi imponuese mbi njerëzit. Në një ajet tjetër thuhet: "Vërtet, ai (shejtani) nuk ka kurrfarë fuqie kundër atyre që besuan dhe që vetëm Zotit të tyre i janë mbështetur. Ai mund të kontrollojë vetëm ata që e përkrahin atë dhe ata që, për shkak të tij, …

23

وَأُدْخِلَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَعَمِلُوا۟ ٱلصَّٰلِحَٰتِ جَنَّٰتٍۢ تَجْرِى مِن تَحْتِهَا ٱلْأَنْهَٰرُ خَٰلِدِينَ فِيهَا بِإِذْنِ رَبِّهِمْ ۖ تَحِيَّتُهُمْ فِيهَا سَلَٰمٌ

E, ata që besojnë dhe punojnë vepra të mira, do të hyjnë në kopshtije, nëpër të cilat rrjedhin lumenjt, ku ata, me lejen e Zotit të tyre, do të banojën përherë. Në to, do të përshëndeten me fjalën: “Selam!”

Ndërsa ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira vendosen në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë përgjithmonë, me lejen e Zotit të tyre. -Këta janë njerëzit që e zbatojnë dhe plotësojnë fenë, përmes fjalëve, veprave dhe besimit në zemrat e tyre. Për këta i Madhëruari premton se do t’i fusë: "...në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë përgjithmonë, me lejen e Zotit të tyre". Në to janë fshehur kënaqësi dhe bukuri të shumta, të cilat syri nuk i ka parë, veshi nuk i ka dëgjuar dhe mendja e askujt nuk i ka përfytyruar. Ata do të jenë të përjetshëm në të. Këto mirësi ata i përfitojnë me lejen e Zotit dhe jo me forcën dhe mundin e tyre; domethënë, kjo është dhuratë dhe mirësi nga Allahu i Lartësuar.Përshëndetja e tyre atje është “Selam!”. -Të gjithë banorët e Xhenetit do të përshëndesin njëri-tjetrin me selam dhe fjalë të mira. Paqja do t’i përfshijë në çdo drejtim.

24

أَلَمْ تَرَ كَيْفَ ضَرَبَ ٱللَّهُ مَثَلًۭا كَلِمَةًۭ طَيِّبَةًۭ كَشَجَرَةٍۢ طَيِّبَةٍ أَصْلُهَا ثَابِتٌۭ وَفَرْعُهَا فِى ٱلسَّمَآءِ

Vallë a nuk sheh se si Perëndia jep shembullin – fjala e bukur si druri i bukur: rrënja është e fortë në tokë, kurse degët kah qielli;

A mund ta kuptosh, vallë, shembullin që Allahu jep për fjalën e mirë? -Fjala e mirë këtu nënkupton shehadetin: “Lâ ilâhe il-lâ Allahu Muhamedun Resûlull-llâh” dhe domethënien e tij. Allahu i Lartësuar e krahason këtë fjalë dhe çdo gjë të mrekullueshme që lind prej saj, me një pemë të mirë (siç është palma, për shembull). Rrënjët e saj janë thellë në tokë, ndërsa degët e saj janë të përhapura dhe ngrihen lart në qiell. Mirësitë e kësaj peme janë të shumta dhe të vazhdueshme, sikurse thotë Allahu i Lartësuar.

25

تُؤْتِىٓ أُكُلَهَا كُلَّ حِينٍۭ بِإِذْنِ رَبِّهَا ۗ وَيَضْرِبُ ٱللَّهُ ٱلْأَمْثَالَ لِلنَّاسِ لَعَلَّهُمْ يَتَذَكَّرُونَ

që me lejen e Zotit të saj jep frut në çdo kohë. Dhe Perëndia u tregon shembullin njerëzve për t’u këshilluar ata.

Një fjalë e mirë është si një pemë e mirë, rrënjët e së cilës janë të thella dhe degët e saj ngjiten deri në qiell. Me vullnetin e Zotit, ajo i jep frutat e saj në çdo kohë. -Ajo i jep frytet e saj në çdo kohë, me lejen e Zotit. Kështu është pema e imanit: rrënjët e saj janë thellë në zemër, dhe këto rrënjë janë dituria dhe besimi i patundur. Ndërsa degët e kësaj peme janë fjalët e mira, punët e mbara dhe të dobishme, morali dhe virtytet, edukata dhe sjellja e mirë etj. Këto degë ngjiten lart në qiell. Po kështu, veprat dhe fjalët e mira që dalin nga pema e imanit, që ka rrënjë të thella në zemër, ngrihen lart tek Allahu i Lartësuar. Kjo i sjell dobi besimtarit, por edhe të tjerëve që e rrethojnë atë.Allahu u jep njerëzve shembuj, me qëllim që ata të mendojnë. -Përmes këtyre shembujve, adhuruesit e sinqertë kujtojnë urdhëresat dhe ndalesat e Zotit. Kështu, ata motivohen më shumë për t’iu nënshtruar dhe bindur Zotit. Nëpërmjet shembujve të prekshëm, mesazhi i Zotit bëhet më i qartë dhe më i kuptueshëm. Kjo, sigurisht, tregon për mëshirën e madhe të Allahut të Lartësuar në qartësimin e së vërtetës. Vetëm Allahut i qoftë lavdërimi më i madh! Ky ishte përshkrimi i deklaratës së teuhidit dhe rrënjëve të saj të thella në zemrën e besimtarit të sinqertë. Në vijim, Allahu i Lartësuar përshkruan të kundërtën e saj, që janë fjalët e mohimit dhe frytet e saj të hidhura:

26

وَمَثَلُ كَلِمَةٍ خَبِيثَةٍۢ كَشَجَرَةٍ خَبِيثَةٍ ٱجْتُثَّتْ مِن فَوْقِ ٱلْأَرْضِ مَا لَهَا مِن قَرَارٍۢ

Fjala e shëmtuar është si druri i shëmtuar: i shëmbur për dhé dhe i paqëndrueshëm për ekzistencë.

Ndërsa shembulli i fjalës së keqe është si një pemë e keqe, me rrënjë të shkulura dhe të paqëndrueshme në tokë. -Përmbajtja dhe shija e saj janë të liga. Ajo është si një pemë e shkulur, e cila nuk mund të qëndrojë në tokë, sepse nuk ka rrënjë, nga të cilat të marrë ushqimin. Kështu, prej saj nuk pritet ndonjë fryt i mirë. Edhe sikur të ketë ndonjë fryt, ai është i keq, i dëmshëm dhe i pështirë. E tillë është fjala e mohimit: poshtërsi dhe mosbindje ndaj Zotit. Ajo nuk ka rrënjë të dobishme për zemrën dhe prej saj lindin vetëm fjalë dhe vepra të këqija e të shëmtuara. Nga zemra e prishur dhe fjalët e punët e këqija, njeriu vetëm dëmtohet dhe nuk përfiton asgjë të mirë. Tek Allahu i Lartësuar nuk ngrihet asnjë vepër e mirë e këtij njeriu, nga të cilat mund të përfitojë ai vetë apo të tjerët rreth tij.

27

يُثَبِّتُ ٱللَّهُ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ بِٱلْقَوْلِ ٱلثَّابِتِ فِى ٱلْحَيَوٰةِ ٱلدُّنْيَا وَفِى ٱلْءَاخِرَةِ ۖ وَيُضِلُّ ٱللَّهُ ٱلظَّٰلِمِينَ ۚ وَيَفْعَلُ ٱللَّهُ مَا يَشَآءُ

Perëndia besimtarët i forcon me fjalë të qëndrueshme, në këtë botë dhe në botën tjetër, kurse zullumqarët i shpie në humbje; Perëndia punon ç’të dojë.

Allahu i forcon besimtarët me Fjalën e fortë, në jetën e kësaj bote dhe në Botën Tjetër;... -Allahu i Madhëruar thotë se do t’i forcojë robërit e Tij besimtarë. Bëhet fjalë për ata besimtarë që e kanë zemrën plot iman, që nxit dhe prodhon punë të mira dhe sjell bindjen e nënshtrimin ndaj Allahut. Allahu i Lartësuar do t’i forcojë këta besimtarë në këtë jetë dhe në ahiret. Në këtë jetë do t’i forcojë e do ti bëjë të qëndrueshëm në besimin e tyre të pastër, kundrejt çdo dyshimi e pasigurie. Këtë Ai e bën përmes udhëzimit të plotë, që u dhuron atyre. Allahu i Madhëruar i fuqizon me dije të dobishme dhe forcë për t’u nënshtruar, u jep siguri në fe dhe ua zbukuron imanin e punët e tij. Sa herë që përballen me dyshime, Zoti u jep siguri, përmes dritës së Shpalljes dhe diturisë së Tij. Sa herë që përballen me epshe, shfrenim dhe me zbukurim të kënaqësive, Ai u dhuron forcë dhe dëshirë të fortë për adhurime, që ata t’i japin përparësi asaj që e do Zoti, e jo dëshirave të tyre e kënaqësive të kësaj bote. Ndërsa në jetën tjetër, forcimi dhe ndihma e Zotit fillon që në momentet e vdekjes dhe agonisë së saj. Ai i forcon ata në Islam dhe u dhuron një mbyllje të mirë. Në varr i forcon gjatë pyetjeve të dy melekëve, që njeriu të japë përgjigjet e duhura. Ai do të pyetet: Kush është Zoti yt? Cila është feja jote? Kush është Profeti yt? Në atë çast të frikshëm e të vetmuar, Allahu i Lartësuar i ndihmon ata që të përgjigjen saktë dhe të thonë: Allahu është Zoti im. Islami është feja ime. Muhamedi (a.s)është Profeti im. Kështu përkujdeset Allahu i Madhëruar për besimtarët, në të gjitha gjendjet e fazat që do të përjetojnë. Ndërsa për të padrejtët. Ai thotë:... ndërsa të padrejtët Allahu i lë në humbje. Allahu bën gjithçka që dëshiron. -Ata janë të devijuar dhe nuk e gjejnë rrugën e drejtë. Ata nuk kanë për t’u ndihmuar as në dynja e as në ahiret. Një gjë është e sigurt: Allahu i Lartësuar nuk u bën asnjë padrejtësi, por ata i bëjnë padrejtësi vetvetes. Ky ajet është argument për sprovën me pyetjet e varrit dhe për vërtetësinë e dënimit dhe të shpërblimit pas vdekjes, në varr. Kjo është treguar edhe në hadithe të shumta dhe të sakta nga Profeti. Në vijim, Allahu i Madhëruar tregon gjendjen dhe përfundimin e kurejshëve, që refuzuan Profetin:

28

۞ أَلَمْ تَرَ إِلَى ٱلَّذِينَ بَدَّلُوا۟ نِعْمَتَ ٱللَّهِ كُفْرًۭا وَأَحَلُّوا۟ قَوْمَهُمْ دَارَ ٱلْبَوَارِ

Vallë, a nuk i sheh ata që dhuntinë e Perëndisë e kanë ndërruar me mohim dhe e kanë sjellë, popullin e tyre në Shtëpinë e shkatërrimit, -

A nuk i ke kthyer sytë nga ata që, mirësinë e Allahut e këmbejnë me mosbesimin, ndërsa popullin e vet e çojnë në vendin e shkatërrimit? -Mirësia e Allahut, që ata e mohuan dhe nuk falënderuan, ishte dërgimi i profetit Muhamed nga mesi i tyre, siç thotë Zoti në një ajet tjetër: “Është Ai, që u dërgoi të paditurve Profet nga mesi i tyre, që t’u lexonte ajetet e Tij, t’i pastronte ata, t’u mësonte Librin dhe Urtësinë, kur më parë ata ishin në humbje të plotë; por edhe të tjerëve, që ende nuk u janë bashkuar atyre. Ai është Ngadhënjimtari, i Urti." [Xhumua 2, 3]. Ky Profet i mrekullueshëm i ftoi njerëzit që të përqafonin këtë fe madhështore, me qëllim që të arrinin lumturinë në të dyja jetët. Me këtë besim e fe, ata do të jenë të ruajtur dhe të shpëtuar nga çdo ligësi. Kjo është mirësia më e madhe që i është dhënë njerëzimit, por në vend që ta respektojnë këtë mirësi dhe t’i shprehin Zotit mirënjohjen, e refuzojnë vetë, madje i pengojnë edhe të tjerët nga kjo mirësi. I Madhëruari thotë: "…popullin e vet e çojnë në vendin e shkatërrimit." Ata u bënë shkak që popullin e tyre ta fusnin në zjarr. Ata u bënë fatkeqësi për popullin e tyre, edhe pse mendonin se ishin në rrugë të mbarë dhe po i ndihmonin. Ndër veprimet më të dënueshme ndaj popullit të tyre ishte nxitja për të dalë në luftë kundër Profetit në Bedër. Ata dolën në luftë kundër Zotit dhe Profetit të Tij, dhe i gjeti ajo që i gjeti. Shumë nga udhëheqësit e tyre u vranë në këtë luftë.

29

جَهَنَّمَ يَصْلَوْنَهَا ۖ وَبِئْسَ ٱلْقَرَارُ

në xhehennem, në të cilin do të digjen – e sa vendbanim i tmerrshëm është ai! –

Xhehenemi është vendi ku do të hidhen. Eh, sa vend i tmerrshëm është ai! -Nxehtësia e zjarrit të Xhehenemit i përfshin ata nga çdo anë. Ai është përfundimi më i keq dhe i dhembshëm.

30

وَجَعَلُوا۟ لِلَّهِ أَندَادًۭا لِّيُضِلُّوا۟ عَن سَبِيلِهِۦ ۗ قُلْ تَمَتَّعُوا۟ فَإِنَّ مَصِيرَكُمْ إِلَى ٱلنَّارِ

dhe i kanë trilluar shok Perëndisë për t’i larguar (njerëzit tjerë) nga rruga e Tij. Thuaj: “Kënaquni, se kthimi juaj është në zjarr!”

Ata kanë ngritur idhuj, si të barabartë me Allahun, për t’i larguar njerëzit nga rruga e Tij. -Ata trillonin idhuj si të barabartë me Allahun dhe i ftonin njerëzit që t’i adhurojnë e t’u nënshtroheshin atyre njëlloj si Allahut. Atëherë, këtyre keqbërësve thuaju:Thuaj: “Kënaquni, por, jeni drejtuar për në Zjarr!” -Kënaquni dhe përfitoni nga mohimi dhe trillimet tuaja për një kohë të shkurtër. Por dijeni se kjo nuk ka për t’ju ndihmuar në përfundimin tuaj. Në Zjarr do të jetë vendqëndrimi i juaj i përhershëm. Ai është vendi më i keq dhe më i dhimbshëm.

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.