Muslim99Muslim99
← Tafsir library

13. Ar-Ra'd

The Thunder · Medinan · 43 ayahs

سُورَةُ الرَّعۡدِ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 31–40 of 43

31

وَلَوْ أَنَّ قُرْءَانًۭا سُيِّرَتْ بِهِ ٱلْجِبَالُ أَوْ قُطِّعَتْ بِهِ ٱلْأَرْضُ أَوْ كُلِّمَ بِهِ ٱلْمَوْتَىٰ ۗ بَل لِّلَّهِ ٱلْأَمْرُ جَمِيعًا ۗ أَفَلَمْ يَا۟يْـَٔسِ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓا۟ أَن لَّوْ يَشَآءُ ٱللَّهُ لَهَدَى ٱلنَّاسَ جَمِيعًۭا ۗ وَلَا يَزَالُ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ تُصِيبُهُم بِمَا صَنَعُوا۟ قَارِعَةٌ أَوْ تَحُلُّ قَرِيبًۭا مِّن دَارِهِمْ حَتَّىٰ يَأْتِىَ وَعْدُ ٱللَّهِ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يُخْلِفُ ٱلْمِيعَادَ

Sikur me ndonjë Kur’an të lëviznin malet ose me të – të copëtohet toka ose me të – të flisnin të vdekurit (të ngjalleshin, atëherë, edhe me këtë Kur’an do të bëheshin këto). Por, të gjitha i takojnë Perëndisë. Vallë, a nuk e dinë ata që besojnë që – sikur të donte Perëndia do t’i kishte udhëzuar të gjithë njerëzit (në besim). Kurse, mohuesit për atë që kanë punuar, do të vazhdonte t’i godasë fatkeqësia, ose ajo (fatkeqësia) do të ngjajë pranë shtëpive të tyre, - përderisa të realizohet premtimi i Perëndisë (atëherë zhdukën tërësisht). Perëndia, me siguri, e realizon premtimin.

Edhe pse ky Kur'an është ai(Libër)me të cilin malet do të lëviznin, toka do të çahej dhe të vdekurit do të flisnin (Idhujtarët përsëri nuk do të besonin). Por, sigurisht e gjithë çështja i takon vetëm Allahut. -Allahu i Lartësuar na tregon në këtë ajet mirësinë dhe vlerat e larta të Kur'anit madhështor mbi të gjithë librat e tjerë që Ai ka shpallur. Ai thotë: “Nëse do të kishte ndonjë libër të shpallur nga Zoti, nëpërmjet të cilit do të lëviznin malet nga vendi, do të çahej toka dhe do të mbushej me kopshte dhe lumenj dhe nëpërmjet të cilit do të flisnin të vdekurit, ai do të ishte ky Kur'an madhështor dhe i pakrahasueshëm. Por i gjithë pushteti i takon vetëm Allahut të Madhëruar; edhe mrekullitë Ai i sjell sipas urtësisë së Tij. Atëherë, pse këta refuzues të së vërtetës dhe mohues të profetëve propozojnë dhe kërkojnë shenja dhe mrekulli sipas dëshirave të tyre?! Mos, vallë, mendojnë se çështja e mrekullive është në dorën e tyre apo të profetëve?!Vallë, a nuk e dinë ata që besojnë se, sikur të donte Allahu, do t’i drejtonte të gjithë njerëzit tek e Drejta? -Le ta dinë se, Allahu i Madhëruar është i plotpushtetshëm që t’i udhëzojë të gjithë, por Ai është i Urtë dhe i Gjithëditur. Ai na tregon se udhëzon në rrugë të drejtë vetëm atë që Ai dëshiron dhe lë në humbje atë që Ai dëshiron, sipas diturisë dhe urtësisë së Tij. Atëherë, le t’i druhen Atij dhe, me përunjësi dhe përgjërim, t'ia kërkojnë udhëzimin, ashtu siç Ai e kërkon.Por ata që nuk besojnë, për shkak të veprave të tyre, do t’i godasë vazhdimisht shkatërrimi ose do t'u vijë pranë shtëpive të tyre, derisa të vijë Premtimi i Allahut. -Ata që vazhdojnë të zhyten në mosbesimin e tyre, nuk mund të nxjerrin mësim dhe zemrat e tyre nuk ndikohen nga paralajmërimet dhe ndëshkimet që Zoti u dërgon në mënyrë të vazhdueshme. Për shkak të gjynaheve të tyre, ata goditen me ndëshkime të njëpasnjëshme, që bien mbi ta ose pranë tyre. Megjithatë, ata vazhdojnë me kokëfortësi në mohimin e tyre. Kështu do të vazhdojnë ata të mjerë, derisa të vijë dhe të realizohet i plotë kërcënimi i Zotit dhe ndëshkimi i Tij i përhershëm, që kurrë nuk do të mund ta largojnë.Allahu nuk e shkel kurrë premtimin. -Allahu i Lartësuar nuk e shkel kurrë premtimin e Tij. Ky është një kërcënim që ata të frikësohen nga ndëshkimi i Zotit dhe të heqin dorë sa më shpejt nga mohimi, armiqësia dhe padrejtësitë e tyre.

32

وَلَقَدِ ٱسْتُهْزِئَ بِرُسُلٍۢ مِّن قَبْلِكَ فَأَمْلَيْتُ لِلَّذِينَ كَفَرُوا۟ ثُمَّ أَخَذْتُهُمْ ۖ فَكَيْفَ كَانَ عِقَابِ

Edhe para teje, janë tallë me pejgamberë, andaj Unë u kam dhënë afat atyre që kanë mohuar, e pastaj i kam ndëshkuar, e çfarë ka qenë dënimi Im!

Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar ngushëllon Profetin dhe forcon zemrën e tij, duke i thënë:Edhe me të dërguarit para teje janë tallur(mohuesit). -Domethënë, ti nuk je i pari profet që është refuzuar dhe është munduar nga populli i tij.Por atyre që nuk besuan, Unë u dhashë afat dhe pastaj i ndëshkova. Eh, si ishte ai dënim! -Domethënë, ai ishte një ndëshkim i ashpër dhe i dhembshëm. Prandaj, le të mos vetëmashtrohen me afatizimin Tonë këta të mjerë, që të refuzojnë dhe tallen me ty. Le të shohin ata popujt që ishin para tyre dhe le të marrin mësim. Allahu i Lartësuar është i Plotpushtetshëm që t’i ndëshkojë edhe këta, ashtu si edhe popujt e mëparshëm, që kundërshtuan dhe u tallën me profetët e tyre.

33

أَفَمَنْ هُوَ قَآئِمٌ عَلَىٰ كُلِّ نَفْسٍۭ بِمَا كَسَبَتْ ۗ وَجَعَلُوا۟ لِلَّهِ شُرَكَآءَ قُلْ سَمُّوهُمْ ۚ أَمْ تُنَبِّـُٔونَهُۥ بِمَا لَا يَعْلَمُ فِى ٱلْأَرْضِ أَم بِظَٰهِرٍۢ مِّنَ ٱلْقَوْلِ ۗ بَلْ زُيِّنَ لِلَّذِينَ كَفَرُوا۟ مَكْرُهُمْ وَصُدُّوا۟ عَنِ ٱلسَّبِيلِ ۗ وَمَن يُضْلِلِ ٱللَّهُ فَمَا لَهُۥ مِنْ هَادٍۢ

A mos vallë, Atij që është mbikëqyrës për çdokënd – çka punon, mund t’i bëhet shok – ai që nuk di asgjë, (siç konsiderojnë mohuesit)? Ose ju doni ta lajmëroni Ate, për atë çka nuk di Ai (Perëndia) në Tokë, (kurse Ai di edhe për më të voglën imtësi), ose (po i emroni ju ata) me fjalë boshe? Jo, por mohuesve dinakëritë e veta i hijeshohen dhe ata janë larguar nga rruga e drejtë, e kë e shmangë Perëndia, për te s’ka udhërrëfyes.

Vallë, kush mund të krahasohet me Atë (Allahun)që mbikëqyr çdokënd se çfarë vepron? -Allahu i Lartësuar është Mbikëqyrës i gjithçkaje dhe çdokujt ka për t’i dhënë shpërblimin e merituar, qoftë në këtë jetë, qoftë në jetën tjetër, me drejtësinë e Tij të plotë. Si mund të jetë i njëjtë i Gjithëdituri me idhujt, të cilët nuk kanë në dorë asnjë mundësi për shpërblim dhe ndëshkim, të cilët nuk kanë asnjë grimë pushteti?! Duke treguar padrejtësinë e tyre të madhe, Allahu i Lartësuar thotë:Dhe megjithatë, ata i përshkruajnë Allahut ortakë. -Ata i përshkruajnë Allahut ortakë, ndërkohë që Ai është i Vetmi dhe i Pashembullti. Allahu është Es-Samed- i Ploti dhe Absoluti në zotërimin dhe sundimin e Tij, të Cilit i drejtohen të gjitha krijesat për nevojat e tyre. Allahu nuk ka shokë, nuk ka ortakë dhe as të ngjashëm me Të. Të besosh se ka idhuj të ngjashëm me Zotin dhe pjesëmarrës në pushtetin e Tij është një krim i pafalshëm.Thuaj: “Na i tregoni ata!” Mos, vallë, ju po i tregoni Atij diçka që Ai nuk e ditka, qoftë ajo nga gjërat që janë në tokë,” -Nëse jeni të sigurt dhe të vërtetë në atë që thoni, atëherë përshkruajini idhujt që ju adhuroni, që të gjykojmë rreth tyre. Mos, vallë, Allahu i Madhëruar nuk di gjë rreth ekzistencës së këtyre idhujve dhe u dashka që ju t'ia mësoni Atij?! Mësojeni tani, o të mjerë! Duke qenë se Allahu i Lartësuar nuk e ndan pushtetin e Tij me asnjë tjetër, kuptojeni kotësinë e pretendimeve tuaja! Me këto pretendime boshe, ju i përngjani atij që kërkon t’i prezantojë ortakë Zotit, për të cilët Ai nuk ditka gjë. Këto janë kotësira, që dalin nga goja juaj, prandaj i Lartësuari thotë:... qoftë ajo fjalë prej fjalëve që ju thoni?!” -E shumta që mund të thuhet rreth ekzistencës së këtyre idhujve ose “ortakëve”, është se ato janë pretendime të kota, të thëna nga të paditurit. E vërteta është e qartë: "Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Allahut". Asnjë krijesë nuk meriton të adhurohet, por:Jo, por atyre që nuk besojnë u duket e mirë dredhia e tyre, -Dredhitë e tyre në propagandimin e idhujtarisë dhe mohimit të Shpalljes së Zotit iu duken të bukura, prandaj dhe përfundimi i tyre është i qartë:... prandaj janë të penguar nga rruga e drejtë. -Ata privohen nga rruga e drejtë, që të çon tek Zoti dhe në vendin e përjetshëm të bujarisë dhe mirësive të Tij.Dhe ata që Allahu i lë të humbur, askush nuk mund t'i udhëzojë. -Arsyeja është se askush tjetër, përveç Allahut, nuk ka pushtet real në qiej dhe në tokë, në këtë jetë dhe në ahiret. Askush nuk mund të ndryshojë vullnetin dhe përcaktimin e të Gjithëpushtetshmit, që është i Urtë dhe i Gjithëditur.

34

لَّهُمْ عَذَابٌۭ فِى ٱلْحَيَوٰةِ ٱلدُّنْيَا ۖ وَلَعَذَابُ ٱلْءَاخِرَةِ أَشَقُّ ۖ وَمَا لَهُم مِّنَ ٱللَّهِ مِن وَاقٍۢ

Për ta ka dënim në këtë jetë, por dënimi në jetën tjetër, me siguri, është edhe më i ashpër, dhe për ta, s’ka mbrojtës nga dënimi i Perëndisë.

Për ata ka dënim në jetën e kësaj bote, por dënimi i botës tjetër është shumë më i rëndë. -Ndëshkimi i ahiretit është shumë më i rëndë se ndëshkimi i dynjasë dhe, përveç kësaj, ai është i përjetshëm dhe i pafundmë.Ata nuk ka kush t’i mbrojë prej ndëshkimit të Allahut. -Askush nuk mund t’i ruajë ata nga ndëshkimi i Allahut. Nëse ndëshkimi i Tij e përfshin dikë, askush nuk mund ta pengojë Atë.

35

۞ مَّثَلُ ٱلْجَنَّةِ ٱلَّتِى وُعِدَ ٱلْمُتَّقُونَ ۖ تَجْرِى مِن تَحْتِهَا ٱلْأَنْهَٰرُ ۖ أُكُلُهَا دَآئِمٌۭ وَظِلُّهَا ۚ تِلْكَ عُقْبَى ٱلَّذِينَ ٱتَّقَوا۟ ۖ وَّعُقْبَى ٱلْكَٰفِرِينَ ٱلنَّارُ

Xhenneti i tillë, që u është premtuar muslimanëve: ka (kopshtije) nëpër të cilat rrjedhin lumenj, frutet e kopshtit janë të përhershme, si dhe freskia e tij. Ky është mbarimi (epilogu) i besimtarëve, kurse fundi i mohuesve është zjarri.

Xheneti që u është premtuar të devotshmëve është si një kopsht i bukur, nëpër të cilin rrjedhin lumenj, ku ushqimi dhe hija janë të përhershme. -Duke shpresuar këtë Xhenet, besimtarët u largohen atyre gjërave që Zoti dhe Profeti i Tij kanë ndaluar, si dhe i përkushtohen zbatimit të urdhëresave. I Lartësuari Bujar e përshkruan Xhenetin duke thënë: “…është si një kopsht i bukur, nëpër të cilin rrjedhin lumenj, ku ushqimi dhe hija janë të përhershme." Lumenjtë e Xhenetit janë prej mjalti, prej pijesh të këndshme, prej qumështi dhe uji të kristaltë. Këto lumenj rrjedhin gjithmonë dhe nuk janë të kufizuar. Me ujin e pastër të tyre vaditen kopshte të bukura dhe pemë të hijshme me fruta të shijshme. Zoti thotë: "…ushqimi dhe hija janë të përhershme." Shijet dhe kënaqësia që ato falin janë të vazhdueshme. Të tilla janë edhe hijet e bukura të pemëve, që mbushin me kënaqësi dhe rehatojnë këdo që rri poshtë tyre.Ky do të jetë fundi i lumtur i atyre që janë të devotshëm, -Ky është përfundimi i atyre që besojnë dhe adhurojnë Zotin përmes ligjeve të Tij: pikërisht këto vendbanime të bukura. Ndërsa përfundimi i mohuesve është ndryshe:ndërsa fundi i jobesimtarëve do të jetë Zjarri. -Sa ndryshim të madh ka mes dy grupeve, sepse të tillë janë edhe në këtë jetë, me veprat dhe fjalët e tyre. Kështu do të jetë edhe shpërblimi i tyre, në këtë botë dhe në tjetrën.

36

وَٱلَّذِينَ ءَاتَيْنَٰهُمُ ٱلْكِتَٰبَ يَفْرَحُونَ بِمَآ أُنزِلَ إِلَيْكَ ۖ وَمِنَ ٱلْأَحْزَابِ مَن يُنكِرُ بَعْضَهُۥ ۚ قُلْ إِنَّمَآ أُمِرْتُ أَنْ أَعْبُدَ ٱللَّهَ وَلَآ أُشْرِكَ بِهِۦٓ ۚ إِلَيْهِ أَدْعُوا۟ وَإِلَيْهِ مَـَٔابِ

E, atyre që ua kemi zbritur Librin, ata gëzohen për atë që të kemi shpallë ty. Dhe (ka) disa prej grupeve që mohojnë diçka prej tij (Kur’anit). Thuaj: “Mua më është urdhëruar që ta adhuroj vetëm Perëndinë dhe që mos t’i bëj shok Atij. Vetëm Atij i lutëm dhe vetëm tek Ai kthehem.

Ata të cilëve Ne u kemi dhënë Librin gëzohen me atë që t’u shpall ty. -Ata të cilëve Zoti u dhuroi mirësinë e diturisë rreth shpalljeve të Tij gëzohen me këtë Shpallje madhështore, që po të dhurohet ty, o Muhamed. Ata janë të bindur se ajo t’u shpall nga Zoti i gjithësisë. Ata lumturohen me dritën e Zotit dhe e besojnë atë. Ata e pranojnë Shpalljen e re dhe gëzohen kur shohin që ato vërtetojnë njëra tjetrën. Kjo është gjendja e ithtarëve të Librit të cilët e besojnë Shpalljen që iu dhurua Muhamedit a.s. Megjithatë, ka shumë grupime që e refuzojnë një pjesë të Shpalljes së Zotit:Por ka grupime që e mohojnë një pjesë të tij. -Por në këtë mënyrë, ata mohojnë të gjithë Shpalljen, pa e kuptuar. Lum ata që Zoti i udhëzoi në rrugën e drejtë dhe mjerë mohuesit që e shpërfillën Shpalljen e Tij!Thuaj: “Unë jam urdhëruar që të adhuroj vetëm Allahun, pa i bërë shok Atij. -Ti, o Muhamed, je thjesht një këshillues e paralajmërues, që fton në udhën e drejtë të Zotit, prandaj tregoju atyre se për çfarë je urdhëruar. Thuaju atyre: “Unë jam urdhëruar që të adhuroj vetëm Allahun, pa i bërë shok Atij”. Domethënë, jam urdhëruar që, të gjithë adhurimin e fenë t’ia kushtoj vetëm Allahut me sinqeritet dhe me besnikëri, ashtu siç më ka urdhëruar.Unë vetëm tek Ai ftoj dhe vetëm tek Ai është kthimi im.” - Unë i ftoj njerëzit në fenë dhe ligjin e Zotit, i ftoj që të përkushtohen në adhurimin e Tij si Një i vetëm dhe të nënshtrohen ndaj ligjit të Tij. Unë vetëm tek Ai shpresoj të më dojë dhe të më shpërblejë për punën dhe lodhjen time në këtë çështje. Vetëm Atë e shpresoj kur kryej urdhëresat e Tij dhe ruaj kufijtë e Tij.

37

وَكَذَٰلِكَ أَنزَلْنَٰهُ حُكْمًا عَرَبِيًّۭا ۚ وَلَئِنِ ٱتَّبَعْتَ أَهْوَآءَهُم بَعْدَمَا جَآءَكَ مِنَ ٱلْعِلْمِ مَا لَكَ مِنَ ٱللَّهِ مِن وَلِىٍّۢ وَلَا وَاقٍۢ

Ja, kështu, Na e kemi zbritur Kur’anin – ligj (të mençurisë së shprehur) në gjunë arabe. E, nëse ti ndjekë dëshirat e tyre, pas njohurisë që të ka ardhur, ti nuk do të kesh as ndihmës as mbrojtës prej (dënimit të) Zotit.

Kështu, Ne e kemi shpallur atë(Kur'anin)në gjuhën arabe, për të qenë një Ligj i përkryer. -Kuptimi: Ne e kemi shpallur këtë libër që të jetë një ligj i përkryer, i qartë dhe i kuptueshëm. Ne e shpallëm Kur'anin me gjuhën më të pasur dhe të përkryer, më shprehëse dhe më të bukur, që ai të jetë i qartë dhe i kuptueshëm, që nuk shkakton asnjë ngatërresë. Kur'ani është një ligj që nuk pranon asnjë ndryshim dhe që duhet pasuar rigorozisht. Atë nuk mund ta trazojnë devijimet e njerëzve dhe ai nuk i pranon ato. Kush pason Kur'anin nuk mund të ndjekë dëshirat personale të devijuara, ashtu si dhe kush ndjek dëshirat personale nuk mund të pasojë Kur'anin madhështor. Për këtë arsye, Allahu i Madhëruar paralajmëron dhe kërcënon që të jemi të kujdesshëm në pasimin e këtij ligji. Ky kërcënim i drejtohej Profetit, - edhe pse ai ishte i ruajtur nga një gabim i tillë, - për dy shkaqe: së pari, për të treguar se Profeti ishte i ruajtur dhe, së dyti, që umeti i tij të jetë i kujdesshëm dhe pasues i Profetit në zbatimin e ligjit të Zotit.Por, nëse ndjek dëshirat e tyre, pas diturisë së madhe që të ka ardhur, ti nuk do të kesh as ndihmë e as mbrojtje prej Allahut. -Porosia e Allahut është që të mos ndjekësh dëshirat dhe devijimin e njerëzve, por të pasosh diturinë dhe dritën e Zotit. Nëse njeriu ndjek pasionet e devijuara, që nuk janë të ndriçuara nga drita e udhëzimit të Zotit, atëherë le ta dijë se nuk ka për të gjetur as mik, që ta ndihmojë për të arritur qëllimet e tij, dhe as mbrojtës, që ta ruajë nga të këqijat në dynja dhe në ahiret.

38

وَلَقَدْ أَرْسَلْنَا رُسُلًۭا مِّن قَبْلِكَ وَجَعَلْنَا لَهُمْ أَزْوَٰجًۭا وَذُرِّيَّةًۭ ۚ وَمَا كَانَ لِرَسُولٍ أَن يَأْتِىَ بِـَٔايَةٍ إِلَّا بِإِذْنِ ٱللَّهِ ۗ لِكُلِّ أَجَلٍۢ كِتَابٌۭ

Na, me të vërtetë, edhe para teje kemi dërguar pejgamberë dhe u kemi dhënë gra dhe pasardhës. Asnjë pejgamber nuk ka sjellë me vete asnjë mrekulli, përveç me lejen e Perëndisë. Çdo periudhë e kohës ka dispozita ligjore.

Ne edhe para teje dërguam profetë, të cilëve u mundësuam të kenë gra e fëmijë. -Ti nuk je i pari i dërguar ndër njerëz, që ata të habiten se Zoti të dërgoi ty si profet. Armiqtë e tu nuk kanë pse ta shohin si mangësi faktin që ti ke gra dhe fëmijë. Kjo habi e tyre është e pakuptimtë dhe pa vend, sepse ata e dinë shumë mirë se edhe profetët para teje kanë qenë të tillë. Atëherë kuptohet se ata kanë qëllime të këqija, duke dashur të justifikojnë ndjekjen e dëshirave të tyre dhe mosnënshtrimin ndaj ligjit të Zotit. Pikërisht për këtë arsye, ata kërkojnë prej teje shenja dhe mrekulli, duke pretenduar se nëse ua shfaq, atëherë do të besojnë. Por ti nuk ke asgjë në dorë, sepse gjithçka është në dorë të Allahut të Lartësuar.Asnjë i dërguar nuk solli argument, përveçse me lejen e Allahut. -Allahu i Lartësuar është Ai që lejon mrekullitë, në kohën kur Ai dëshiron dhe e ka përcaktuar që të ndodhin:Çdo kohë ka Librin e vet(ku përcaktohet caku i saj). -Një çështje që Zoti ka përcaktuar as nuk përshpejtohet dhe as nuk vonohet. Kështu, kërkesa e mohuesve për të përshpejtuar ndëshkimin ose për sjelljen e mrekullive nuk ndikon tek Allahu, që Ai të ndryshojë diçka të cilën e ka shkruar, edhe pse Allahu i Lartësuar vepron çfarë të dojë. Askush nuk mund të ndryshojë atë që Zoti dëshiron.

39

يَمْحُوا۟ ٱللَّهُ مَا يَشَآءُ وَيُثْبِتُ ۖ وَعِندَهُۥٓ أُمُّ ٱلْكِتَٰبِ

Perëndia shlyen çka të dojë e themelon çka të dojë; dhe tek Ai është Libri kryesor.

Allahu fshin çfarë të dojë dhe përforcon çfarë të dojë. -Allahu i Lartësuar fshin prej përcaktimeve të Tij çfarë të dëshirojë dhe e lë çfarë të dëshirojë. Megjithatë, duhet kuptuar se ky ndryshim ndodh jo në çështjet të cilat i ka shkruar lapsi i Zotit, sepse ajo që është shkruar nga lapsi i Zotit, - dhe që, sigurisht, është paraprirë nga dituria e Tij, - nuk ka mundësi të ndryshojë. Në të kundërt, ajo do të ishte mangësi dhe cenim i diturisë së Allahut të Lartësuar, që thotë:Tek Ai është Nëna e Librit. -Tek Allahu është "Leuhi Mahfudh", në të cilin është baza e të gjitha çështjeve. Ky themel nuk mund të ndryshojë kurrë. Ndryshimet ndodhin në degëzime, sikurse janë veprat e ditës dhe të natës, të cilat i shkruajnë melekët dhe për të cilat Allahu i Lartësuar ka caktuar shkaqe, të cilët bëjnë që ato vepra të krijesave të shkruhen ose të fshihen. Vetëm kur ka shkaqe të caktuara ndodh fshirja ose shkrimi i tyre. E ilustruar me shembuj, Allahu i Lartësuar e ka bërë bujarinë, mbajtjen e lidhjeve farefisnore dhe bamirësinë, si shkaqe për zgjatjen e jetës dhe shtimin e pasurisë për njeriun. Nga ana tjetër, Ai i ka bërë gjynahet shkaqe për pakësimin e mirësive dhe të jetës. Po kështu, ai njeri që realizon shkaqet e shpëtimit dhe ruajtjes nga shkatërrimi ka për të shpëtuar, ndërsa ai që nuk e bën diçka të tillë ka për t’u sprovuar. Mbi të gjitha këto, është Allahu i Madhëruar Ai që i administron dhe i rregullon çështjet dhe, sigurisht, që ky rregullim dhe administrim kurrë nuk mund të bien ndesh me diturinë e Tij dhe atë çka Ai e ka shkruar në "Leuhi Mahfudh", i cili është baza e gjithçkaje e nga i cili degëzohet gjithçka.

40

وَإِن مَّا نُرِيَنَّكَ بَعْضَ ٱلَّذِى نَعِدُهُمْ أَوْ نَتَوَفَّيَنَّكَ فَإِنَّمَا عَلَيْكَ ٱلْبَلَٰغُ وَعَلَيْنَا ٱلْحِسَابُ

Qoftë të të tregojmë Na ty, nga ajo që u kemi premtuar atyre, ose ta marrim shpirtin Na ty, ti je i obliguar vetëm ta shpallish (profetninë tënde e jo dënimin e tyre), se llogaria është te Ne.

Edhe nëse do të të mundësojmë ta shohësh(sa je gjallë)një pjesë të asaj që ua kemi premtuar atyre, apo të ta marrim shpirtin(para se të përfundojë e gjitha), detyra jote është vetëm kumtimi i qartë(i shpalljes), kurse gjykimi për ta i Yni. - Allahu i Lartësuar i drejtohet Profetit të Tij të dashur, Muhamedit a.s, dhe i thotë që të mos nxitohet duke kërkuar përshpejtimin e ndëshkimit të tyre. Një gjë është e sigurt: nëse ata do të vazhdojnë në shfrenimin e tyre dhe në refuzimin e besimit të drejtë, ka për t’i përfshirë ndëshkimi që u premtohet. Ky ndëshkim është në dorën e Zotit, i Cili mund ta realizojë ose gjatë jetës tënde ose në ahiret. Kjo është çështje që e vendos Zoti dhe nuk është detyra jote. Detyra jote është kumtimi i qartë i të vërtetës dhe i Shpalljes së Zotit për krijesat. Ndërsa llogaria e tyre është në dorën e Zotit: Ai do t’i marrë në llogari krijesat. Në dorën e Tij është shpërblimi ose ndëshkimi i tyre. Në vijim, Allahu i Lartësuar kërcënon ata që mohojnë të vërtetën:

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.