Muslim99Muslim99
← Tafsir library

12. Yusuf

Joseph · Meccan · 111 ayahs

سُورَةُ يُوسُفَ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 81–90 of 111

81

ٱرْجِعُوٓا۟ إِلَىٰٓ أَبِيكُمْ فَقُولُوا۟ يَٰٓأَبَانَآ إِنَّ ٱبْنَكَ سَرَقَ وَمَا شَهِدْنَآ إِلَّا بِمَا عَلِمْنَا وَمَا كُنَّا لِلْغَيْبِ حَٰفِظِينَ

Kthehuni te babai juaj dhe thuani: “O baba ynë, djali yt ka vjedhur. Na dëshmojmë vetëm për atë që dimë. Na nuk e kemi ditur një gjë të padukshme.

Ju kthehuni te babai juaj dhe i thoni: “O baba! Djali yt ka vjedhur.” -Thuajini atij se djali yt vodhi dhe u dënua pikërisht për vjedhjen e tij, prandaj ne nuk e patëm të mundur që ta sjellim këtu, me gjithë përpjekjet tona për ta realizuar një gjë të tillë.Ne dëshmojmë vetëm për atë që dimë. -Ne thjesht po dëshmojmë për atë që e pamë vetë dhe nuk po themi diçka që nuk e kemi parë. Ne e pamë me sytë tanë që ena e Mbretit u nxor pikërisht nga barra e kafshës së tij.Ne nuk mund ta parashikonim atë që ndodhi! -Nëse do ta dinim se çfarë do të ndodhte, kurrsesi nuk do të përpiqeshim ta merrnim Benjaminin me vete dhe kurrë nuk do të jepnim fjalën se do ta kthenim mbrapsht. Ne nuk mund ta mendonim se çështja do të shkonte deri në këtë pikë.

82

وَسْـَٔلِ ٱلْقَرْيَةَ ٱلَّتِى كُنَّا فِيهَا وَٱلْعِيرَ ٱلَّتِىٓ أَقْبَلْنَا فِيهَا ۖ وَإِنَّا لَصَٰدِقُونَ

Pyeti banorët e qytetit në të cilin kemi qenë dhe karavanin me të cilin kemi udhëtuar, dhe ne jemi të drejtë”.

Ti dërgo njerëz e pyet në qytetin ku ishim dhe karvanin me të cilin kemi ardhur! -Nëse ti dyshon në fjalët tona, atëherë pyet në qytetin ku ishim dhe karvanin me të cilin erdhëm. Edhe ata ishin dëshmitarë për këtë që po të themi.Ne po të themi të vërtetën. -Nuk po gënjejmë dhe nuk kemi tjetërsuar asgjë, por veç po themi atë që është reale. Por dëshpërimi i babait u shtua më tepër, prandaj nisi t’i akuzonte edhe për këtë rast, sikurse bëri në rastin e parë:

83

قَالَ بَلْ سَوَّلَتْ لَكُمْ أَنفُسُكُمْ أَمْرًۭا ۖ فَصَبْرٌۭ جَمِيلٌ ۖ عَسَى ٱللَّهُ أَن يَأْتِيَنِى بِهِمْ جَمِيعًا ۚ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلْعَلِيمُ ٱلْحَكِيمُ

Jakubi tha: “Jo, por shpirti juaj e ka kurdisur krejt këtë. Durimi im është, durim i bukur. Shpresoj se Perëndia do t’mi kthejë të gjithë, sepse Ai, me të vërtetë, është i Plotëdijshëm dhe i Gjithëdijshëm.

Ai(Jakubi)tha: “Jo, nuk është kështu, por ju keni sajuar diçka mes jush. Durimi është gjëja më e mirë.” -Unë do t’i kthehem sërish durimit fisnik, të papërzier me zemërim dhe ankesa të panevojshme drejtuar krijesave. Më pas, kur e pa që po i shtohej brenga më tepër, Jakubi nisi të lutej dhe të shpresonte tek Allahu që t’ia largonte këtë sprovë:Unë shpresoj që Allahu të m’i sjellë të gjithë; -Shpresoj që Allahu i Lartësuar të m’i sjellë mua të gjithë këtu. Jakubi e kishte fjalën për Beniaminin dhe për vëllain e tij më të madh, i cili kishte qëndruar në Egjipt.Ai është më i Dijturi, më i Urti! -Allahu është El Alim - i Gjithëdituri, i Cili e di shumë mirë gjendjen dhe nevojën time për mëshirën, bamirësinë dhe bujarinë e Tij. Gjithashtu, Ai është El Hakim - i Urti, që ka vendosur për gjithçka afatin dhe masën e vet, në bazë të urtësisë së Tij madhështore.

84

وَتَوَلَّىٰ عَنْهُمْ وَقَالَ يَٰٓأَسَفَىٰ عَلَىٰ يُوسُفَ وَٱبْيَضَّتْ عَيْنَاهُ مِنَ ٱلْحُزْنِ فَهُوَ كَظِيمٌۭ

(Jakubi) u kthye prej tyre dhe tha: “O i mjeri unë për Jusufin!” Sytë iu kishin zbardhur prej pikëllimit dhe ishte plot zemërim.

Pastaj, u ktheu shpinën atyre dhe tha: “Oh, i mjeri unë për Jusufin!” -Pasi i dhanë këtë lajm të dhimbshëm, Jakubi (a.s) u largua nga fëmijët e tij. Sytë iu zbardhën nga trishtimi, që vinte prej mallit të zjarrtë dhe të padurueshëm për djalin e tij. Ndërkohë tha: “Oh, i mjeri unë për Jusufin!". Dhimbja për djalin e dytë, e cila ishte e vogël në krahasim me të parën, ia trazoi dhimbjen e madhe të fatkeqësisë së parë dhe e bëri që ta nxirrte nga zemra e tij këtë brengë që e mundonte.Sytë iu zbardhën nga pikëllimi dhe e pushtoi trishtimi. - Zemra e tij ishte mbushur me trishtim. Fëmijët e tij duke u çuditur nga kjo gjendje dhe këto fjalë, i thanë:

85

قَالُوا۟ تَٱللَّهِ تَفْتَؤُا۟ تَذْكُرُ يُوسُفَ حَتَّىٰ تَكُونَ حَرَضًا أَوْ تَكُونَ مِنَ ٱلْهَٰلِكِينَ

(Bijtë e Jakubit) thanë: “Pasha Perëndinë, ti po e përmend Jusufin papra, saqë do të sëmuresh rëndë ose do të vdesish!”

Ata thanë: “Për Allahun! Ti po e përmend Jusufin pa pushim, saqë do të sëmuresh rëndë e do të vdesësh kështu”. -Ti kujton Jusufin pa reshtur. Po të vashdosh kështu, nuk do të jesh në gjendje as të lëvizësh dhe as të flasësh më. Atëherë Jakubi (a.s) u thotë:

86

قَالَ إِنَّمَآ أَشْكُوا۟ بَثِّى وَحُزْنِىٓ إِلَى ٱللَّهِ وَأَعْلَمُ مِنَ ٱللَّهِ مَا لَا تَعْلَمُونَ

(Jakubi) tha: “Unë, pikëllimin dhe zemrimin tim ia paraqes vetëm Perëndisë, e nga Perëndia e di atë që nuk e dini ju”.

Ai tha: “Unë hidhërimin tim ia parashtroj vetëm Allahut.” -Trishtimin që më ka pushtuar zemrën unë ia shpreh veçse Allahut, që është Një, i Vetëm dhe i Pashoq. Unë nuk iu qahem juve dhe asnjë krijese tjetër. Prandaj thoni çfarë të doni, sepse unë i ankohem vetëm Allahut të Madhëruar për dhimbjen time.Unë di për Allahun atë që nuk e dini ju. -Unë e di dhe jam i bindur se Allahu do të m’i kthejë fëmijët. Ai do të ma qetësojë zemrën dhe sytë, duke më bashkuar sërish me ta.

87

يَٰبَنِىَّ ٱذْهَبُوا۟ فَتَحَسَّسُوا۟ مِن يُوسُفَ وَأَخِيهِ وَلَا تَا۟يْـَٔسُوا۟ مِن رَّوْحِ ٱللَّهِ ۖ إِنَّهُۥ لَا يَا۟يْـَٔسُ مِن رَّوْحِ ٱللَّهِ إِلَّا ٱلْقَوْمُ ٱلْكَٰفِرُونَ

“O bijtë e mi, shkoni e hulumtonie Jusufin dhe vëllain e tij dhe mos e humbni shpresën në mëshirën e Perëndisë. Me të vërtetë, shpresën në mëshirën e Perëndisë nuk e humbin, përpos populli mohues”.

O bijtë e mi! Shkoni dhe kërkoni për Jusufin dhe vëllanë e tij,... -Jakubi (a.s) u bën thirrje djemve që të shkojnë e të bëjnë të pamundurën për të gjetur vëllezërit e tyre....e kurrë mos e humbni shpresën nga mëshira e Allahut! - Shpresa e vërtetë e bën njeriun që të përpiqet maksimalisht për të arritur qëllimin. Ndërsa humbja e shpresës e bën atë që të rëndohet dhe të plogështohet. Sigurisht, ajo që shpresojnë më tepër njerëzit është bujaria, mëshira dhe bamirësia e Allahut të Lartësuar.Shpresën në mëshirën e Allahut e humbin veçse jobesimtarët. -Për shkak të mosbesimit tek Allahu i Lartësuar dhe të paditurisë së tyre, mohuesit nuk shpresojnë te mëshira e Tij. Për këtë arsye, mos u bëni edhe ju si qafirët. Kjo tregon se shpresa tek mëshira dhe bujaria e Allahut është në varësi të besimit të njeriut. Kështu ata u nisën:

88

فَلَمَّا دَخَلُوا۟ عَلَيْهِ قَالُوا۟ يَٰٓأَيُّهَا ٱلْعَزِيزُ مَسَّنَا وَأَهْلَنَا ٱلضُّرُّ وَجِئْنَا بِبِضَٰعَةٍۢ مُّزْجَىٰةٍۢ فَأَوْفِ لَنَا ٱلْكَيْلَ وَتَصَدَّقْ عَلَيْنَآ ۖ إِنَّ ٱللَّهَ يَجْزِى ٱلْمُتَصَدِّقِينَ

Dhe kur ata dolën para Jusufit, thanë: “O ministër, neve dhe familjen tonë e ka goditur një fatkeqësi e madhe e kemi sjellë pak gjëra! E, ti na plotëso ushqimin tonë dhe bënë mirësi me ne! Se Perëndia, me të vërtetë, i shpërblen dhënësit e lëmoshës”.

Kur hynë tek ai(Jusufi), i thanë: “O zotëri! Ne dhe familjen tonë na ka goditur skamje e rëndë, prandaj kemi ardhur me pak mall(për shkëmbim).” -Ata shkuan te Jusufi dhe i treguan hallin e tyre, me përulësi, duke i thënë: Familja jonë është në nevojë, prandaj kemi ardhur me pak mall për këmbim, domethënë me një pagesë jo të kënaqshme. Ky mall nuk mjafton si pagesë për drithin që duam ne.Na e jep të plotë ngarkesën dhe na dhuro diçka më shumë! Allahu i shpërblen ata që dhurojnë. -Na e jep të plotë sasinë që kërkojmë, edhe pse nuk e kemi sjellë të plotë çmimin që ajo meriton. Na jep diçka më shumë me bujarinë tënde. Allahu i Lartësuar i shpërblen në dynja dhe ahiret ata që japin me bujari. Kur çështja arriti deri këtu, Jusufi (a.s.) u prek thellë në shpirt dhe iu dhimbsën të vëllezërit. Atëherë, ai e pa që ishte momenti më i përshtatshëm që t’u prezantohej dhe t’i qortonte për ato që kishin bërë.

89

قَالَ هَلْ عَلِمْتُم مَّا فَعَلْتُم بِيُوسُفَ وَأَخِيهِ إِذْ أَنتُمْ جَٰهِلُونَ

(Jusufi) tha: “A dini çka keni bërë me Jusufin dhe vëllain e tij, kur nuk keni qenë të vetëdijshëm?”

Ai u tha: “A e mbani mend se çfarë keni bërë me Jusufin dhe vëllanë e tij, kur ishit të paditur?” -Për sa i përket veprimit të tyre me Jusufin, është e qartë se ishte e padrejtë. Ndërsa për sa i përket sjelljes me vëllain tjetër, Beniaminin, mbase qëllimi i Jusufit ishte – dhe Allahu e di më së miri - që të tregonte se edhe me të ata ishin treguar të padrejtë kur thanë: “Në pastë vjedhur ky, ka pas vjedhur më parë edhe një vëlla i tij”. Ose ndoshta kishte për qëllim që të tregonte se shkaku i ndarjes edhe me vëllain e dytë Beniaminin ishin pikërisht ata. Ishin ata që i shkaktuan aq dhimbje dhe e sollën gjendjen në këtë pikë. Pastaj Jusufi (a.s) shtoi dhe tha: “... kur ishit të paditur.” Ky, në fakt, është një lloj justifikimi, duke treguar se ata vepruan ashtu për shkak të nxitimit dhe paditurisë së tyre, ose është një lloj qortimi për ta, duke u vënë në dukje se ata kishin vepruar njëlloj si injorantët dhe se ky është një nivel në të cilin ata nuk duhet të binin. Të tilla vepra nuk kishin lidhje me prejardhjen e tyre fisnike. Pas këtyre fjalëve, ata e kuptuan mirë se ai që po u drejtohej ishte Jusufi, prandaj dhe thanë:

90

قَالُوٓا۟ أَءِنَّكَ لَأَنتَ يُوسُفُ ۖ قَالَ أَنَا۠ يُوسُفُ وَهَٰذَآ أَخِى ۖ قَدْ مَنَّ ٱللَّهُ عَلَيْنَآ ۖ إِنَّهُۥ مَن يَتَّقِ وَيَصْبِرْ فَإِنَّ ٱللَّهَ لَا يُضِيعُ أَجْرَ ٱلْمُحْسِنِينَ

Ata thanë: “A mos qenke ti vallë, me të vërtetë, Jusufi?” Ai u përgjigj: “Po, unë jam Jusufi, e ky është vëllai im. Perëndia na ka bërë mirësi neve. Me të vërtetë, ai që ruhet nga të këqijat dhe bëhet i durueshëm, Perëndia, me të vërtetë, kurrë nuk ua humbë shpërblimin bamirësve.

Ata thanë: “Pse, vërtet, a ti je Jusufi?” Ai tha: “Unë jam Jusufi dhe ky është im vëlla. Allahu na dhuroi mirësi.” –Kuptimi: Allahu i Lartësuar na bëri mirësi të madhe me imanin dhe devotshmërinë që na dhuroi. Ai na dalloi mbi të tjerët dhe na nderoi duke na bërë vend në tokë, në jetën e kësaj dynjaje. Kjo e gjitha erdhi si rrjedhojë e dy vlerave të mrekullueshme: prej durimit dhe devotshmërisë.Me të vërtetë, ai që e ka frikë Allahun dhe bën durim, të jetë i sigurt se Allahu kurrë nuk ua humb shpërblimin punëmirëve. -Çdokush që ruhet dhe është i kujdesshëm që mos kryejë ato gjëra që Zoti i Madhëruar i ka ndaluar, çdokush që bën durim kundrejt dhimbjeve dhe fatkeqësive të shkruara nga Zoti dhe në zbatimin e urdhëresave të Tij, le të gëzohet, sepse “Allahu nuk ua humb shpërblimin punëmirëve”.

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.