Muslim99Muslim99
← Tafsir library

12. Yusuf

Joseph · Meccan · 111 ayahs

سُورَةُ يُوسُفَ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 61–70 of 111

61

قَالُوا۟ سَنُرَٰوِدُ عَنْهُ أَبَاهُ وَإِنَّا لَفَٰعِلُونَ

Ata thanë: “Na do të përpiqemi që disi ta sjellim nga baba i tij, dhe ne do të bëjmë këtë”.

Ata thanë: “Ne do të përpiqemi ta bindim babanë e tij për ta marrë.” -Kjo tregon se Jakubi (a.s) e kishte shumë merak edhe Beniaminin. Aq shumë e donte, saqë nuk duronte asnjë çast që ta kishte larg syve së tij. Në të vërtetë, Jakubi (a.s) ngushëllohej me praninë e Beniaminit pas humbjes së Jusufit. Prandaj dhe bijtë e tjerë të tij thanë se do të përpiqeshin shumë për ta marrë Beniaminin me vete. Pastaj thanë:Sido që të jetë, ne do ta bëjmë këtë. -Ne do ta bëjmë atë që ti na kërkon. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë:

62

وَقَالَ لِفِتْيَٰنِهِ ٱجْعَلُوا۟ بِضَٰعَتَهُمْ فِى رِحَالِهِمْ لَعَلَّهُمْ يَعْرِفُونَهَآ إِذَا ٱنقَلَبُوٓا۟ إِلَىٰٓ أَهْلِهِمْ لَعَلَّهُمْ يَرْجِعُونَ

(Jusufi) u tha atyre djelmoshave (nëpunësve) të vet: “Lënie pagesën, të hollat e tyre në barrët e tyre, e do t’i njohin ato kur të shkojnë ata te familja e vet, e do të kthehen përsëri te ne”.

Ai u tha shërbëtorëve të tij: “Vendoseni mallin(që e sollën si pagesë)së bashku me ngarkesën e tyre, që, kur të kthehen te familja e tyre, ta gjejnë aty!”. -Jusufi u drejtohet djemve që ishin në shërbimin e tij dhe i urdhëron që, përveç ngarkesës me ushqime që do t’u jepej vëllezërve të tij, të vendosnin edhe mallin që ata e kishin sjellë për këmbim dhe si pagesë.Ndoshta kështu do të kthehen sërish te ne. -Kur ata ta shohin, do të zihen ngushtë dhe do të kthehen përsëri për të kthyer mallin, që e kishin lënë si çmim. Në fakt, nga kjo kuptohet se Jusufi dëshironte t’i bindte ata më shumë për bujarinë dhe zemërgjerësinë e tij, duke i bërë të kuptonin se jo vetëm që u jepte furnizim të bollshëm, por ua kthente mbrapsht edhe mallin që kishin sjellë si çmim. E gjitha kjo, thjesht për t’u bërë bamirësi. Kështu, pasi të merrnin këtë mesazh bamirësie, sigurisht që do të ishin më të angazhuar që ta plotësonin kërkesën e Jusufit.

63

فَلَمَّا رَجَعُوٓا۟ إِلَىٰٓ أَبِيهِمْ قَالُوا۟ يَٰٓأَبَانَا مُنِعَ مِنَّا ٱلْكَيْلُ فَأَرْسِلْ مَعَنَآ أَخَانَا نَكْتَلْ وَإِنَّا لَهُۥ لَحَٰفِظُونَ

Kur u kthyen te baba i tyre, thanë: “O baba ynë! Nuk do të na japin më ushqim. Prandaj dërgoje me ne vëllain tonë, për të do të mund të marrim ushqim, e na, me të vërtetë, do ta ruajmë atë!”

Kur shkuan tek i ati, i thanë “O baba! Nuk na japin më drith...” -Nuk do të na japin furnizime nëse ti nuk e dërgon së bashku me ne vëllain tonë....Prandaj, na e jep me vete vëllanë tonë, që të mund të marrim drith! -Dërgoje së bashku me ne vëllain tonë, në mënyrë që të marrim përsëri prodhime dhe bereqet. Pastaj, duke dashur që ta qetësonin babain për sigurinë e vëllait të tyre, thanë:Të sigurojmë se do ta ruajmë atë. -Ne do ta ruajmë atë që mos t’i ndodhë asnjë e keqe. Jakubi (a.s) u thotë:

64

قَالَ هَلْ ءَامَنُكُمْ عَلَيْهِ إِلَّا كَمَآ أَمِنتُكُمْ عَلَىٰٓ أَخِيهِ مِن قَبْلُ ۖ فَٱللَّهُ خَيْرٌ حَٰفِظًۭا ۖ وَهُوَ أَرْحَمُ ٱلرَّٰحِمِينَ

(Baba) u tha: “A mos vallë t’jua besoj juve, ashtu siç ua pata besuar më parë vëllain e tij? Perëndia është ruajtësi më i mirë dhe Ai është më i mëshirshmi i mëshiruesve!”

Ai tha: “A t’jua besoj juve, sikurse bëra më parë me vëllanë e tij?!” -Kështu u betuat edhe për Jusufin, kur thatë se do ta ruanit mirë, por nuk e mbajtët premtimin. Për këtë arsye, unë nuk kam besim në fjalën tuaj se do ta ruani djalin e vogël. Besimi im është vetëm tek Allahu i Lartësuar dhe vetëm tek Ai mbështetem dhe kërkoj ndihmë:Allahu është mbrojtësi më i mirë dhe Ai është më Mëshiruesi i mëshiruesve. -Allahu e di shumë mirë gjendjen time dhe shpresoj që Ai të më mëshirojë, të më ruajë dhe të m’i kthejë të dashurit e mi. Me këto fjalë, duket se Jakubit në këto momente iu zbut zemra dhe filloi të mendonte për ta dërguar djalin me ta.

65

وَلَمَّا فَتَحُوا۟ مَتَٰعَهُمْ وَجَدُوا۟ بِضَٰعَتَهُمْ رُدَّتْ إِلَيْهِمْ ۖ قَالُوا۟ يَٰٓأَبَانَا مَا نَبْغِى ۖ هَٰذِهِۦ بِضَٰعَتُنَا رُدَّتْ إِلَيْنَا ۖ وَنَمِيرُ أَهْلَنَا وَنَحْفَظُ أَخَانَا وَنَزْدَادُ كَيْلَ بَعِيرٍۢ ۖ ذَٰلِكَ كَيْلٌۭ يَسِيرٌۭ

E, kur i çelën barrët e tyre, e gjetën pagën (të hollat) e tyre, që ua kishin kthyer, (atëherë) thanë: “O baba i ynë! Ç’duam më tepër? Këto, janë gjërat (të hollat) tona; na janë kthyer. Na, do ta furnizojmë familjen tonë dhe do ta ruajmë vëllain tonë, dhe do ta shtojmë një barrë deveje (ushqim), e kjo është barrë e lehtë”.

Kur(vëllezërit e Jusufit)hapën ngarkesën, gjetën aty mallin e tyre(për pagesë), që u ishte kthyer,... -Pas kësaj bisede, ata hapën barrët e ngarkuara në kafshët e tyre dhe atje panë se edhe malli që ata kishin dhënë në këmbim të këtij bereqeti ishte aty, së bashku me prodhimet e blera. Atëherë thanë: “O baba! Ç’duam më tepër? Çfarë të presim më dhe çfarë kërkojmë më shumë pas kësaj bujarie të madhe?! Jo vetëm që na e dha masën e ngarkesave të plotë, por na ka kthyer edhe mallin tonë të këmbimit:...dhe thanë: “O baba! Ç’duam më tepër?! Ky është malli ynë (për pagesë). Na qenka kthyer! -Ai na e ka kthyer çmimin në formën më bujare. Kjo do të thotë se ai është njeri me moral të lartë. Ky episod tregon se ata ishin të vetëdijshëm për faktin se Jusufi - të cilin ata nuk e njohën, - ua kishte kthyer me qëllim çmimin e bereqetit. Ata e kuptuan se ai kishte dashur t’u bënte mirë dhe t’i ndihmonte. Prandaj iu drejtuan edhe një herë babait të tyre, duke e nxitur që ta dërgonte së bashku me ta vëllain e vogël, Beniaminin.Ne do të kemi më shumë drithë për familjen tonë;... -Nëse shkojmë së bashku me vëllain tonë, atëherë do të marrim edhe një ngarkesë tjetër. Kështu do të furnizojmë familjen tonë me bereqet, për të cilin kemi nevojë aq shumë në këtë kohë krize....ne do të kujdesemi për vëllanë tonë dhe do të kemi edhe një ngarkesë deveje më shumë. -Duke ardhur edhe vëllai, ne do të shtojmë dhe një barrë deveje me ushqime, ashtu siç ka caktuar Ministri. Ne premtojmë se do ta ruajmë vëllain nga çdo e keqe.Kjo është veçse një sasi e vogël -Kjo barrë shtesë është e thjeshtë për sundimtarin. Gjithashtu, udhëtimi ynë nuk do të jetë shumë i gjatë, ndërkohë që dobia është kaq e madhe. Atëherë, Jakubi u tha:

66

قَالَ لَنْ أُرْسِلَهُۥ مَعَكُمْ حَتَّىٰ تُؤْتُونِ مَوْثِقًۭا مِّنَ ٱللَّهِ لَتَأْتُنَّنِى بِهِۦٓ إِلَّآ أَن يُحَاطَ بِكُمْ ۖ فَلَمَّآ ءَاتَوْهُ مَوْثِقَهُمْ قَالَ ٱللَّهُ عَلَىٰ مَا نَقُولُ وَكِيلٌۭ

(Baba) tha: “Unë kurrsesi nuk do ta dërgoj me ju, përderisa të mos betoheni ju në Perëndinë, se do të ma ktheni ate, përpos nëse ju rrezikon ndonjë e keqe e madhe (të gjithëve)”. E kur ata dhanë betimin e vet, (baba) u tha: “Perëndia është mbikëqyrës për atë që flasim ne”.

Ai(Jakubi)tha: “Nuk kam për ta dërguar atë me ju, derisa të më betoheni në Allahun, se do të ma ktheni pas, përveç nëse ju diktojnë rrethanat e vërtet nuk mundeni.” -Kuptimi: Betohuni në Allahun e Lartësuar se do të ma ktheni pas, përveç nëse ju diktojnë rrethanat e nuk mundeni, pra, vetëm nëse përballeni me diçka që nuk keni se çfarë t’i bëni.Kur ata u betuan me betime të forta, ai tha: “Allahu është Dëshmitar(dhe Ruajtës)për gjithçka që thamë.” -Pasi ata i dhanë fjalën për atë që ai u kërkoi, Jakubi tha: “Allahu është garantues për këtë që thamë”. Së bashku me Jakubin, edhe ata u betuan duke dëshmuar me bindje se Allahu i Lartësuar është mbikëqyrësi i asaj që thanë. Mjaftonte Ai si dëshmitari i tyre dhe mjaftonte që Ai t’i mbronte dhe t’i mbështeste gjatë udhëtimit.

67

وَقَالَ يَٰبَنِىَّ لَا تَدْخُلُوا۟ مِنۢ بَابٍۢ وَٰحِدٍۢ وَٱدْخُلُوا۟ مِنْ أَبْوَٰبٍۢ مُّتَفَرِّقَةٍۢ ۖ وَمَآ أُغْنِى عَنكُم مِّنَ ٱللَّهِ مِن شَىْءٍ ۖ إِنِ ٱلْحُكْمُ إِلَّا لِلَّهِ ۖ عَلَيْهِ تَوَكَّلْتُ ۖ وَعَلَيْهِ فَلْيَتَوَكَّلِ ٱلْمُتَوَكِّلُونَ

E ai tha: “O djemtë e mi, mos hyni në të njëjtën derë, por në dyer të ndryshme. Unë asgjë nuk mund të largoj prej jush (çka u ka caktuar) Perëndia! Se pushteti i përket vetëm Perëndisë. Tek ai mbështetem uën dhe tek Ai le të mbështeten ata që dëshirojnë të jenë të mbështetur (te Perëndia)!”

Ai tha: “O bijtë e mi! Mos hyni atje nga e njëjta portë, por nga porta të ndryshme!” -Pasi e lejoi djalin të shkonte me ta, Jakubi i porositi që, kur të mbërrinin në Egjipt, të mos hynin nga një portë të gjithë së bashku, por nga porta të ndryshme. Me sa dukej, ai i druhej syrit të keq dhe smirës dhe ziliqarëve, kur të shikonin ata djem të fuqishëm, vëllezër të një babai të vetëm, me një pamje të hijshme. Prandaj, për të qenë më i qetë, u tha që të ruheshin. Por, sigurisht, kjo ishte thjesht një këshillë, që Jakubi e tha për të qetësuar zemrën e tij, sepse siç tha edhe vetë më pas:Por(me këshillën time), unë nuk mund të shmang prej jush asgjë prej caktimit të Allahut. -Pa dyshim, që caktimi i Zotit do të realizohet patjetër. Prandaj dhe Allahu i Lartësuar thotë më pas:I gjithë pushteti i përket vetëm Allahut. -Vetëm Allahu është Ai që përcakton dhe vendos. Vendimet e Zotit realizohen në mënyrë të padiskutueshme.Unë vetëm Atij i mbështetem dhe vetëm Atij le t’i mbështeten besimtarët. -Unë i mbështetem vetëm Allahut të Lartësuar dhe vetëm ndihmën e Tij kërkoj. Edhe kjo porosi që po ju jap është thjesht një masë njerëzore, por unë përsëri i mbështetem veçse Allahut të Madhëruar. Me mbështetje të plotë tek Allahu i Lartësuar dhe duke shpresuar bindshëm se Ai do ta plotësojë lutjen, arrihet çdo synim.

68

وَلَمَّا دَخَلُوا۟ مِنْ حَيْثُ أَمَرَهُمْ أَبُوهُم مَّا كَانَ يُغْنِى عَنْهُم مِّنَ ٱللَّهِ مِن شَىْءٍ إِلَّا حَاجَةًۭ فِى نَفْسِ يَعْقُوبَ قَضَىٰهَا ۚ وَإِنَّهُۥ لَذُو عِلْمٍۢ لِّمَا عَلَّمْنَٰهُ وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَ ٱلنَّاسِ لَا يَعْلَمُونَ

Pasi që hynë (në qytet), ashtu siç i urdhëroi babai i tyre, kjo nuk u ndihmoi asgjë atyre para caktimit të Perëndisë, përpos dëshirës së Jakubit, të cilën ia plotësoi (Zoti). Ai (Jakubi), në të vërtetë, ka qenë dijetar i madh, sepse Ne e kemi mësuar, por shumica e njerëzve nuk e di (këtë).

Ata hynë atje ashtu siç i pati porositur i ati. Por, kjo nuk ishte diçka që do të mund t’i ndihmonte nga caktimi i Allahut. Ajo ishte veçse një dëshirë e Jakubit në veten e tij, të cilën e tha. -Vëllezërit e zbatuan porosinë e të atit, por, pa dyshim, ky veprim nuk do t’u sillte ndonjë gjë jashtë kaderit të Zotit të Lartësuar. Ajo ishte një dëshirë e Jakubit (a.s), i cili vërtet ishte i dhembshur me fëmijët e tij. Kështu atij do t’i qetësohej disi zemra prej ndonjë rreziku të mundshëm. Sigurisht, kjo porosi nuk vinte nga ndonjë mangësi në diturinë e Jakubit (a.s), sepse ai ishte profet i nderuar, shumë i ditur dhe i mençur, siç thotë Allahu i Lartësuar:Ai i dinte mirë ato që Ne i kishim mësuar,... -Jakubi zotëronte dituri të madhe, që Ne - thotë Allahu i Lartësuar - ia kishim mësuar, pa forcën apo aftësitë e tij për ta arritur. Ajo i erdhi vetëm si dhuratë, mirësi dhe bujari nga Allahu i Lartësuar....ndërsa shumica e njerëzve nuk i dinë. -Shumica e njerëzve nuk e dinë përfundimin e çështjeve dhe hollësitë e tyre. Po kështu ndodh edhe me shumë dijetarë. Ndonjëherë atyre u mungon dija e plotë rreth ligjeve dhe dispozitave të Zotit të Lartësuar. Shpesh, padituria e njerëzve është shumë e madhe. Madje, ajo çfarë njerëzit nuk e dinë është shumë herë më e madhe sesa ajo që ata e dinë dhe që Allahu i Lartësuar ua ka mundësuar ta mësojnë.

69

وَلَمَّا دَخَلُوا۟ عَلَىٰ يُوسُفَ ءَاوَىٰٓ إِلَيْهِ أَخَاهُ ۖ قَالَ إِنِّىٓ أَنَا۠ أَخُوكَ فَلَا تَبْتَئِسْ بِمَا كَانُوا۟ يَعْمَلُونَ

Dhe kur dolën para Jusufit, ky e afroi vëllaun e vet (Bunjamin) dhe i tha: “Unë me të vërtetë, jam vëllai yt dhe mos u hidhëro për atë që vepruan vëllezërit tanë!”

Kur u futën te Jusufi, ai e afroi pranë vetes vëllanë e vet dhe i tha: “Unë jam yt vëlla, por ti mos u mërzit për veprën e tyre!” -Kur i erdhën të vëllezërit, Jusufi afroi pranë vetes Beniaminin, të cilin ai ua kishte kërkuar ta sillnin në vizitën e radhës. Ai e veçoi të vëllanë dhe i tregoi fshehtas se ishte Jusufi, duke i thënë: “Mos u mërzit për veprën e tyre, sepse përfundimi do të jetë shumë më i mirë për ne.” Pastaj Jusufi (a.s) i tregoi Benjaminit planin që kishte përgatitur për ta mbajtur atë pranë vetes deri në fund.

70

فَلَمَّا جَهَّزَهُم بِجَهَازِهِمْ جَعَلَ ٱلسِّقَايَةَ فِى رَحْلِ أَخِيهِ ثُمَّ أَذَّنَ مُؤَذِّنٌ أَيَّتُهَا ٱلْعِيرُ إِنَّكُمْ لَسَٰرِقُونَ

Dhe pasi i furnizoi me ushqimin e nevojshëm, shtini një gotë (të çmueshme) në ngarkesën e vëllait të vet, e pastaj një thërritës thirri: “O karavan, ju me të vërtetë jeni vjedhësa!”

Pasi u dha furnizimet(e nevojshme), ai futi një enë(të çmueshme)në ngarkesën e vëllait të vet. -Ai ua përgatiti me kujdes dhe bollëk barrën e bereqetit dhe ua ngarkoi në deve, njëra nga të cilat ishte deveja e Beniaminit. Pas kësaj, ai e vuri enën matëse të ushqimit brenda ngarkesës së të vëllait. Kështu, kur ata po bënin për t’u larguar:...Pastaj një lajmëtar thirri: “O ju udhëtarë të karvanit! Ju qenkeni hajdutë të vërtetë!” -Mbase ky që thirri nuk dinte gjë rreth planit të Jusufit dhe për realitetin e gjërave. Pasi dëgjuan këtë fjalë:

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.