Muslim99Muslim99
← Tafsir library

12. Yusuf

Joseph · Meccan · 111 ayahs

سُورَةُ يُوسُفَ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 51–60 of 111

51

قَالَ مَا خَطْبُكُنَّ إِذْ رَٰوَدتُّنَّ يُوسُفَ عَن نَّفْسِهِۦ ۚ قُلْنَ حَٰشَ لِلَّهِ مَا عَلِمْنَا عَلَيْهِ مِن سُوٓءٍۢ ۚ قَالَتِ ٱمْرَأَتُ ٱلْعَزِيزِ ٱلْـَٰٔنَ حَصْحَصَ ٱلْحَقُّ أَنَا۠ رَٰوَدتُّهُۥ عَن نَّفْسِهِۦ وَإِنَّهُۥ لَمِنَ ٱلصَّٰدِقِينَ

(Mbreti u tha grave): “Si qe puna juaj kur deshët ta mashtronit Jusufin?” Ato thanë: “Perëndia na ruajtë! Na për të nuk dimë asgjë të keqe”. Gruaja e Azizit (ministrit) tha: “Tani do të dalë në shesh e vërteta! Unë jam përpjekur që ta mashtrojë atë, por ai me të vërtetë është prej njerëzve të drejtë.

Si qe puna juaj, kur deshët të tundonit Jusufin? -Ai u kërkoi shpjegim të qartë dhe të hollësishëm për Jusufin. A ishte ai vërtet fajtor për ato çfarë flitej dhe për të cilat ishte burgosur, apo ishte i pastër? Atëherë ato, duke dëshmuar për pastërtinë dhe pafajsinë e Jusufit, thanë:Zoti na ruajt! Nuk dimë që ai të ketë bërë ndonjë të keqe. -Nuk njohim ndonjë të keqe që mund ta ketë bërë ai, as të vogël dhe as të madhe. Me këtë deklaratë u rrëzua tërësisht akuza kundër Jusufit dhe mbeti vetëm dëshmia e gruas së Ministrit. Allahu i Lartësuar thotë:Gruaja e Ministrit tha: “Tani do të dalë në shesh e vërteta.” -Tani doli në pah e vërteta dhe u rrëzuan të gjitha akuzat që rëndonin mbi Jusufin. Ai u dënua padrejtësisht me burg, për shkak të një faji që kurrë nuk e pati kryer. Duke nxjerrë në pah më shumë pastërtinë e Jusufit, ajo tha:Isha unë ajo që ngulmova ta tundoj atë, kundër dëshirës së tij. Ai është vërtet njeri i drejtë. -Ai është i dëlirë dhe i vërtetë, si në fjalë, ashtu edhe në të gjitha veprat e tij. Pastaj ajo tha:

52

ذَٰلِكَ لِيَعْلَمَ أَنِّى لَمْ أَخُنْهُ بِٱلْغَيْبِ وَأَنَّ ٱللَّهَ لَا يَهْدِى كَيْدَ ٱلْخَآئِنِينَ

(Kur Jusufi mori vesh për të gjitha këto), tha: “Kjo është që ta dijë ai (ministri), se unë me të vërtetë, nuk e kam tradhëtuar atë gjatë kohës së mungesës së tij dhe, me të vërtetë Perëndia nuk i përfundon mirë dredhitë e tradhëtarëve.

Këtë e them për ta ditur se unë nuk e kam tradhtuar asnjëherë atë... -Unë e pranoj gabimin thjesht për një qëllim: për ta ditur se unë nuk e kam tradhtuar asnjëherë atë. Ka mundësi që ajo të ketë patur për qëllim sqarimin e burrit të saj, domethënë: “që ta kuptojë burri im se unë thjesht e tundova atë, por nuk kam bërë asgjë më tepër se kaq.”. Por ka mundësi që kuptimi të jetë gjithashtu: “që ta dijë Jusufi se, me këtë deklaratë, domethënë pranimi që isha unë ajo që e tundova atë, unë kam për qëllim që të dalë në pah sinqeriteti i tij. Le ta kuptojë ai se, edhe gjatë kohës kur ai ka qenë në burg, unë gjithmonë e kam pranuar dhe deklaruar pastërtinë e tij.”....dhe se Allahu nuk u jep sukses dredhive të tradhtarëve. -E bëj këtë dëshmi - thotë gruaja e Ministrit, - edhe për të treguar se çdo intrigant dhe trillues do ta pësojë një ditë nga intrigat dhe mashtrimet e tij. Nuk ka dyshim se çështja do të qartësohet dhe e vërteta do të dalë në pah. Por duke qenë se në fjalët e saj dukej qartë një lloj justifikimi dhe dëshmie për pastërtinë e shpirtit të saj, a thua se ajo nuk kishte kryer ndonjë faj ndaj Jusufit, menjëherë tha:

53

۞ وَمَآ أُبَرِّئُ نَفْسِىٓ ۚ إِنَّ ٱلنَّفْسَ لَأَمَّارَةٌۢ بِٱلسُّوٓءِ إِلَّا مَا رَحِمَ رَبِّىٓ ۚ إِنَّ رَبِّى غَفُورٌۭ رَّحِيمٌۭ

Unë nuk e shfajsoj veten, meqë shpirti (i njeriut) është fort i prirur për të keqe, përveç atij që e mëshiron Zoti im. Me të vërtetë, Zoti im është falës dhe mëshirues”.

Unë kurrsesi nuk e shfajësoj veten time. -Unë nuk dua të tregoj se jam e pafajshme në lidhje me animin drejt haramit dhe nuk e refuzoj se e dëshirova me forcë, madje planifikova edhe kurthin për ta realizuar këtë çështje. Unë e pranoj këtë gabim dhe dëshmoj se:Sigurisht, shpirti(i njeriut)është i prirur për ligësi,... -Nefsi urdhëron shpesh njeriun për të kryer vepra të këqija. Nefsi që urdhëron për të keq është ndër armët, miqtë dhe aleatët më të fortë të shejtanit të mallkuar. Përmes tij, i mallkuari ndërhyn dhe ndikon fort tek njerëzit, por jo tek të gjithë.përveç atij që e ka mëshiruar Zoti im. -Ata të cilët Allahu i Lartësuar i ka mëshiruar, i ka shpëtuar nga ky lloj nefsi (shpirti ose prirje) që i urdhëron për të këqija. Madje, tek ata, ky nefs është bërë “mutmeinne”- i qetë, që ka gjetur prehjen dhe kënaqësinë tek Zoti i tij. Ai është nënshtruar për t’iu bindur dhe për të jetuar sipas ftuesit të Allahut të Lartësuar dhe udhëzimeve të tij. Sigurisht, kjo nuk është aspak meritë e vetë nefsit, por është një dhuratë dhe bamirësi nga Allahu i Lartësuar, i Cili është Bujar, Mëshirëplotë dhe i Dashur me të zgjedhurit e Tij:Me të vërtetë, Zoti im është Falës i Madh e Mëshirëplotë. - Allahu është El Gafur - Falësi i Madh, i cili fal të gjitha gjynahet e atyre që i kryejnë ato dhe pastaj pendohen dhe kthehen të nënshtruar, duke kërkuar faljen dhe mëshirën e Tij. Gjithashtu, Allahu është El Rahim - Mëshirëplotë, sepse Ai ua pranon pendimin të penduarve, u jep sukses atyre që të bëjnë punë të mira dhe i ndihmon që të largohen nga çdo vepër e keqe. Ky është mendimi më i saktë në lidhje me këto ajete. Pra, këto fjalë janë thënë nga gruaja e Ministrit dhe jo nga Jusufi, sepse i gjithë konteksti e tregon këtë. Madje, Jusufi në ato momente ishte akoma në burg dhe nuk ishte pranë Mbretit. Atëherë, pasi të gjithë u qartësuan për pafajësinë dhe dëlirësinë e plotë të Jusufit, Mbreti tha:

54

وَقَالَ ٱلْمَلِكُ ٱئْتُونِى بِهِۦٓ أَسْتَخْلِصْهُ لِنَفْسِى ۖ فَلَمَّا كَلَّمَهُۥ قَالَ إِنَّكَ ٱلْيَوْمَ لَدَيْنَا مَكِينٌ أَمِينٌۭ

Dhe tha sundimtari (mbreti): “Ma sillni atë, do ta marr në suitën time (si këshilltar special)”. E, pasi bisedoi me të, i tha: “Prej sot, ti tek ne, ke pozitë të lartë dhe je i besuar”.

Atëherë, Mbreti tha: “Ma sillni këtu atë, ta mbaj pranë vetes sime!” -Kuptimi: Ma sillni këtu para meje, sepse unë e kam zgjedhur për të qenë nga shoqëruesit e mi më të afërt. Ai do të jetë i nderuar, i respektuar dhe i vlerësuar pranë meje.Pasi bisedoi me të, tha: “Tashmë ti ke një pozitë të lartë dhe je i besueshëm për ne.” -Kur Jusufi filloi t’i fliste, respekti i Mbretit për të u shtua, prandaj i tha: “Tashmë ti ke një pozitë të lartë dhe je i besueshëm për ne. Ti do të kesh postin e një sekretari besnik, që është në gjendje të ruajë sekretin. Atëherë Jusufi, duke dashur që të jetë edhe më i dobishëm për popullin, i thotë Mbretit:

55

قَالَ ٱجْعَلْنِى عَلَىٰ خَزَآئِنِ ٱلْأَرْضِ ۖ إِنِّى حَفِيظٌ عَلِيمٌۭ

(Jusufi) tha: “Më cakto të udhëheq thesarin e vendit. Unë, me të vërtetë, jam ruajtës dhe i dijshëm”.

Ai(Jusufi) tha: “Më cakto mua si përgjegjës të depove të vendit!” - Kështu, Jusufi i kërkoi që të bëhej ministër i depove dhe ekonomisë së mbretërisë, me qëllim që të kujdesej ai për të gjitha të ardhurat e tokës dhe administrimin e tyre. Më pas tha:Unë të ofroj besnikërinë dhe diturinë time. -Unë jam shumë i kujdesshëm. Pasurinë e vendit do ta shpenzoj atje ku duhet dhe asgjë nuk do të humbasë. Unë do të jem korrekt në mbulimin e kësaj detyre. Unë di si të administroj gjithçka që futet dhe del nga depoja. Unë të premtoj besnikëri dhe urtësi në punë. Kjo nuk tregon se Jusufi thjesht lakmonte të ishte në krye të kësaj detyre, por që ai dëshironte të ishte i dobishëm me diturinë dhe drejtësinë e tij. Duke qenë se ai i njihte mirë aftësitë e veta për ta bërë atë punë, ai e kuptoi se do të ishte shumë e dobishme për të gjithë njerëzit që këtë post ta merrte ai. Edhe nga ana tjetër, duke qenë se të tjerët nuk e kishin ndershmërinë dhe aftësinë e Jusufit, ai u ndie i detyruar që ta kërkonte haptas diçka të tillë. Pas kësaj kërkese, Mbreti e vendosi atë si përgjegjës të depove të mbretërisë, siç tregon Allahu i Lartësuar:

56

وَكَذَٰلِكَ مَكَّنَّا لِيُوسُفَ فِى ٱلْأَرْضِ يَتَبَوَّأُ مِنْهَا حَيْثُ يَشَآءُ ۚ نُصِيبُ بِرَحْمَتِنَا مَن نَّشَآءُ ۖ وَلَا نُضِيعُ أَجْرَ ٱلْمُحْسِنِينَ

Dhe kështu, ia dhamë Jusufit pozitën në vend (Misir), dhe ai në të vendosej ku të donte. Na e shpërblejmë me mëshirën Tonë, kë ë duam. Bamirësve nuk ua humbim shpërblimet.

Kështu, Ne i dhamë Jusufit pozitë të lartë në atë vend, që ai të zotëronte çfarë të dëshironte e ku të dëshironte. -Kështu, Allahu i Lartësuar i mundësoi Jusufit një jetë të mirë plot begati, pasuri, pushtet dhe autoritet. E si të ishte ndryshe, kur ajo ishte mirësi e dhuruar prej Allahut të Lartësuar për profetin e Tij të dashur dhe të devotshëm?! Thotë i Lartësuari:Ne e bekojmë me mëshirën Tonë atë që duam dhe kurrë nuk ua humbim shpërblimin vepërmirëve. -Kjo ishte mëshira e Allahut të Lartësuar për Jusufin. Ajo ishte dhuratë nga Allahu i Lartësuar, që është bujar dhe bamirës me të sinqertët dhe të dashurit e Tij. Sigurisht, mëshira e Allahut të Lartësuar për Jusufin dhe për të sinqertët nuk është e kufizuar vetëm për këtë botë, por edhe për ahiretin. Premtimi për botën e ardhshme është i mrekullueshëm:

57

وَلَأَجْرُ ٱلْءَاخِرَةِ خَيْرٌۭ لِّلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَكَانُوا۟ يَتَّقُونَ

E, shpërblimi i jetës tjetër është më i mirë për ata që besojnë dhe i druajnë Perëndisë.

Por pa dyshim, shpërblimi i botës tjetër është shumë më i mirë për ata që besojnë dhe janë të devotshëm. - Jusufi ishte një nga prijësit e vepërmirëve (muhsinin), prandaj meritoi shpërblim në dynja dhe në ahiret. Siç thotë Allahu i Lartësuar: shpërblimi i botës tjetër, është shumë herë më i mirë për besimtarët dhe të devotshmit, për ata që besojnë drejt dhe jetojnë sipas besimit të pastër. Ata largohen nga gjynahet e mëdha dhe nga gjynahet e vogla. Ndërsa imani i tyre i plotë konsiston në pranimin e sinqertë të gjithçkaje që ka urdhëruar Zoti të besohet, duke e shoqëruar me akte zemre dhe trupi, duke kryer të gjitha detyrimet dhe veprat e pëlqyeshme. Është ky lloj besimi që i shtyn ata të kryejnë të gjitha këto gjëra që i do dhe i pëlqen Allahu i Lartësuar.

58

وَجَآءَ إِخْوَةُ يُوسُفَ فَدَخَلُوا۟ عَلَيْهِ فَعَرَفَهُمْ وَهُمْ لَهُۥ مُنكِرُونَ

Dhe erdhën vëllezërit e Jusufit, e hyn tek ai. Ai i njohu ata, por ata nuk e njohën atë.

Jusufi (a.s) i administroi në mënyrën më të mirë depot dhe prodhimet bujqësore. Gjatë kohës së begatisë dhe shirave të bollshëm, i mbolli gjerësisht tokat e Egjiptit. Për magazinimin e prodhimit ai ndërtoi depo të mëdha, të papara ndonjëherë. Kështu, Jusufi krijoi mundësinë e ruajtjes të një mase sa më të madhe pasurie dhe ushqimesh. Pasi mbaruan vitet e begatisë, erdhën vitet e thatësirës dhe të krizës së madhe. Varfëria u përhap në të gjitha vendet rreth e rrotull, deri edhe në Palestinë, ku jetonin prindërit dhe vëllezërit e Jusufit. Në të tilla kushte, babai i tij, Jakubi (a.s), dërgoi bijtë e tij që të merrnin furnizimedrithi nga Egjipti. Më tej, Allahu i Lartësuar tregon:Vëllezërit e Jusufit erdhën dhe u futën tek ai. Ai i njohu, ndërsa ata nuk e njohën. Pasi i furnizoi me të gjithë mallrat e nevojshëm, u tha: “Më sillni këtu edhe vëllanë tuaj nga babai!” -Jusufi u peshoi dhe u bëri gati sasinë e drithit, ashtu sikurse vepronte me të tjerët. Si administrator i mençur që ishte, Jusufi nuk jepte më shumë sesa një masë deveje. Natyrisht, ai i pyeti vëllezërit e tij (pa rënë në sy) për gjendjen e tyre, dhe ata i treguan se kishin edhe një vëlla tjetër nga ana e babait, pra, i treguan për Beniaminin. Allahu i Lartësuar na tregon se Jusufi u kërkoi atyre që t’ia sillnin Beniaminin, duke u thënë: “Sillni këtu edhe vëllain tuaj nga babai!” Pastaj i nxiti më tej:A nuk e shikoni se unë jua jap ngarkesën të plotë dhe ju pres mirë? -Kuptimi: Unë nuk kursehem në mikpritje dhe bujari për ata që vijnë dhe kërkojnë furnizime. Pastaj i kërcënoi se nuk do t’u jepte furnizim nëse nuk do t’ia sillnin vëllain e tyre:

59

وَلَمَّا جَهَّزَهُم بِجَهَازِهِمْ قَالَ ٱئْتُونِى بِأَخٍۢ لَّكُم مِّنْ أَبِيكُمْ ۚ أَلَا تَرَوْنَ أَنِّىٓ أُوفِى ٱلْكَيْلَ وَأَنَا۠ خَيْرُ ٱلْمُنزِلِينَ

Dhe kur i furnizoi ata me ushqim të nevojshëm, tha: “Ma sillni vëllaun tuaj prej babës! A nuk po shihni se unë i plotësoj masat dhe unë jam më i miri mikpritës.

Jusufi (a.s) i administroi në mënyrën më të mirë depot dhe prodhimet bujqësore. Gjatë kohës së begatisë dhe shirave të bollshëm, i mbolli gjerësisht tokat e Egjiptit. Për magazinimin e prodhimit ai ndërtoi depo të mëdha, të papara ndonjëherë. Kështu, Jusufi krijoi mundësinë e ruajtjes të një mase sa më të madhe pasurie dhe ushqimesh. Pasi mbaruan vitet e begatisë, erdhën vitet e thatësirës dhe të krizës së madhe. Varfëria u përhap në të gjitha vendet rreth e rrotull, deri edhe në Palestinë, ku jetonin prindërit dhe vëllezërit e Jusufit. Në të tilla kushte, babai i tij, Jakubi (a.s), dërgoi bijtë e tij që të merrnin furnizimedrithi nga Egjipti. Më tej, Allahu i Lartësuar tregon:Vëllezërit e Jusufit erdhën dhe u futën tek ai. Ai i njohu, ndërsa ata nuk e njohën. Pasi i furnizoi me të gjithë mallrat e nevojshëm, u tha: “Më sillni këtu edhe vëllanë tuaj nga babai!” -Jusufi u peshoi dhe u bëri gati sasinë e drithit, ashtu sikurse vepronte me të tjerët. Si administrator i mençur që ishte, Jusufi nuk jepte më shumë sesa një masë deveje. Natyrisht, ai i pyeti vëllezërit e tij (pa rënë në sy) për gjendjen e tyre, dhe ata i treguan se kishin edhe një vëlla tjetër nga ana e babait, pra, i treguan për Beniaminin. Allahu i Lartësuar na tregon se Jusufi u kërkoi atyre që t’ia sillnin Beniaminin, duke u thënë: “Sillni këtu edhe vëllain tuaj nga babai!” Pastaj i nxiti më tej:A nuk e shikoni se unë jua jap ngarkesën të plotë dhe ju pres mirë? -Kuptimi: Unë nuk kursehem në mikpritje dhe bujari për ata që vijnë dhe kërkojnë furnizime. Pastaj i kërcënoi se nuk do t’u jepte furnizim nëse nuk do t’ia sillnin vëllain e tyre:

60

فَإِن لَّمْ تَأْتُونِى بِهِۦ فَلَا كَيْلَ لَكُمْ عِندِى وَلَا تَقْرَبُونِ

Nëse nuk ma sillni atë (vëllaun tuaj), nuk do të ketë tek unë më ushqim për ju dhe mos ejani te ne!”

Nëse nuk ma sillni atë, nuk keni për të marrë drith tek unë e as mos u afroni këtej! -Duke e ditur se ata kishin shumë nevojë për furnizime, pa dyshim që do të përpiqeshin ta sillnin edhe vëllain e tyre, Beniaminin.

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.