قَالَ مَا خَطْبُكُنَّ إِذْ رَٰوَدتُّنَّ يُوسُفَ عَن نَّفْسِهِۦ ۚ قُلْنَ حَٰشَ لِلَّهِ مَا عَلِمْنَا عَلَيْهِ مِن سُوٓءٍۢ ۚ قَالَتِ ٱمْرَأَتُ ٱلْعَزِيزِ ٱلْـَٰٔنَ حَصْحَصَ ٱلْحَقُّ أَنَا۠ رَٰوَدتُّهُۥ عَن نَّفْسِهِۦ وَإِنَّهُۥ لَمِنَ ٱلصَّٰدِقِينَ
(Mbreti u tha grave): “Si qe puna juaj kur deshët ta mashtronit Jusufin?” Ato thanë: “Perëndia na ruajtë! Na për të nuk dimë asgjë të keqe”. Gruaja e Azizit (ministrit) tha: “Tani do të dalë në shesh e vërteta! Unë jam përpjekur që ta mashtrojë atë, por ai me të vërtetë është prej njerëzve të drejtë.
Si qe puna juaj, kur deshët të tundonit Jusufin? -Ai u kërkoi shpjegim të qartë dhe të hollësishëm për Jusufin. A ishte ai vërtet fajtor për ato çfarë flitej dhe për të cilat ishte burgosur, apo ishte i pastër? Atëherë ato, duke dëshmuar për pastërtinë dhe pafajsinë e Jusufit, thanë:Zoti na ruajt! Nuk dimë që ai të ketë bërë ndonjë të keqe. -Nuk njohim ndonjë të keqe që mund ta ketë bërë ai, as të vogël dhe as të madhe. Me këtë deklaratë u rrëzua tërësisht akuza kundër Jusufit dhe mbeti vetëm dëshmia e gruas së Ministrit. Allahu i Lartësuar thotë:Gruaja e Ministrit tha: “Tani do të dalë në shesh e vërteta.” -Tani doli në pah e vërteta dhe u rrëzuan të gjitha akuzat që rëndonin mbi Jusufin. Ai u dënua padrejtësisht me burg, për shkak të një faji që kurrë nuk e pati kryer. Duke nxjerrë në pah më shumë pastërtinë e Jusufit, ajo tha:Isha unë ajo që ngulmova ta tundoj atë, kundër dëshirës së tij. Ai është vërtet njeri i drejtë. -Ai është i dëlirë dhe i vërtetë, si në fjalë, ashtu edhe në të gjitha veprat e tij. Pastaj ajo tha: