Muslim99Muslim99
← Tafsir library

12. Yusuf

Joseph · Meccan · 111 ayahs

سُورَةُ يُوسُفَ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 31–40 of 111

31

فَلَمَّا سَمِعَتْ بِمَكْرِهِنَّ أَرْسَلَتْ إِلَيْهِنَّ وَأَعْتَدَتْ لَهُنَّ مُتَّكَـًۭٔا وَءَاتَتْ كُلَّ وَٰحِدَةٍۢ مِّنْهُنَّ سِكِّينًۭا وَقَالَتِ ٱخْرُجْ عَلَيْهِنَّ ۖ فَلَمَّا رَأَيْنَهُۥٓ أَكْبَرْنَهُۥ وَقَطَّعْنَ أَيْدِيَهُنَّ وَقُلْنَ حَٰشَ لِلَّهِ مَا هَٰذَا بَشَرًا إِنْ هَٰذَآ إِلَّا مَلَكٌۭ كَرِيمٌۭ

Dhe kur ajo dërgjoi për thashethënat e tyre, i thirri ato në gosti dhe çdonjërës nga ato ia dha nga një thikë (për të ngrënë pemë dhe mish) dhe i tha (Jusufit): “Dil para tyre!” E kur e panë atë, u mahnitën nga bukuria e tij dhe u prenë duarve, e thanë: “O Zot, o Zot! Ky nuk është njeri, por ky shtë vetëm një engjëll fisnik!”

Kur ajo dëgjoi për thashethemet e tyre, u çoi fjalë për t’i ftuar... -Atëherë, gruaja e Ministrit i ftoi gratë e qytetit në pallatin e saj për një gosti, me qëllim që atje t’u prezantonte Jusufin (a.s.)....dhe u përgatiti një gosti. Çdonjërës prej tyre i dha nga një thikë dhe i tha atij(Jusufit): “Dil para tyre!” -Ajo shtroi një tryezë plot me ushqime dhe pije të shijshme. Disa ushqime ose fruta kishin nevojë për thikë, siç janë qitrot për shembull, prandaj të gjitha gratë morën nga një të tillë. Më pas, ajo urdhëron Jusufin të dilte para atyre, me gjithë bukurinë dhe hijeshinë e tij. Duke përshkruar reagimin e tyre të çuditshëm, Allahu i Madhëruar thotë:Kur e panë, ato ngelën të shtangura(nga bukuria e tij), aq sa prenë edhe duart dhe pastaj thanë: “Allahut i qofshim falë! Ky nuk është njeri. Ky duhet të jetë ndonjë melek fisnik.” - Ato u mahnitën nga bukuria e Jusufit. Ato nuk kishin parë kurrë një bukuri të tillë. Aq u çuditën dhe u mrekulluan nga ajo pamje, saqë Allahu i Plotfuqishëm thotë: “aq sa prenë edhe duart”. Ato prenë duart e veta me thikat që kishin për të prerë frutat dhe ushqimet, duke thënë: “Allahut i qofshim falë! Ky nuk është njeri. Ky duhet të jetë ndonjë melek fisnik.” Jusufit i ishte dhënë një bukuri, nur e hijeshi e jashtëzakonshme. Për të gjithë ata që e shikonin, ai ishte një shenjë dhe një argument bindës për madhështinë e veprës së Allahut të Lartësuar. Në fakt, gratë panë vetëm bukurinë e jashtme të Jusufit, pa vërejtur bukurinë e tij të brendshme, e megjithatë u mahnitën pas tij. Pa dyshim, në të tillë situatë, ato e kuptuan qartë justifikimin e gruas së Ministrit dhe se çfarë kishte ndodhur me të. Kështu, pasi u tregoi bukurinë e jashtme të Jusufit, gruaja e Ministrit u foli grave të tjera edhe për bukurinë e tij të brendshme: për ndeshmërinë dhe pastërtinë e tij morale të plotë. Jo vetëm kaq, por e dehur tërësisht nga dashuria për të, ajo nuk pyeti fare se çfarë mendonin të tjerët, por nisi t’u tregonte vetë se si e kishte joshur Jusufin dhe se si ai ishte përmbajtur dhe i ishte larguar këtij tundimi. Pastaj tha:

32

قَالَتْ فَذَٰلِكُنَّ ٱلَّذِى لُمْتُنَّنِى فِيهِ ۖ وَلَقَدْ رَٰوَدتُّهُۥ عَن نَّفْسِهِۦ فَٱسْتَعْصَمَ ۖ وَلَئِن لَّمْ يَفْعَلْ مَآ ءَامُرُهُۥ لَيُسْجَنَنَّ وَلَيَكُونًۭا مِّنَ ٱلصَّٰغِرِينَ

Ajo tha: “Jo, ky është ai, për të cilin ju më qortuat. Jam përpjekur ta përvetësoj, por ai është ruajtur. Nëse nuk do ta bëjë atë që e urdhëroj unë, me siguro do të burgoset dhe do të poshtërohet”.

Atëherë, ajo tha: “Ja, ky është ai, për të cilin ju më fajsuat. Unë u përpoqa ta tundoja atë, po ai u përmbajt fort.” -Me gjithë këmbënguljen e saj për ta joshur, Jusufi ishte larguar dhe ishte mbrojtur. Nga ana tjetër, sa më shumë kalonte koha, aq më tepër shtohej dashuria për këtë djalosh kaq të përmbajtur dhe të ndershëm. E verbuar dhe e dehur nga kjo dashuri, mu në sy të atyre grave të tjera, ajo thotë:Por, nëse nuk bën atë që e urdhëroj unë, ai do të burgoset dhe do të poshtërohet. -Me anë të kërcënimit, ajo kërkonte të plotësonte dëshirën e saj. Por Jusufi (a.s) i drejtohet Zotit të tij, duke i kërkuar strehim, mbrojtje dhe ndihmë, që ta shpëtonte nga kurthi i tyre:

33

قَالَ رَبِّ ٱلسِّجْنُ أَحَبُّ إِلَىَّ مِمَّا يَدْعُونَنِىٓ إِلَيْهِ ۖ وَإِلَّا تَصْرِفْ عَنِّى كَيْدَهُنَّ أَصْبُ إِلَيْهِنَّ وَأَكُن مِّنَ ٱلْجَٰهِلِينَ

(Jusufi) tha: “O Zoti im, më shumë e dua burgun se atë që më ofrojnë ato. E, nëse ti nuk e largon prej meje dredhinë e tyre, unë do të prirem kah ato dhe do të bëhem njëri nga xhahilat”.

Ai tha: “O Zoti im! Parapëlqej më shumë burgun, sesa atë ku më ftojnë ato.” -Kjo tregon se edhe gratë e tjera filluan ta joshnin Jusufin që të bënte edhe me to atë që kërkonte zonja e tij. Megjithatë, Jusufi zgjodhi më mirë burgun dhe ndëshkimin e kësaj dynjaje, kundrejt kënaqësisë së përkohshme, që sjell ndëshkimin e ashpër dhe zemërimin e Allahut të Lartësuar. Pastaj, me përunjësinë dhe përgjërimin e një robi plot edukatë dhe madhërim për Zotin e tij, ai u lut:Nëse Ti nuk e largon kurthin e tyre prej meje, unë mund të prirem drejt tyre e të hyj në rradhën e të paditurve. - Kuptimi: Pas gjithë këtyre joshjeve dhe intrigave, unë mund të tërhiqem prej tyre, sepse unë jam i dobët dhe i pafuqishëm. Unë nuk mund të duroj të tilla sprova, nëse Ti, o Zoti im, nuk e largon prej meje efektin e këtyre joshjeve. Pa ndihmën dhe mëshirën Tënde, unë mund të anoj për nga ato, duke u bërë kështu një i paditur. Do të ishte injorancë e thellë prej meje, nëse do t’i jepja përparësi një kënaqësie të përkohshme dhe kaq të parëndësishme, ndaj premtimit të Allahut të Madhëruar. Nëse do të harroja kënaqësitë e përsëritshme, të njëpasnjësh-me, të pafundme dhe të përjetshme në Xhenetin e begatshëm të Allahut të Lartësuar, do të isha më i humburi dhe i dëshpëruari. Kënaqësitë e Xhenetit janë të larmishme, të shumta dhe të përjetshme. Asnjëherë nuk velesh prej tyre. Dituria, urtësia dhe mençuria të bëjnë që t’i japësh përparësi dobisë dhe kënaqësisë më të madhe dhe të përjetshme. Atëherë, Allahu i plotfuqishëm thotë:

34

فَٱسْتَجَابَ لَهُۥ رَبُّهُۥ فَصَرَفَ عَنْهُ كَيْدَهُنَّ ۚ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلْعَلِيمُ

Dhe Zoti ia plotësoi lutjen e tij dhe shmangu nga ai dredhitë e tyre. Me të vërtetë, Ai dëgjon dhe di çdo gjë.

Zoti e pranoi lutjen e tij dhe ia largoi kurthin e tyre. -Allahu i Madhëruar iu përgjigj Jusufit, duke e larguar kurthin e tyre. Gruaja e Ministrit vazhdonte ta joshte, por ai vazhdonte t’i mbështetej e t’i kërkonte ndihmë Allahut të Lartësuar aq sa mundej, derisa ajo i humbi shpresat. Kështu, Allahu i Plotfuqishëm e largoi të keqen e saj.Vërtet, Ai dëgjon e di gjithçka. -Allahu e dëgjon atë që lutet dhe është i gjithëditur për qëllimet që fshihen në gjoks. Ai di edhe për dobësinë e njeriut në të gjitha aspektet. Njeriu është i pafuqishëm vetë dhe kurrë nuk ka sukses pa ndihmën, mbështetjen dhe butësinë e Allahut të Lartësuar. Kështu e shpëtoi Allahu i Madhëruar Jusufin (a.s) nga kjo sprovë kaq e vështirë dhe shkatërruese, por çështja tashmë ishte përhapur te njerëzit. Mes tyre kishte nga ata që e justifikonin, kishte nga ata që shpifnin dhe kishte nga ata që qortonin. Atëherë, paria mori një vendim:

35

ثُمَّ بَدَا لَهُم مِّنۢ بَعْدِ مَا رَأَوُا۟ ٱلْءَايَٰتِ لَيَسْجُنُنَّهُۥ حَتَّىٰ حِينٍۢ

E pastaj i rë ndërmend atyre (familjes së gruas) – pasi panë argumentet (mbi ndershmërinë e Jusufit) që ta burgosin për një kohë.

Më pas, edhe pasi panë argumentet, ata e vendosën (padrejtësisht)që ta burgosnin atë (Jusufin) për njëfarë kohe. -Duke parë situatën që ishte krijuar, edhe pse kishte argumente të qarta që tregonin për pastërtinë dhe pafajësinë e Jusufit, ata vendosën që ta burgosnin atë për njëfarë kohe.

36

وَدَخَلَ مَعَهُ ٱلسِّجْنَ فَتَيَانِ ۖ قَالَ أَحَدُهُمَآ إِنِّىٓ أَرَىٰنِىٓ أَعْصِرُ خَمْرًۭا ۖ وَقَالَ ٱلْءَاخَرُ إِنِّىٓ أَرَىٰنِىٓ أَحْمِلُ فَوْقَ رَأْسِى خُبْزًۭا تَأْكُلُ ٱلطَّيْرُ مِنْهُ ۖ نَبِّئْنَا بِتَأْوِيلِهِۦٓ ۖ إِنَّا نَرَىٰكَ مِنَ ٱلْمُحْسِنِينَ

Me të hynë në burg dhe dy djelmosha. Njeri prej tyre tha: “Unë kam parë (në ëndërr) veten se si shtrydhja verë”. E tjetri tha: “Unë kam parë (në ëndërr) veten, se si bartja bukë në kokë, të cilën e hanin shpendët. Shpjegona (o Jusuf) komentimin e tyre. Na, me të vërtetë, shohim se ti je prej njerëzve bamirës”.

Së bashku me të, hynë në burg dy të rinj. -Në burg bashkë me Jusufin (a.s) ishin edhe dy djem të rinj. Ata kishin parë nga një ëndërr dhe ia treguan Jusufit, në mënyrë që ai t’ua shpjegonte:Njëri prej tyre tha: “Unë pashë në ëndërr sikur po shtrydhja rrush(për verë)”. Ndërsa tjetri tha: “Unë pashë në ëndërr sikur po mbaja mbi kokë një bukë, që po e çukisnin zogjtë.” -Ata pyetën Jusufin se ç’kuptim kishin ëndrrat e tyre. Ata i thanë: “Ne të shohim se ti je bamirës me njerëzit.”A mund të na i shpjegosh këto ëndrra, se dukesh vërtet që je njeri i mirë?” -Tregohu i mirë me ne dhe na shpjego ëndrrat tona, ashtu siç je treguar i mirë me të tjerët. Kështu, ata kërkuan të miqësoheshin me Jusufin, duke e vlerësuar për bamirësinë dhe mirësjelljen e tij ndaj njerëzve. Atëherë, Jusufi (a.s) iu përgjigj:

37

قَالَ لَا يَأْتِيكُمَا طَعَامٌۭ تُرْزَقَانِهِۦٓ إِلَّا نَبَّأْتُكُمَا بِتَأْوِيلِهِۦ قَبْلَ أَن يَأْتِيَكُمَا ۚ ذَٰلِكُمَا مِمَّا عَلَّمَنِى رَبِّىٓ ۚ إِنِّى تَرَكْتُ مِلَّةَ قَوْمٍۢ لَّا يُؤْمِنُونَ بِٱللَّهِ وَهُم بِٱلْءَاخِرَةِ هُمْ كَٰفِرُونَ

(Jusufi) tha: “Nuk do t’ju vijë asnjë shujtë e ushqimit, me të cilin ushqeheni ju, e që unë të mos u lajmëroj për atë (përmbajtjen) para se t’ju vijë. Kjo është prej dijenive që m’i ka mësuar Zoti im. Unë e kam flakë fenë e popullit që nuk beson Perëndinë dhe i cili mohon jetën tjetër,

Ai tha: “Përpara se të vijë ushqimi që hani, unë kam për t'jua shpjeguar ato(ëndra)që patë.” -Qetësohuni, sepse shumë shpejt do t’jua shpjegoj ëndrrat që keni parë, para se të vijë ushqimi i drekës apo i darkës. Me sa duket, para se t’ua shpjegonte ëndrrat, Jusufi shfrytëzoi rastin kur ata ishin të gatshëm për ta dëgjuar, për t’i ftuar ata në besimin e drejtë dhe teuhid, duke shpresuar që ata ta pranonin ftesën e tij. Ai u foli me urtësi dhe ngrohtësi:Këtë gjë ma ka mësuar Zoti im. -Shpjegimi i ëndrrave është dhunti prej Zotit tim, duke më dalluar mbi të tjerët.Unë i kam braktisur ata njerëz që nuk besojnë në Allahun dhe që e mohojnë jetën tjetër. -Kuptimi: Unë e kam konsideruar si diçka të braktisur dhe kurrë nuk e kam pranuar fenë e atyre që nuk besojnë në ahiret. Asnjëherë nuk kam qenë pjesë e besimit të shtrembëruar dhe të devijuar të popujve të humbur, por gjithmonë jam larguar prej tyre. Ky ajet nuk duhet keqkuptuar dhe kurrsesi nuk mund të thuhet se Jusufi ka qenë më përpara në fenë e devijuar dhe pastaj e ka lënë atë, përkundrazi:

38

وَٱتَّبَعْتُ مِلَّةَ ءَابَآءِىٓ إِبْرَٰهِيمَ وَإِسْحَٰقَ وَيَعْقُوبَ ۚ مَا كَانَ لَنَآ أَن نُّشْرِكَ بِٱللَّهِ مِن شَىْءٍۢ ۚ ذَٰلِكَ مِن فَضْلِ ٱللَّهِ عَلَيْنَا وَعَلَى ٱلنَّاسِ وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَ ٱلنَّاسِ لَا يَشْكُرُونَ

dhe besoj fenë e të parëve të mi – Ibrahimit, Is’hakut dhe Jakubit; për ne nuk bënë që Perëndisë t’i bëjmë shok – asgjë. Kjo është dhuntia e Perëndisë ndaj nesh dhe njerëzve tjerë, por shumica e njerëzve nuk janë mirënjohës.

Unë ndjek fenë e etërve të mi: Ibrahimit, Is’hakut dhe Jakubit. -Pastaj, Jusufi u shpjegoi se cila ishte kjo fe, duke thënë:Ne kurrë nuk i kemi bërë shok Allahut. -Nuk mund të ndodhë kurrë që ne t’i bëjmë shirk Allahut të Madhëruar, por e njësojmë gjithmonë Atë, duke e adhuruar si një të vetëm, ashtu sikurse na ka mësuar dhe na ka udhëzuar vetë Ai përmes Shpalljes.Kjo është prej mirësive të shumta të Allahut për ne dhe për njerëzimin në tërësi,... -Kjo është prej mirësisë dhe mëshirës së Allahut, që na ka dalluar mbi të tjerët. Ata që Allahu i Madhëruar i ka udhëzuar në këtë fe janë të dalluar mbi të gjithë njerëzit e tjerë. Nuk ka mirësi më të madhe sesa mirësia e ‘Islamit’, pra, e dorëzimit tërësisht tek Allahu i Madhëruar, sipas fesë së pastër të Tij. Kush e pranon këtë fe dhe nënshtrohet për të jetuar sipas saj, është vërtet i zgjedhur dhe fatlum, sepse i është dhënë mirësia më e madhe nga Allahu i Madhëruar, me të cilën arrin lumturinë në dynja dhe ahiret....por shumica e njerëzve nuk tregojnë mirënjohje për këtë. -Atyre u ofrohet mirësia, bujaria dhe mëshira e Allahut të Madhëruar, u ofrohet udhëzimi i Tij i mrekullueshëm dhe lumturues, e megjithatë, ata nuk e pranojnë, nuk e respektojnë dhe nuk e trajtojnë seriozisht, duke i dhënë hakun që i takon.Këto ajete janë një mësim i vyer për rrugën që duhet të ndjekim kur ftojmë njerëzit në fe. Jusufi vërejti se dy djemtë e burgut e respektonin dhe e vlerësonin si bamirës ndaj tyre. Për këtë arsye, ai u mësoi se kjo vlerë që ata shihnin tek ai ishte thjesht një dhuratë prej Allahut të Lartësuar. Kjo mirësi - u shpjegoi Jusufi - ka disa faktorë. Fillimisht, ajo bazohet në lënien e idhujtarisë dhe pasimin e rrugës së profetëve pararendës të Allahut të Madhëruar. Kjo gjë më bëri që ju të më respektoni dhe më nderoni tani. Nëse edhe ju dëshironi që të respektoheni dhe të jeni bamirës, duhet që të ndiqni të njëjtën rrugë. Pastaj Jusufi i fton haptazi në besimin e pastër monoteist:

39

يَٰصَىٰحِبَىِ ٱلسِّجْنِ ءَأَرْبَابٌۭ مُّتَفَرِّقُونَ خَيْرٌ أَمِ ٱللَّهُ ٱلْوَٰحِدُ ٱلْقَهَّارُ

O shokët e mi të burgut! A janë më të mirë zotrat e llojllojshëm apo Perëndia, i Vetmi dhe Ngadhnjimtari?

O dy shokët e mi të burgut! Si mendoni ju, a është më mirë të adhurohen zota të ndryshëm apo veç Allahu, që është Një e Ngadhënjimtar? -Kuptimi: Mendoni pak! Si, vallë, mund t’u nënshtrohesh ca krijesave të dobëta, që nuk kanë mundësi të bëjnë mirë apo keq, as të japin dhe as të privojnë?! Ato janë thjesht krijesa: pemë, gurë, melekë, xhindë etj., që adhurohen nga idhujtarët pa asnjë fakt nga Zoti i Madhërishëm. A janë këta më të mirë, apo është Allahu i Madhërishëm, i Cili ka cilësitë më absolute, më të plota dhe larg mangësive? Allahu është ‘El Uâĥid’ - i Vetmi dhe i Pakrahasueshmi në Qenien, cilësitë dhe në veprat e Tij. Ai nuk ka të ngjashëm dhe partner në asnjë aspekt dhe këndvështrim qoftë. Allahu është ‘El Kahhâr’ - Nënshtruesi, Mposhtësi, para të Cilit janë nënshtruar të gjitha krijesat. Të gjithë janë të përulur përballë pushtetit të Tij. Çfarë dëshiron Allahu të ekzistojë, ekziston, dhe çfarë nuk e dëshiron Ai të ekzistojë, kurrë nuk ka për të ekzistuar. Allahu i Lartësuar thotë në një ajet tjetër kuranor: “Nuk ka asnjë gjallesë në tokë, që Allahu të mos ia ketë garantuar furnizimin. Ai e di vendbanimin dhe vendprehjen e tyre. Gjithçka gjendet në një libër të qartë.” [Hud 6]. Sigurisht, Ai që ka këtë madhështi është më i mirë sesa ata idhuj të cilët janë thjesht emërtime të shpikura nga njerëzit. Ata janë të mangët dhe të pafuqishëm. Ata nuk kanë asnjë cilësi madhështore, sikurse ka Allahu i Madhëruar. Cilësitë e tyre janë të mangëta, dhe po kështu janë edhe veprat e tyre. Prandaj Jusufi (a.s) u thotë djemve të burgut:

40

مَا تَعْبُدُونَ مِن دُونِهِۦٓ إِلَّآ أَسْمَآءًۭ سَمَّيْتُمُوهَآ أَنتُمْ وَءَابَآؤُكُم مَّآ أَنزَلَ ٱللَّهُ بِهَا مِن سُلْطَٰنٍ ۚ إِنِ ٱلْحُكْمُ إِلَّا لِلَّهِ ۚ أَمَرَ أَلَّا تَعْبُدُوٓا۟ إِلَّآ إِيَّاهُ ۚ ذَٰلِكَ ٱلدِّينُ ٱلْقَيِّمُ وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَ ٱلنَّاسِ لَا يَعْلَمُونَ

Ju adhuroni, pos Perëndisë, vetëm emra, të cilët ua keni ngjitur ju dhe të parët tuaj, - Perëndia nuk ka shpallur asnjë dokument për ta. Vendimi i përket vetëm Perëndisë: Ai ka urdhëruar që të adhuroni vetëm Atë. Kjo është e vetmja fe e vërtetë, por shumica e njerëzve nuk e din.

Ata që ju adhuroni përveç Allahut, nuk janë gjë tjetër, veçse emra, që i keni vënë vetë ju dhe paraardhësit tuaj, sepse Allahu nuk ka sjellë asnjë fakt për ta. -Ata janë disa sende, të cilëve ju u keni vënë emra dhe i keni quajtur zot, ndërkohë që ata janë hiçgjë dhe nuk kanë asnjë cilësi madhështore të Allahut të Lartësuar. Për adhurimin e tyre nuk ka zbritur asnjë argument nga Allahu i Lartësuar: “Allahu nuk ka sjellë asnjë fakt për ta” Madje, përkundrazi, Allahu i Madhëruar ka zbritur argumente që ndalojnë adhurimin e tyre dhe që bëjnë të qartë kotësinë e këtij adhurimi. Duke qenë se Allahu i Lartësuar nuk ka zbritur argumente për të treguar se ata duhet të adhurohen, atëherë nuk ka asnjë lloj mënyre tjetër për të argumentuar saktësinë e adhurimit që u kushtohet atyre.I gjithë sundimi(dhe Ligji)është vetëm në dorë të Allahut. -Gjykimi i përket veçse Allahut të Madhëruar, që është i Vetëm dhe i Pashoq. Vetëm Ai zbret ligjet e jetës dhe të adhurimit. Veç Allahu i Lartësuar është Ai që urdhëron dhe ndalon. Allahu i Lartësuar gjithmonë ju ka urdhëruar që:Ai ka urdhëruar që të mos adhuroni askënd(dhe asgjë) tjetër veç Tij. -Kjo është feja e drejtë, që të çon drejt suksesit. Çdo rrugë tjetër është e shpikur nga njerëzit dhe të çon drejt dështimit dhe drejt zemërimit të Allahut të Madhëruar .Kjo është feja e drejtë, por shumica e njerëzve nuk e dinë. -Ata nuk e njohin realitetin e gjërave. Çështjet që ka shtjelluar Allahu i Madhëruar janë aq të qarta, saqë nuk lënë asnjë dyshim, por shumica e njerëzve nuk i dinë dhe nuk duan që t’i mësojnë këto çështje. Ndryshimi mes teuhidit dhe shirkut është lehtësisht i kuptueshëm, por ata thjesht nuk duan të kuptojnë. Duke qenë se ata nuk duan që të kthehen tek Allahu i Madhëruar, atëherë patjetër do të bien në shirk dhe do të adhurojnë zota të tjerë të rremë. Kështu, Jusufi (a.s) i ftoi dy shokët e tij të burgut që të adhuronin Allahun e Lartësuar duke e njësuar dhe duke ia kushtuar me sinqeritet të gjitha adhurimet vetëm Atij. Ka mundësi që ata ta kenë pranuar këtë ftesë dhe të jenë udhëzuar, duke e marrë të plotë mirësinë e Allahu ndaj tyre. Por ka mundësi që të kenë refuzuar dhe të kenë vazhduar në idhujtarinë e tyre, dhe në këtë mënyrë ata nuk do të kenë asnjë justifikim para Zotit të Madhëruar. Pas kësaj ftese kaq të bukur dhe të qartë, Jusufi vijoi me shpjegimin e ëndrrave, për të cilat ata e kishin pyetur:

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.