Muslim99Muslim99
← Tafsir library

12. Yusuf

Joseph · Meccan · 111 ayahs

سُورَةُ يُوسُفَ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 21–30 of 111

21

وَقَالَ ٱلَّذِى ٱشْتَرَىٰهُ مِن مِّصْرَ لِٱمْرَأَتِهِۦٓ أَكْرِمِى مَثْوَىٰهُ عَسَىٰٓ أَن يَنفَعَنَآ أَوْ نَتَّخِذَهُۥ وَلَدًۭا ۚ وَكَذَٰلِكَ مَكَّنَّا لِيُوسُفَ فِى ٱلْأَرْضِ وَلِنُعَلِّمَهُۥ مِن تَأْوِيلِ ٱلْأَحَادِيثِ ۚ وَٱللَّهُ غَالِبٌ عَلَىٰٓ أَمْرِهِۦ وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَ ٱلنَّاسِ لَا يَعْلَمُونَ

E, atëherë, kur e bleu ai personi nga Misiri, i tha gruas së vet: “Bënia të këndshëm strehimin e tij! Ndoshta do të na shërbejë ose do ta përvetësojmë si djalë!” Dhe ja kështu, Ne e vendosëm Jusufin në atë Tokë të bukur dhe ia mësuam komentimin e ëndërrave. E, Perëndia është ngadhnjyes i të gjitha gjërave, por shumica e njerëzve nuk e dijnë.

Atë e bleu dikush nga Misiri, i cili i tha së shoqes: “Le të jetojë i nderuar mes nesh!” -Karvani që bleu Jusufin nga vëllezërit e tij shkoi në Misir (Egjipti i sotëm) dhe atje e shitën. Ai që e bleu ishte një fisnik. Kur e pa djaloshin, i pëlqeu shumë, prandaj e porositi gruan e tij: “Le të jetojë i nderuar mes nesh!”Ai do të na sjellë dobi të shumta ose do ta birësojmë. - “Djali do të na shërbejë ashtu si skllevërit e tjerë ose do të kënaqemi me të, njëlloj sikur ta kemi fëmijën tonë.” Ai e tha këtë, sepse ndoshta ata nuk kishin fëmijë.Kështu e venduam Jusufin në tokë... -Pjesë e planit madhështor të Allahut të Lartësuar ishte që bëri të mundur që ai i cili do të blinte Jusufin të ishte një ministër në Egjipt. Ishte Allahu i Madhëruar Ai që e bëri të mundur që Ministri ta vlerësonte Jusufin në këtë mënyrë. Ky ishte fillimi i ngritjes dhe i fuqizimit të Jusufit....dhe i mësuam shpjegimin e ëndrrave. -Në këtë mënyrë, Jusufi kishte liri dhe kohë të mjaftueshme që t’i përkushtohej më tepër dijes. Ai ishte i zoti në shumë fusha të dijes, por Allahu i Lartësuar e dalloi duke i dhënë privilegjin e njohjes së shpjegimit të ëndrrave.Allahu është Mbizotërues i të gjitha çështjeve, -Çfarë vendos Allahu i Lartësuar, pikërisht ajo ka për t’u zbatuar. Askush nuk mund ta refuzojë apo ta pengojë vendimin e Allahut të Lartësuar, ashtu si askush nuk mund ta mposhtë pushtetin e Tij apo ta ndalë fjalën dhe caktimin e Tij....por shumica e njerëzve nuk e dinë. -Ata nuk dinë, prandaj veprojnë në këtë mënyrë. Të mjerët njerëz përpiqen që të mposhtin apo të kthejnë pas caktimin e Zotit të Lartësuar, por ata nuk e kuptojnë se janë shumë shumë të dobët për diçka të tillë, që është thjesht e pamundur.

22

وَلَمَّا بَلَغَ أَشُدَّهُۥٓ ءَاتَيْنَٰهُ حُكْمًۭا وَعِلْمًۭا ۚ وَكَذَٰلِكَ نَجْزِى ٱلْمُحْسِنِينَ

Dhe kur arriti ai moshën e pjekurisë, Na i dhamë atij aftësi të të gjykuarit (në shpjegimë) dhe dijeni; dhe kështu Ne i shpërblejmë bamirësit.

Kur Jusufi arriti pjekurinë, Ne e bëmë gjykues të aftë dhe i falëm dituri. -Kur Jusufi arriti moshën e pjekurisë, qoftë nga ana intelektuale, qoftë dhe nga ana fizike, dhe kur u bë i aftë të përballej me sprova të vështira dhe të mbante peshën e profetësisë dhe Shpalljes, Allahu i Lartësuar thotë që:Ne e bëmë gjykues të aftë dhe i falëm dituri. - Domethënë, e bëmë një profet të ditur dhe një edukator të mirë e të dhembshur, që t'i udhëzojë njerëzit në rrugën e Allahut të Lartësuar.Kështu i shpërblejmë Ne vepërmirët. -Ata janë bamirës në aspektin e kryerjes së adhurimeve ndaj Krijuesit, duke shfrytëzuar diturinë dhe çdo aftësi të tyre në këtë aspekt. Por, gjithashtu, janë bamirës edhe me robërit e Allahut, duke bërë çdo përpjekje e duke dhënë çdo gjë që kanë mundësi, për t’i ndihmuar dhe udhëzuar në rrugën e drejtë. Për shkak të kësaj bamirësie, mes shpërblimeve të shumta që do u dhurohen është edhe dituria e dobishme, që Allahu i Lartësuar ua shton. Sa më shumë të përkushtohesh në adhurimin ndaj Allahut të Lartësuar dhe sa më i dobishëm të jesh për krijesat, aq më shumë të nderon Allahu i Lartësuar, duke të dhuruar dituri të gjerë dhe duke të mundësuar që të punosh sipas saj. Ky ajet tregon se Jusufi (a.s) e arriti gradën e ‘vepërmirit’ ose të ‘ihsan-it’. Veç kësaj, Allahu i Lartësuar i dhuroi atij aftësi për të gjykuar drejt mes njerëzve, dituri të madhe dhe, mbi të gjitha, gradën e profetësisë.

23

وَرَٰوَدَتْهُ ٱلَّتِى هُوَ فِى بَيْتِهَا عَن نَّفْسِهِۦ وَغَلَّقَتِ ٱلْأَبْوَٰبَ وَقَالَتْ هَيْتَ لَكَ ۚ قَالَ مَعَاذَ ٱللَّهِ ۖ إِنَّهُۥ رَبِّىٓ أَحْسَنَ مَثْوَاىَ ۖ إِنَّهُۥ لَا يُفْلِحُ ٱلظَّٰلِمُونَ

Dhe ajo, (gruaja) në shtëpinë e së cilës gjendej ai, nisi ta nxisë atë në mëkat, i mbylli të gjitha dyert dh tha: “Jam e gatshme për ty!” E, ai tha: “Perëndia më ruajtë! Me të vërtetë, Ai – Zoti im më ka bërë të mirë strehimin; e me të vërtetë, zullumqarët nuk do të shpëtojnë kurrë”.

Nuk ka dyshim se kjo sprovë ishte shumë herë më e rëndë për Jusufin, sesa ajo që pësoi nga vëllezërit e tij. Durimi i nevojshëm për të dalë faqebardhë nga kjo sprovë duhej të ishte shumë më i madh, sepse aty ishin të gjitha mundësitë që të bëhej gjynahu. Kjo sprovë kërkonte që t’i jepej përparësi dashurisë për Allahun e Lartësuar mbi dëshirën e fortë të epshit. Ndërsa në sprovën që i shkaktuan vëllezërit e tij durimi ishte i paevitueshëm, sepse nuk kishte ç’të bënte tjetër. Ai i ngjante rastit të sëmundjeve apo fatkeqësive, në të cilat njeriu nuk ka rrugëzgjidhje tjetër, veçse të bëjë durim. Të paktë janë ata që bëjnë durim me bindje dhe përkushtim ndaj Allahut dhe duke llogaritur shpërblimin e Tij. Profeti Jusuf (a.s) kaloi një kohë të gjatë në shtëpinë e këtij Ministri. Ai ishte i nderuar në familjen e tij. Por Jusufi dallohej për një bukuri të rrallë dhe përsosmëri fizike, gjë që shkaktoi të gjithë atë ngjarje. Thotë Allahu i Lartësuar:Zonja e shtëpisë ku ndodhej Jusufi nisi ta tundonte, kundër dëshirës së tij. -Jusufi ishte shërbëtori i saj dhe nën urdhrat e saj. Ata jetonin në të njëjtën banesë, prandaj ishte e mundur që turpi të bëhej mjaft thjeshtë, pa u dalluar dhe pa u hetuar nga askush. Përveç kësaj, sprova u bë edhe më e rëndë kur gruaja mbylli dyert e dhomës. Kështu ata ishin të sigurt se askush nuk do t’i shqetësonte:Ajo i mbylli të gjitha dyert dhe i tha: “Eja, jam e gatshme për ty!”. -Me fjalë joshëse, ajo i tha: “Eja tek unë dhe të bëjmë atë gjë që është e ndaluar nga Allahu i Lartësuar.” Jusufi u gjend përballë kësaj situate, ndërkohë që ishin të shumta shkaqet që mund ta bënin të dorëzohej. Mendohu pak! Ai ishte një i huaj në atë shtëpi, domethënë, nuk ishte mes familjes së tij, që të ishte më i kujdesshëm. Ai ishte larg atdheut dhe larg njerëzve që e njihnin. Ai ishte thjesht një shërbëtor nën urdhrat e asaj zonje, që ishte e pushtetshme, por edhe e bukur. Akoma më të vështirë këtë sprovë e bën fakti se Jusufi ishte atëherë ende i pamartuar. Aq më tepër që gruaja e Ministrit e kërcënoi që, nëse nuk do t’i bindej, atëherë do ta fuste në burg ose do ta ndëshkonte ashpër. Pavarësisht nga të gjitha këto, Jusufi (a.s) duroi përballë kësaj ftese për poshtërsi dhe mosbindje ndaj Allahut të Lartësuar, megjithëse të gjitha forcat dhe rrethanat e nxisnin për të kundërtën. Ai u distancua prej saj për hir të Allahut të Lartësuar, sepse i dha përparësi asaj çfarë kërkonte Allahu i Lartësuar kundrejt çfarë kërkonte nefsi i tij, i cili sigurisht që urdhëron për të këqija. Përmes diturisë dhe besimit, Jusufi arriti të shihte argumentet e Allahut të Lartësuar, me dritën që i kishte dhënë përsëri Allahu i Lartësuar. Kjo e bëri atë që të largohej nga harami, të vetëpërmbahej dhe të ishte i kujdesshëm.Por ai tha: “Allahu më ruajtë! Zotëria im (bashkëshorti yt), me plot bujari, më nderoi e më strehoi. S’ka dyshim se keqbërësit nuk shpëtojnë kurrë.” -I kërkoj Allahut të Lartësuar që të më ruajë dhe të mos e bëj këtë vepër të shëmtuar! Kjo vepër shkakton zemërimin e Allahut të Lartësuar dhe largimin tim prej Tij. Gjithashtu, kjo konsiderohet tradhti dhe pabesi edhe ndaj zotërisë tim, i cili më ka respektuar gjatë gjithë këtyre viteve. Si mund …

24

وَلَقَدْ هَمَّتْ بِهِۦ ۖ وَهَمَّ بِهَا لَوْلَآ أَن رَّءَا بُرْهَٰنَ رَبِّهِۦ ۚ كَذَٰلِكَ لِنَصْرِفَ عَنْهُ ٱلسُّوٓءَ وَٱلْفَحْشَآءَ ۚ إِنَّهُۥ مِنْ عِبَادِنَا ٱلْمُخْلَصِينَ

Dhe ajo e dashti atë; por edhe ai do ta dëshironte atë, sikur të mos e kishte parë dokumentin e Zotit të vet. Kështu ka qenë kjo, për ta ruajtur Na atë nga mëkati dhe vepra e shëmtuar, sepse ai, në të vërtetë, ka qenë nga robërit Tanë të sinqertë.

Ajo e dëshiroi fort atë, aq sa edhe ai do ta kishte lakmuar atë, sikur të mos shihte provën e Zotit të vet. Kështu, Ne vendosëm që të largonim prej tij të keqen dhe poshtërsinë. Vërtet, ai ishte nga robërit Tanë të sinqertë. -Ajo që e ndaloi Jusufin të binte në këtë poshtërsi ishte devotshmëria ndaj Allahut të Lartësuar. Ai e respektonte madhështinë e Allahut të Lartësuar dhe i frikësohej Atij. Së dyti, Jusufi dinte të respektonte njerëzit, dhe sidomos ata që e kishin trajtuar mirë. Ai u kujdes që të mos shkelte nderin e zotërisë së tij, i cili e kishte mbajtur mirë për një kohë aq të gjatë. Devotshmëria kërkonte që Jusufi të ruhej nga padrejtësia, sepse i padrejti kurrë nuk shpëton. Diçka tjetër që e shpëtoi Jusufin nga gjynahu ishte drita e imanit, që Allahu i Lartësuar kishte vendosur në zemrën e tij. Kjo dritë e detyron njeriun të zbatojë urdhëresat e Allahut të Lartësuar dhe t’u largohet ndalesave të Tij. Megjithatë, ajo që i përmbledh të gjitha ato më sipër ishte mëshira dhe butësia e Allahut të Lartësuar me robin e Tij, duke ia larguar të këqijat dhe çdo shkak që të shtyn në poshtërsi. Kështu vepron Allahu i Lartësuar me ata që janë të sinqertë në adhurimin ndaj Tij. E si të veprojë ndryshe, kur Allahu i Lartësuar i zgjedh ata mbi të tjerët për të qenë të devotshëm?! Ai i përzgjedh, i kompleton me cilësi të larta dhe largon prej tyre çdo gjë që i njollos. Kjo është mëshira dhe bujaria e Allahut të Lartësuar me robërit të cilët i nënshtrohen dhe tregohen të sinqertë ndaj Tij. Pa dyshim që ata janë më të zgjedhurit dhe më të dalluarit mes krijesave.

25

وَٱسْتَبَقَا ٱلْبَابَ وَقَدَّتْ قَمِيصَهُۥ مِن دُبُرٍۢ وَأَلْفَيَا سَيِّدَهَا لَدَا ٱلْبَابِ ۚ قَالَتْ مَا جَزَآءُ مَنْ أَرَادَ بِأَهْلِكَ سُوٓءًا إِلَّآ أَن يُسْجَنَ أَوْ عَذَابٌ أَلِيمٌۭ

Që të dy vrapuan kah dera, e ajo ia shkeu këmishën e tij mbrapa. Dhe te dera e hasën burrin e saj. Ajo tha: “Çfarë dënimi meriton ai që don t’i bëjë të keqe gruas tënde, përpos burgosjes apo dënimit të dhembshëm?”

Që të dy vrapuan drejt derës dhe, në këtë kohë, ajo i grisi këmishën nga mbrapa. -Jusufi (a.s) e refuzoi fort kërkesën e zonjës për të bërë atë turp të madh dhe bëri të ikte, për të shpëtuar prej saj. Ai nxitoi drejt derës, por edhe ajo vrapoi dhe arriti që ta kapte për rrobash. Aq fort e kapi, saqë i grisi edhe këmishën. Pikërisht në këtë moment, kur të dy arritën tek dera, aty u shfaq bashkëshorti i saj. Një skenë e tillë sigurisht që ishte shumë e rëndë për sytë e Ministrit, prandaj dhe gruaja nxitoi të jepte justifikimet. Kështu, ajo menjëherë akuzoi Jusufin për agresion:Tek dera, ata hasën zotërinë(burrin)e saj. Ajo tha: “Çfarë ndëshkimi meriton ai që tentoi të bënte keq në familjen tënde, përveçse burgosjes ose diçkaje tjetër më të dhembshme?” -Siç shihet, ajo nuk tha: “Çfarë ndëshkimi meriton ai që i bën keq familjes tënde”, por tha: “Çfarë ndëshkimi meriton ai që tentoi të bënte keq në familjen tënde”. Në këtë mënyrë, ajo deshte së pari të justifikonte veten e saj, por, në njëfarë mënyre, të tregonte se ai nuk kishte arritur t’i bënte gjë, por gjithçka mbeti thjesht në tentativë. Dhe menjëherë më pas, ajo foli për ndëshkim: “...përveçse burgosjes ose diçkaje tjetër më të dhembshme?” Por Jusufi (a.s) mbrojti vetveten dhe e hodhi poshtë këtë akuzë të padrejtë kundër tij, duke thënë:

26

قَالَ هِىَ رَٰوَدَتْنِى عَن نَّفْسِى ۚ وَشَهِدَ شَاهِدٌۭ مِّنْ أَهْلِهَآ إِن كَانَ قَمِيصُهُۥ قُدَّ مِن قُبُلٍۢ فَصَدَقَتْ وَهُوَ مِنَ ٱلْكَٰذِبِينَ

(Jusufi) tha: “Ajo tentoi të më përvetësojë”. E, një i afërt i saj, konstatoi: “Nëse këmisha e tij është shkyer përpara, atëherë ajo thotë të vërtetën, e ai të pavërtetën,

Ai(Jusufi)tha: “Qe ajo që kërkoi të më tundonte mua, kundër dëshirës sime.” -Atëherë, në këtë gjendje njëri nga ata ose thoshte të vërtetën, ose mashtronte. Por askush nuk e dinte se cili ishte i vërteti dhe cili mashtruesi, prandaj Allahu i Lartësuar bëri që e vërteta të ketë shenja dalluese të saj. Shpesh, njerëzit mund të arrijnë që t’i shohin e kuptojnë këto shenja, por ka raste që ata nuk mund t’i zbulojnë ato. Megjithatë, në këtë rast, Allahu i Lartësuar bëri të mundur që e vërteta të dilte në shesh përmes fakteve e provave, sepse Ai e donte të pastër figurën e profetit dhe të zgjedhurit të Tij, Jusufit (a.s). Kështu, Allahu i Lartësuar bëri të mundshme që të vinte dikush nga familja e gruas, që të gjykonte përmes fakteve, se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë. Ai tha:Një dëshmitar nga familja e saj gjykoi: “Nëse këmisha e tij është grisur përpara, ajo ka thënë të vërtetën, kurse ai gënjen.” -Nëse këmisha është grisur nga përpara, ai është mashtrues, sepse kjo tregon se është ai që e ka sulmuar, ndërsa ajo ia ka grisur këmishën, duke u përpjekur që të çlirohej prej tij. Por, në rastin tjetër.

27

وَإِن كَانَ قَمِيصُهُۥ قُدَّ مِن دُبُرٍۢ فَكَذَبَتْ وَهُوَ مِنَ ٱلصَّٰدِقِينَ

e, nëse këmisha e tij është shkyer prapa atëherë ajo gënjen, e ai thotë të vërtetën”.

E nëse këmisha e tij është grisur prapa, atëherë gënjen ajo, kurse ai thotë të vërtetën”. -Nëse këmisha është grisur nga prapa, atëherë ka qenë ajo që ka kërkuar ta kapë nga pas dhe e ka tërhequr me forcë këmishën e tij. Kjo dëshmi u dha pa u parë ende se nga çfarë ane ishte grisur këmisha, nga para apo nga pas.

28

فَلَمَّا رَءَا قَمِيصَهُۥ قُدَّ مِن دُبُرٍۢ قَالَ إِنَّهُۥ مِن كَيْدِكُنَّ ۖ إِنَّ كَيْدَكُنَّ عَظِيمٌۭ

Dhe kur ai (burri i saj) pa se këmisha e tij është shkyer përmbrapa, tha: “Kjo me të vërtetë, është një nga dredhitë tuaja (të femrave). – Me të vërtetë, dredhitë tuaja janë të mëdha!

Por, kur ai(burri i saj)e pa këmishën që ishte grisur nga prapa, tha: “Kjo është një nga dredhitë tuaja(të femrave).” - Tani e kuptuan që Jusufi ishte i sinqertë dhe i pastër nga akuza. Atëherë bashkëshorti i drejtohet gruas së vet dhe i thotë:Me të vërtetë, dredhitë tuaja janë të mëdha. -E ku ka intrigë më të madhe sesa ajo e kësaj gruaje, e cila dëshironte vetë atë që dëshironte, dhe pastaj akuzoi një njeri të pastër të dëlirë për një krim që kurrë nuk e kishte synuar? Pastaj bashkëshorti i saj iu drejtua Jusufit dhe i tha:

29

يُوسُفُ أَعْرِضْ عَنْ هَٰذَا ۚ وَٱسْتَغْفِرِى لِذَنۢبِكِ ۖ إِنَّكِ كُنتِ مِنَ ٱلْخَاطِـِٔينَ

Ti, o Jusuf, largohu nga kjo (ndodhi), e ti (grua ime) kërko falje për këtë mëkat! Se, me të vërtetë, je njëra prej mëkatarëve”.

Jusuf, qëndro larg kësaj! -Domethënë, harroje këtë çështje dhe mos ia trego askujt. Në këtë mënyrë, ai dëshironte që ta fshihte këtë ngjarje që ndodhi brenda shtëpisë së tij. Pastaj iu drejtua të shoqes:Kurse ti tjetra kërko falje për gjynahun tënd, se, vërtet ti je fajtorja! -Kështu, ai urdhëroi Jusufin që ta harronte këtë çështje dhe të mos fliste me njeri, dhe pasataj urdhëroi të shoqen të kërkonte falje dhe të pendohej për këtë gabim. Ky ishte vendimi i çasteve të para pas ngjarjes.

30

۞ وَقَالَ نِسْوَةٌۭ فِى ٱلْمَدِينَةِ ٱمْرَأَتُ ٱلْعَزِيزِ تُرَٰوِدُ فَتَىٰهَا عَن نَّفْسِهِۦ ۖ قَدْ شَغَفَهَا حُبًّا ۖ إِنَّا لَنَرَىٰهَا فِى ضَلَٰلٍۢ مُّبِينٍۢ

Dhe disa gra nëpër qytet thonin: “Gruaja e Azizit (ministrit) dëshiron ta përvetësojë shërbëtorin e vet. Me të vërtetë, ajo e don shumë. Na e shohim se ajo ka bërë gabim të madh”.

Disa nga gratë e qytetit thanë: “Gruaja e zotërisë i është vërsulur marrëzisht shërbëtorit të vet.” -Kjo tregon se lajmi u përhap gjerësisht në qytet, aq sa gratë e atjeshme po e përmendnin shpesh në bisedat e tyre. Sipas gjykimit të tyre, kjo ishte një ngjarje shumë e shëmtuar. Një grua e një sëre të lartë, me burrin ministër, kishte rënë nivel aq të ulët, sa të ngacmonte shërbëtorin e saj. Ajo kishte rënë marrezisht në dashuri me të, siç thoshin ato:Asaj i ka hyrë në loçkë të zemrës dashuria për të. - Dashuria për të ka arritur në thellësi të zemrës së saj. “Shegaf”ose “loçka” është pjesa më e thellë dhe më e fshehtë e zemrës. Kur dashuria arrin deri aty, tregon se kjo ndjenjë është tepër e fuqishme. Gratë thoshin gjithashtu:Me siguri që ajo e ka humbur fare! -Kjo gjendje nuk ka lidhje me nivelin e saj. Ajo është shumë e kritikueshme për njerëzit e sërave të larta. Megjithatë, nëpërmjet këtyre fjalëve, ato nuk donin thjesht që të ulnin figurën e asaj gruaje, por dëshironin që edhe ato të kishin mundësi ta shikonin Jusufin. Ato donin ta shikonin me sytë e tyre këtë djalë, që bëri për vete atë grua të bukur dhe me pushtet. Ato donin ta bënin gruan e Ministrit që të detyrohej t’i thërriste dhe t’ua prezantonte këtë djalosh kaq të bukur, me qëllimin që ato ta jusifikonin pastaj. Prandaj dhe në ajet fjalët e tyre quhen “mekra”, pra, kurth. Allahu i Lartësuar thotë:

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.