لَقَدْ كَانَ فِى قَصَصِهِمْ عِبْرَةٌۭ لِّأُو۟لِى ٱلْأَلْبَٰبِ ۗ مَا كَانَ حَدِيثًۭا يُفْتَرَىٰ وَلَٰكِن تَصْدِيقَ ٱلَّذِى بَيْنَ يَدَيْهِ وَتَفْصِيلَ كُلِّ شَىْءٍۢ وَهُدًۭى وَرَحْمَةًۭ لِّقَوْمٍۢ يُؤْمِنُونَ
Në tregimet e atyre (pejgamberëve) ka këshilla për ata që janë mendarë. Kur’ani nuk është tregim i trilluar, por ai është vërtetues i (librave) që janë shpallë para tij dhe shpjegues i çdo gjëje, dhe udhërrëfyes e mëshirë për popullin besimtarë.
Në historitë e tyre ka mësime për të mençurit. -Në këto rrëfime ka mësime për vepërmirët, por edhe paralajmërim për punëkëqijtë. Çdokush, sipas punëve që bën, do të marrë atë që i takon: shpërblimin ose ndëshkimin e poshtërimin. Në këto rrëfime ka, gjithashtu, mësime të mrekullueshme për cilësitë e plota të Allahut të Madhëruar, që ka urtësinë absolute. Allahu është i vetmi që meriton të adhurohet ashtu sikurse Ai e dëshiron dhe siç e ka urdhëruar në shpalljet e Tij.Ky(Kur'an)nuk është fjalë e trilluar, por është vërtetues i asaj që ishte(shpallur)para tij dhe shpjegues i hollësishëm i gjithçkaje. -Ky libër, përmes të cilit Allahu i Madhëruar ju ka treguar shumë histori të mrekullueshme, nuk është një fjalë e trilluar, e shpikur nga mendja njerëzore, por është vërtetues i shpalljeve të mëparshme. Ai i pohon dhe dëshmon për vërtetësinë e tyre dhe të profetëve që i sollën ato prej Zotit. Gjithashtu, ky Kur'an është sqarues i çdo gjëje, për të cilën krijesat kanë nevojë të dinë. Ai sqaron themelet e fesë dhe degëzimet e saj. Në të, ata gjejnë çdo argument e fakt të nevojshëm për të rregulluar besimin dhe për të arritur lumturinë e tyre në dynja dhe në ahiret.Ai është udhërrëfyes e mëshirë për këdo që beson. -Me diturinë e vërtetë dhe të saktë që Kur'ani u ofron njerëzve, bëhet për ta udhërrëfyes drejt së mirës. Ndërsa me shpërblimet e shumta të kësaj jete dhe të jetës tjetër të amshuar që ai u premton aktivistëve dhe atyre që jetojnë sipas tij, ai bëhet mëshirë lumturisjellëse. Kjo gjë u ofrohet besimtarëve në këtë libër madhështor dhe të mrekullueshëm.Mësime nga historia e JusufitLe të përmendim disa mësime të përftuara nga kjo histori e mrekullueshme, për të cilën i Madhëruari tha në fillim të sures: "Ne po të përcjellim ty më të bukurën e historive në këtë Kur'an që të kemi shpallur." Gjithashtu, Allahu i Madhëruar tha: "Në historinë e Jusufit dhe të vëllezërve të tij ka, vërtet shumë mësime për të gjithë ata që pyesin (për të vërtetën). Ndërsa në fund të sures, Ai thotë: "Në historitë e tyre ka mësime për të mençurit." Kështu, përveç dobive që u përmendëm mes rreshtave të kësaj historie, ka edhe shumë mësime të tjera. Është e vërtetë që kjo histori është nga më të bukurat, më të qartat dhe më të shtjelluarat në Kur'an. Bukuria e saj shtohet nga larmishmëria e ngjarjeve dhe zhvendosja e tyre në kohë dhe në vende të ndryshme. Në të shohim kalime nga një gjendje në tjetrën, nga një sprovë në një tjetër, nga fatkeqësia në çlirim e gëzim, nga vuajtja, skllavëria dhe përndjekja në krenari, mbretërim dhe pushtet, nga përçarja dhe armiqësia në afërsi, falje dhe dashuri, nga dëshpërimi e trishtimi në kënaqësi e lumturi, nga bollëku e pasuria në varfëri e në vuajtje dhe anasjelltas. I lavdëruar qoftë i Madhërishmi, që e tregoi këtë histori në formën më të qartë dhe më të shtjelluar!1. Ne këto ajete gjen një nga bazat më të rëndësishme të shpjegimit të ëndrrave ose të mesazheve që ato përçojnë. Gjithashtu, kuptojmë se shpjegimi i ëndrrave është një aftësi e rëndësishme, që Allahu i Madhëruar ia dhuron atij që Ai dëshiron. Kështu, ky parim themelor është mbështetja te ngjashmëria mes gjërave, në emërtimet dhe cilësitë e tyre. Jusufi pa diellin, hënën …