Muslim99Muslim99
← Tafsir library

12. Yusuf

Joseph · Meccan · 111 ayahs

سُورَةُ يُوسُفَ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 101–110 of 111

101

۞ رَبِّ قَدْ ءَاتَيْتَنِى مِنَ ٱلْمُلْكِ وَعَلَّمْتَنِى مِن تَأْوِيلِ ٱلْأَحَادِيثِ ۚ فَاطِرَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ أَنتَ وَلِىِّۦ فِى ٱلدُّنْيَا وَٱلْءَاخِرَةِ ۖ تَوَفَّنِى مُسْلِمًۭا وَأَلْحِقْنِى بِٱلصَّٰلِحِينَ

O Zoti im! Ti më ke dhënë pushtetin dhe më ke mësuar komentimin e ngjarjeve! (O) krijues i qiejve dhe i Tokës, Ti je Mbrojtësi im edhe në këtë edhe në botën tjetër! Bën që të janë të mirë!”

Allahu i Madhëruar e plotësoi bamirësinë e Tij ndaj Jusufit duke i bërë vend në tokë dhe duke i dhuruar pushtet e sundim të gjerë. Pas gjithë atyre sprovave, Allahu ia qetësoi shpirtin dhe sytë e tij, duke ia sjellë pranë prindërit dhe vëllezërit e vet, që aq shumë i donte. Ai i dhuroi Jusufit dituri të madhe, duke e dalluar mbi shumë të tjerë. Për këtë arsye, duke shprehur mirënjohjen e thellë, duke lavdëruar Dhuruesin e tyre dhe duke u lutur që Ai t’ia ruante dhe shtonte këto të mira, Jusufi tha:O Zoti im! Ti më dhurove mua pushtet të madh... -Jusufi ishte bërë përgjegjësi i depove të mbretërisë, një pozitë shumë e rëndësishme për kohën....dhe më mësove shpjegimin e ëndrrave. -Allahu i Madhëruar i mësoi atij shpjegimin e ëndrrave, njohuritë e librave të shpallur dhe shumë gjëra të tjera të dobishme.O Krijues i qiejve dhe i tokës! Ti je Mbrojtësi im në dynja e në ahiret. Më bëj të vdes si musliman dhe më bashko me të mirët! -Përjetësoje islamin, që është dorëzim i plotë ndaj Teje, dhe ma përqendro zemrën në këtë besim të mrekullueshëm! Më bëj që kurrë të mos largohem nga adhurimi Yt si Një i vetëm, përmes ligjeve të shpallura nga Ti, derisa vdekja të më gjejë si një musliman i bindur tërësisht ndaj Teje! Më bashko me të mirët, me etërit e mi profetë, me besimtarët e sinqertë e punëmirë, me të zgjedhurit e sinqertë dhe të kulluar!

102

ذَٰلِكَ مِنْ أَنۢبَآءِ ٱلْغَيْبِ نُوحِيهِ إِلَيْكَ ۖ وَمَا كُنتَ لَدَيْهِمْ إِذْ أَجْمَعُوٓا۟ أَمْرَهُمْ وَهُمْ يَمْكُرُونَ

Këto janë lajmet e ngjarjeve të padukshme, të cilat Ne po t’i shpallim ty (o Muhammed), e ti nuk ke qenë me ata kur vendosën për punën e tyre, e ata bënin dredhira.

Pasi i tregoi këtë histori të mrekullueshme, Allahu i Madhëruar i drejtohet profetit të tij të dashur, Muhamedit a.s, dhe i thotë:Këto janë nga ato ngjarje të panjohura, që Ne po t’i shpallim ty. -Këto histori që po të tregojmë ishin të panjohura për ty, dhe nëse nuk do të ishte shpallja e Zotit, ti nuk do të dije asgjë rreth tyre. E kush mund të ta sjellë ty këtë shpallje madhështore, përveç Zotit të Madhërishëm, që kujdeset për shpalljen e Tij?! Ti nuk kishe asnjë mundësi informacioni rreth këtyre ngjarjeve.Ti nuk ishe pranë tyre kur ata vendosën për çështjen e tyre dhe kur thurën intrigat e tyre. -A ishe ti i pranishëm me vëllezërit e Jusufit kur ata planifikonin për ndarjen mes Jusufit dhe të atit? Në atë gjendje ata nuk i vështronte dhe mbikëqyrte askush, përveçse Zoti i Madhërishëm, që i di mirë intrigat e shejtanit të mallkuar. Askush nuk mund të ta silltë këtë informacion kaq të detajuar dhe korrekt, veçse Ai që i di të gjitha. Po kështu i tha Allahu i Lartësuar Muhamedit a.s, pasi i tregoi historinë e Musait: “Ti nuk ishe në anën perëndimore, kur Ne i besuam Shpalljen Musait, e as nuk ishe dëshmitar në këtë ngjarje. Pastaj, Ne krijuam brezni të tjera, që jetuan shumë gjatë. Ti nuk ke banuar mes banorëve të Medjenit, që t’iu lexosh ajetet Tona, por Ne të dërguam ty si Profet. Ti nuk ke qenë as pranë kodrës Tur, kur Ne e thirrëm atë (Musain). Kjo është mëshirë nga Zoti yt, për t’i tërhequr vërejtjen një populli, të cilit nuk i kishte ardhur ndonjë profet para teje, që të merrte mësim.” [Kasas 44-46]. Gjithashtu, në lidhje me historinë e Merjemes, nënës së Isait a.s. Ai thotë: "Këto janë disa nga historitë e panjohura, që po t’i përcjellim ty. Ti nuk ishe atje, kur ata hidhnin short se cili prej tyre do të bëhej kujdestar i Merjemes. Ti nuk ishe pranë tyre as kur ata grindeshin me njëri-tjetrin." [Al Imran]. Ose shembull tjetër: "Po kështu, Ne të shpallëm edhe ty Shpirtin (Kur'anin). Ti nuk e dije se çfarë qe Libri apo besimi, por Ne e bëmë atë dritë, me të cilën udhëzojmë në rrugë të drejtë ata që dëshirojmë prej robërve Tanë. Pa dyshim, edhe ti udhëzon në rrugën e drejtë, në rrugën e Allahut, të Cilit i takon ç’ka në qiej dhe ç’ka në tokë. Ta dini se tek Allahu kthehen të gjitha çështjet.” [Shura 52-53]. Të gjitha këto tregojnë qartë se Muhamedi ishte i dërguari besnik dhe i zgjedhur i Allahut të Madhëruar.

103

وَمَآ أَكْثَرُ ٱلنَّاسِ وَلَوْ حَرَصْتَ بِمُؤْمِنِينَ

E, shumica e njerëzve, sado që të dëshirosh ti, nuk janë besimtarë.

Allahu i Madhëruar i drejtohet profetit të tij të dashur, Muhamedit a.s, dhe i thotë:Shumica e njerëzve nuk do të jenë besimtarë, sado të ngulësh këmbë ti. -Kështu ndodh, sepse si njohuritë e tyre, ashtu edhe qëllimet e tyre janë të prishura dhe plot ligësi. Edhe sikur të mos ekzistonte asnjë pengesë, këshillat e dashamirësve dhe besimdrejtëve nuk do t’u sillnin asnjë dobi këtyre të padrejtëve kryeneçë. Besimdrejtët i ftojnë vazhdimisht këta mendjemëdhenj, që janë të vetëkënaqur në botën e tyre, për të ndjekur rrugën e mbarë dhe për t’u ruajtur nga e liga. Megjithatë, ata nuk përgjigjen, edhe pse besimdrejtët këmbëngulin në këtë ftesë bujare dhe nuk kërkojnë asnjë lloj shpërblimi prej tyre. Ata nuk ndikohen edhe sikur t’u sjellësh çdo lloj fakti nga i madhi Zot.

104

وَمَا تَسْـَٔلُهُمْ عَلَيْهِ مِنْ أَجْرٍ ۚ إِنْ هُوَ إِلَّا ذِكْرٌۭ لِّلْعَٰلَمِينَ

Ti nuk po kërkon prej tyre kurrfarë shpërblimi për këtë. Ai (Kur’ani), është vetëm këshillë për botën.

Ti nuk po kërkon prej tyre ndonjë shpërblim për kumtimin e të vërtetës. Ai(Kur'ani)nuk është gjë tjetër, por veçse këshillë për mbarë botën. -Përmes Shpalljes, ata mësojnë të mirën dhe nxiten që të punojnë dhe të jetojnë sipas saj. Gjithashtu, ata mësojnë të ruhen nga e keqja dhe të shpëtojnë prej saj.

105

وَكَأَيِّن مِّنْ ءَايَةٍۢ فِى ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ يَمُرُّونَ عَلَيْهَا وَهُمْ عَنْهَا مُعْرِضُونَ

E, sa shumë dokumente ka në qiej dhe në Tokë pranë të cilëve kalojnë ata, e ata shmangën nga ato, e nuk mendojnë!

Sa e sa argumente ka në qiej e në tokë, pranë të cilave kalojnë, por u kthejnë shpinën. -Janë të shumta argumentet e shfaqura në qiej dhe në tokë, që tregojnë për njëshmërinë e Zotit dhe faktin se Ai është i vetmi që duhet adhuruar, por ata i kthejnë shpinën dhe e shpërfillin. Edhe nëse ata besojnë diçka, përsëri besimi i tyre është i përzier me idhujtari, prandaj i Madhëruar i thotë:

106

وَمَا يُؤْمِنُ أَكْثَرُهُم بِٱللَّهِ إِلَّا وَهُم مُّشْرِكُونَ

Shumica e tyre nuk besojnë në Perëndinë, por i bëjnë shok Atij.

Shumica e tyre e besojnë Allahun veçse duke bërë idhujtari. -Edhe pse mund të besojnë se Allahu është Krijuesi, Furnizuesi dhe Administruesi që përkujdeset dhe ka në dorë të gjitha çështjet e krijesave, ata sërish bien në idhujtari dhe nuk e njësojnë të Madhëruarin në adhurim. Këta njerëz që kanë arritur në këtë gjendje nuk presin gjë tjetër, veçse të përfshihen nga ndëshkimi i të Madhërishmit të Plotpushtetshëm, Allahut të Lavdëruar. Ata do të befasohen nga ndëshkimi i Zotit pikërisht atëherë kur do të ndihen të sigurt. Thotë i Madhëruari:

107

أَفَأَمِنُوٓا۟ أَن تَأْتِيَهُمْ غَٰشِيَةٌۭ مِّنْ عَذَابِ ٱللَّهِ أَوْ تَأْتِيَهُمُ ٱلسَّاعَةُ بَغْتَةًۭ وَهُمْ لَا يَشْعُرُونَ

A janë të sigurtë ata se nuk do t’i godas fatkeqësia – dënim nga Perëndia, ose që do t’i arrijë ata papritmas çasti (Dita e Kijametit), e që ata as që do ta hetojnë atë?

Mos vallë, ata janë të sigurt prej dënimit të Allahut, që mund t’i përfshijë, apo nga Ora(e katastrofës), që do t’u vijë befas, pa e ndier?! -Mos vallë kanë marrë ndonjë siguri këta idhujtarë, që i kthejnë shpinën dhe e shpërfillin të vërtetën e Zotit, se nuk do të përfshihen nga ndëshkimi?! Le ta dinë ata se i pret ose ndëshkimi i Zotit, që do t’i përfshijë të gjithë dhe do t’i shfarosë, ose Ora e Kijametit, që do t’i gjejë në befasi. Le të kenë frikë dhe të kthejnë rrugë këta të mjerë, se tashmë e kanë bërë hak ndëshkimin e Zotit. Le të pendohen dhe të kthejnë rrugë sa nuk është vonë, se ndëshkimi i të Drejtit do të jetë i ashpër.

108

قُلْ هَٰذِهِۦ سَبِيلِىٓ أَدْعُوٓا۟ إِلَى ٱللَّهِ ۚ عَلَىٰ بَصِيرَةٍ أَنَا۠ وَمَنِ ٱتَّبَعَنِى ۖ وَسُبْحَٰنَ ٱللَّهِ وَمَآ أَنَا۠ مِنَ ٱلْمُشْرِكِينَ

Thuaj: “Kjo është rruga ime, unë thërras (në besimin) e Perëndisë, duke pasur argumente të qarta, unë dhe çdonjëri që më pason mua, dhe qoftë lavdëruar Perëndia, unë nuk jam prej idhujtarëve!”

Allahu i Madhëruar i drejtohet profetit të tij të dashur, Muhamedit a.s, dhe i thotë:Thuaj: “Kjo është rruga ime.” -Thuaju njerëzve o Muhamed, kjo është rruga ime në të cilën unë ju ftoj! Ajo është e vetmja rrugë që ju çon drej Allahut dhe vendit të Tij të bujarisë dhe mirësisë së përjetshme. Kjo rrugë është e ndërtuar mbi diturinë e vërtetë, të saktë dhe korrekte nga shpallja e Zotit dhe të punuarit me sinqeritet sipas saj për të kënaqur të vetmin të adhuruar me meritë, Allahun e Lartësuar. Rruga ime është: të dorëzuarit tërësisht për të adhuruar Zotin si një të vetëm dhe për të jetuar sipas Ligjit të Tij, duke i dhënë përparësi Atij mbi gjithçka tjetër të kësaj bote.Unë dhe pasuesit e mi i ftojmë njerëzit në rrugën e Allahut, me dituri të qartë. -Unë dhe ata që më pasojnë mua ftojmë njerëzit që ta duan Allahun dhe të bëjnë punë të mira, që të afrojnë tek Ai. Unë paralajmëroj që të ruhen dhe të largohen nga ato vepra e besime që shkaktojnë zemërimin dhe pastaj ndëshkimin e të Drejtit të Plotpushtetshëm dhe largimin nga Ai. Allahu i Madhëruar më ka pajisur mua me dituri të qartë për fenë në të cilën po i ftoj krijesat. Unë jam tërësisht i bindur në saktësinë dhe vërtetësinë e Shpalljes që Zoti im më ka dhuruar, pa asnjë dyshim e ngurrim në të. Po kështu janë edhe pasuesit e mi: edhe ata ftojnë në rrugën e Allahut, duke qenë të ditur dhe të qartë në fenë ku i ftojnë të tjerët.I lartësuar qoftë Allahu! Unë kurrë nuk do të jem nga idhujtarët. -Allahu është i pastër dhe larg çdo të mete dhe besimi të kotë, që njerëzit trillojnë. Besimet e sajuara dhe të nxitura nga shejtani i mallkuar nuk i japin Zotit madhështinë që i takon, por bien ndesh me lartësinë dhe madhështinë e Tij të plotë. Unë nuk jam si idhujtarët dhe distancohem nga veprat e tyre të liga dhe devijuese. Unë i jam dedikuar tërësisht adhurimit të Allahut si një i vetëm dhe sipas porosive dhe Ligjit të Tij. Pastaj, i Madhëruari thotë:

109

وَمَآ أَرْسَلْنَا مِن قَبْلِكَ إِلَّا رِجَالًۭا نُّوحِىٓ إِلَيْهِم مِّنْ أَهْلِ ٱلْقُرَىٰٓ ۗ أَفَلَمْ يَسِيرُوا۟ فِى ٱلْأَرْضِ فَيَنظُرُوا۟ كَيْفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلَّذِينَ مِن قَبْلِهِمْ ۗ وَلَدَارُ ٱلْءَاخِرَةِ خَيْرٌۭ لِّلَّذِينَ ٱتَّقَوْا۟ ۗ أَفَلَا تَعْقِلُونَ

E, Na kemi dërguar edhe para teje vetëm burra, nga banorët e qyteteve, të cilëve ua dërguam Shpalljen. E, vallë! A nuk kanë udhëtuar ata nëpër Botë, e të shohin se si ka qenë fundi i atyre që ishin para tyre? E, bota tjetër është, me të vërtetë, më e mirë për ata që i druajnë Perëndisë. A nuk po mendoni?

Ne dërguam para teje si të dërguar vetëm se burra nga banorët e qyteteve, të cilët i pajisëm me shpallje. - Kuptimi: Nuk kemi dërguar melekë ose krijesa të tjera si profetë për njerëzit, por kemi zgjedhur burra nga vetë radhët e popujve. Atëherë, përse habitet populli yt për profetësinë tënde?! Edhe ti je si të gjithë profetëtpara teje, madje më i zgjedhuri mes tyre. Zoti u shpalli të gjithëve udhëzime hyjnore. Allahu i Madhëruar i përzgjodhi ata nga banorët e qyteteve të mëdha, sepse ata dalloheshin për logjikën më të shëndetshme, por edhe që çështja e tyre të përhapej më shpejt dhe më lehtë.A nuk udhëtojnë nëpër tokë e të shohin se si qe përfundimi i më të hershmëve? -Nëse nuk të besojnë ty, atëherë pse nuk udhëtojnë nëpër tokë dhe të shohin se si ishte përfundimi i brezave të mëparshëm?" A nuk i shohin vendbanimet e tyre të shkretuara, për të kuptuar se si i ndëshkoi Zoti ata, për shkak të mosbesimit dhe refuzimit të Shpalljes së tij? Kjo duhet t’ju japë një mësim të mirë, që të mos bëni të njëjtin krim si ata dhe pastaj të meritoni të njëjtin ndëshkim si ata. Kujtoni, gjithashtu, edhe një fakt tjetër shumë të rëndësishëm:S’ka dyshim se jeta e ardhshme është shumë më e mirë për ata të cilët ishin të devotshëm. -Bukuritë dhe begatitë e Xhenetit janë të përjetshme dhe të posaçme për ata të cilët janë ruajtur. Ata i druhen ndëshkimit dhe zemërimit të Zotit, duke përmbushur me korrektësi dhe sinqeritet urdhëresat e Tij dhe duke iu larguar ndalesave të Tij. Ata e dinë mirë se dynjaja, me të gjitha stolitë e saj,është një kënaqësi e përkohshme, e shoqëruar me mundime e vuajtje dhe që një ditë do të marrë fund. Ndërsa mirësitë e ahiretit janë të plota, të përkryera e të pastra nga çdo mangësi. Ato kurrë nuk kanë për të përfunduar apo për t'u zbehur, madje do të jenë në shtim e zbukurim të përjetshëm e të pandërprerë.A nuk po logjikoni, atëherë? -A nuk keni aq logjikë sa për t’i dhënë përparësi asaj që është më e mirë kundrejt diçkaje që është e papërfillshme dhe e përkohshme?!Nga mëshira e madhe e për krijesat,Krijuesi dërgoi ndër ta profetë, sipërgëzues e qortues. Ata u bëjnë tënjohur njerëzve qëllimin e jetës së tyredhe ua prezantojnë saktësisht Zotitn etyre, ashtu sikurse është në të vërtetë, tëlartësuar e të pastër nga çdo e metë.Kush është Allahu, cilët janë emratcilësitë e atributet e Tij? Çfarë dëshiron Aiprej nesh, për çfarë na urdhëron e ngaçfarë na ndalon. Çfarë shpërblimi ka ai qëi bindet e çfarë ndëshkimi ka ai që nuk ibindet? Kështu këta profetë janëndërmjetësit mes Zotit dhe krijesave, përsa i përket transmetimit të qartë tëmesazhit të Tij. Ata përcjellin mebesnikëri e korrektësi mesazhin e Zotitpër krijesat e Tij. Ata u mësojnë dhe iedukojnë njerëzit me atë që u bën dobinë dynja dhe në ahiret. Ata u bëjnë tëqartë njerëzve çdo gjë që e kënaq Zotin etyre dhe çdo gjë që e zemëron Atë.Kështu, njerëzit duhet të bëjnë atë qëZoti do dhe pëlqen dhe duhet të largohene të ruhen nga çdo gjë që e zemëron tëMadhërishmin. Nevoja e njerëzve përprofetët është shumë e madhe. Madje,sikurse thotë Imam Ibn Kajimi (Allahu emëshiroftë!), nevoja e tyre për profetëtdhe Sheriatin e Zotit është jetike. Ajoështë shumë e rëndësishme, madje më erëndësishme se …

110

حَتَّىٰٓ إِذَا ٱسْتَيْـَٔسَ ٱلرُّسُلُ وَظَنُّوٓا۟ أَنَّهُمْ قَدْ كُذِبُوا۟ جَآءَهُمْ نَصْرُنَا فَنُجِّىَ مَن نَّشَآءُ ۖ وَلَا يُرَدُّ بَأْسُنَا عَنِ ٱلْقَوْمِ ٱلْمُجْرِمِينَ

Dhe kur pejgamberët gati e humbën shpresën dhe menduan se do të shpallen për gënjeshtarë, atëherë i arriti ndihma Jonë: Na e shpëtojmë atë që duam Ne, e nuk zmbrapset dënimi Ynë nga populli mëkatarë.

Allahu i Madhëruar na tregon se kur Ai i dërgonte profetët e Tij të nderuar, njerëzit e këqij dhe kriminelë nuk i besonin ata, por i quanin gënjeshtarë. Ai i afatizonte ata, që të kishin mundësi të kthenin rrugë dhe të besonin të vërtetën e sjellë nga të dërguarit. Por refuzimi i tyre zgjaste aq shumë, saqë edhe profetët - me besimin dhe sigurinë e tyre të plotë në premtimin dhe ndihmën e Allahut, - ndoshta në zemrat e tyre gati e humbnin shpresën dhe mendonin me pesimizëm se ishin refuzuar përfundimisht nga popujt e tyre. Por pikërisht në këtë gjendje, atyre u vinte ndihma e Zotit:Atëherë kur të dërguarit gati e humbin shpresën dhe mendojnë se janë trajtuar si gënjeshtarë, atëherë u ven ndihma Jonë. Dhe, ata që i duam, ne i shpëtojmë. Por, dënimi Ynë kurrë nuk mund zbrapset nga një popull keqbërës. -Të shpëtuarit ishin profetët dhe pasuesit e tyre. Ndërsa ata që ishin kriminelë dhe guxonin të mos i përuleshin të Madhërishmit, ata nuk mund të gjenin forcë ku mund të mbështeteshin apo ndihmëtar që mund t’i shpëtonte.

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.