Muslim99Muslim99
← Tafsir library

12. Yusuf

Joseph · Meccan · 111 ayahs

سُورَةُ يُوسُفَ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 1–10 of 111

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

1

الٓر ۚ تِلْكَ ءَايَٰتُ ٱلْكِتَٰبِ ٱلْمُبِينِ

Elif, Lâm, Râ. Këto janë ajetet e Librit të qartë!

Elif, Lam, Ra. Këto janë ajete të Librit të qartë! -Allahu i Lartësuar na tregon se këto janë ajete të një Libri të qartë dhe lehtësisht të kuptueshëm. I qartë është teksti i tij, të qarta janë edhe kuptimet e tij. Kur'ani është libër i qartë, i shtjelluar plotësisht nga Allahu i Lartësuar. Ai u shpall në gjuhën e pastër arabe, e cila është gjuha më fisnike, më e pasura dhe më e plota për të qartësuar çështjet. Nëpërmjet saj, njerëzit sqarohen për të gjitha çështjet e nevojshme dhe të dobishme për të cilat kanë nevojë. Gjithashtu, Allahu i Lartësuar na tregon se ky qartësim dhe sjellja e Kur'anit në gjuhën arabe është bërë për një qëllim të caktuar:

2

إِنَّآ أَنزَلْنَٰهُ قُرْءَٰنًا عَرَبِيًّۭا لَّعَلَّكُمْ تَعْقِلُونَ

Na e zbritëm këtë Kur’an në gjuhën arabe, për ta kuptuar ju.

Ne e zbritëm Kur'anin në arabisht, që ju të mund të mësoni urtësinë. -Kuptimi: E zbritëm Kur'anin, me qëllim që ju të mendoni dhe të përfitoni nga ky libër, duke mësuar se cilët janë kufijtë e vendosur nga Allahu i Lartësuar, cilat janë çështjet themelore që duhet të njohë çdo njeri, që të jetë në rregull me Allahun e Lartësuar, madje edhe ato çështje jo kryesore. Këto ajete zbritën që ju të njihni urdhëresat dhe ndalesat e Allahut të Lartësuar. Nëse meditoni dhe i studioni me vëmendje ajetet e Zotit, do të arrini siguri të plotë në besimin dhe fenë tuaj. Kur zemrat mbushen me dituri të pastër rreth ligjeve të Allahut të Lartësuar, frytet janë të mrekullueshme: vepra të mira dhe nënshtrim ndaj porosive të Allahut të Lartësuar. Gjithashtu, duke medituar e duke analizuar vazhdimisht këto ajete, që përmbajnë kuptime të mrekullueshme, mendjet tuaja do të ndriçohen, do të plotësohen dhe do të ngrihen në një nivel më të lartë. Përmes meditimit në këtë libër madhështor, mendja dhe shpirti juaj pastrohen dhe kompletohen. Më pas, Allahu i Lartësuar vijon dhe thotë:

3

نَحْنُ نَقُصُّ عَلَيْكَ أَحْسَنَ ٱلْقَصَصِ بِمَآ أَوْحَيْنَآ إِلَيْكَ هَٰذَا ٱلْقُرْءَانَ وَإِن كُنتَ مِن قَبْلِهِۦ لَمِنَ ٱلْغَٰفِلِينَ

Na ty (o Muhammed!) do t’i tregojmë ngjarjet më të bukura përmes shpalljes së këtij Kur’ani; e ti, me të vërtetë, këto nuk i ke ditur më parë:

Ne po të përcjellim ty më të bukurën e historive në këtë Kur'an që të kemi shpallur.... -Allahu i Lartësuar e ka quajtur Kur'anin: "Ahsenel Kasas", domethënë, rrëfimin më të bukur, sepse ai është një rrëfim i vërtetë, në të cilin nuk ka asnjë dyshim. Ai nuk është një trillim imagjinate, por një realitet. Kur'ani është përcjellë përmes fjalëve dhe shprehjeve më të bukura dhe më të zgjedhura. Ai përmban kuptime të gjera, të thella dhe të mrekullueshme, nga të cilat përfitohen shumë dobi dhe mirësi. Nuk ka dyshim se Kur'ani është fjala më e bukur, më e plotë dhe më e dobishme e sjellë nga Allahu i Lartësuar. Bukuria e tij qëndron pikërisht në urtësitë dhe mësimet e mrekullueshme që ai përmban. Me shpalljen e këtij libri madhështor dhe të pakrahasueshëm, Allahu i Lartësuar e dalloi profetin Muhamed (a.s)dhe umetin e tij mbi të gjithë të tjerët. Kjo ishte thjesht një mirësi dhe dhuratë nga Allahu i Lartësuar, i Cili është Bujar dhe i Gjithëmëshirshëm:Përpara kësaj ti ishe ndër ata që nuk dinin. -Kuptimi: Ti nuk e dije se çfarë ishte Shpallja dhe çfarë ishte feja, përpara se Allahu i Lartësuar të të shpallte ty Kur'anin madhështor. Allahu i Lartësuar, sikurse thotë në një ajet tjetër,e ka bërë Kur'anin “dritë”, me të cilën ndriçon dhe udhëzon ata që Ai dëshiron. Allahu i Lartësuar e lavdëron Kur'anin, duke e përshkruar atë si “rrëfimi më i mirë dhe më i bukur”. Asnjë fjalë tjetër nuk mund t’i afrohet mirësisë dhe bukurisë së këtij libri. Pas lavdërimit të Kur'anit, Allahu i Lartësuar vijon që të tregojë një ndër historitë më të bukura dhe më dobiprurëse, atë të Jusufit (a.s):Bëhet fjalë për suren El Shura, ajetet52-53, ku Allahu i Madhëruar thotë: “Pokështu Ne të shpallëm ty Libër(jetëdhënës) prej Nesh. Ti nuk dije çfarëishte Libri dhe as ç’ishte imani, por Ne ebëmë atë dritë, me të cilën e udhëzojmënë rrugë të drejtë atë që Ne dëshirojmëprej robërve Tanë. Pa dyshim, edhe tiudhëzon në rrugën e drejtë, Në rrugën eAllahut, të Cilit i takon ç'ka në qiej dheç'ka në Tokë. Ta dini, se tek Allahukthehen të gjitha çështjet.”

4

إِذْ قَالَ يُوسُفُ لِأَبِيهِ يَٰٓأَبَتِ إِنِّى رَأَيْتُ أَحَدَ عَشَرَ كَوْكَبًۭا وَٱلشَّمْسَ وَٱلْقَمَرَ رَأَيْتُهُمْ لِى سَٰجِدِينَ

kur Jusufi i tha babës së vet: “O baba im! Unë kam ëndërruar njëmbëdhjetë yje, edhe Diellin e Hënën! I pashë se si ato më bënin sexhde (më përuleshin)”.

Në hyrje të sures Allahu i Lartësuar tha se po i tregonte Profetit të Tij të dashur një nga historitë më të bukura në këtë libër madhështor. Pastaj fillon historia e zgjeruar e profetit Jusuf. Allahu i Madhëruar tregon gjithçka që ndodhi me familjen e bekuar të Jakubit (a.s). Kjo histori vjen në Kur'an e plotë dhe pa asnjë mangësi, e mjaftueshme për t’u kuptuar shumë mirë. Prandaj, kushdo që pretendon se mund ta "plotësojë" këtë histori apo ta “zbukurojë” më shumë atë, duke sjellë rrëfenja nga tradita hebraike, të cilave nuk u njihet saktësia dhe që, në fakt, shumica e tyre janë mashtrime dhe trillime, pa dyshim që bën një gabim të madh. Askush tjetër nuk mund të sjellë rrëfim më të hollësishëm dhe më të bukur se ai që Allahu i Lartësuar ka treguar në Kur'an. Si mund të pretendosh se mundesh të plotësosh diçka, për të cilën Allahu i Lartësuar thotë se e ka sjellë të plotë dhe në formën më të bukur?! Shumë tefsire janë mbushur plot me hollësira, që janë shumë herë më të gjata sesa vetë kjo sure. Ato përmbajnë trillime dhe episode të shëmtuara, që bien në kundërshtim me atë që vetë Allahu i Lartësuar ka treguar në këtë sure. Njeriu duhet të përpiqet ta kuptojë këtë sure duke u bazuar në vetë fjalën e Allahut të Madhëruar dhe të duhet të largohet nga çdo lloj shpjegimi i panevojshëm, që nuk ka bazë në traditën e saktë të Profetit (a.s)dhe burimet e Sheriatit. Kështu, Allahu i Lartësuar thotë:Kujto kur Jusufi, i tha të atit(Jakubit): “O babai im! Unë pashë(në ëndërr)njëmbëdhjetë yje dhe Diellin dhe Hënën. Unë i pashë duke më bërë mua sexhde.” -Babai i Jusufit ishte Jakubi, ky ishte i biri i Is'hakut, dhe ky i biri i Ibrahimit (a.s), të dashurit të Allahut të Lartësuar, - paqja dhe bekimet e Allahut qofshin me të gjithë ata dhe Profetin tonë a.s. Kështu, Jusufi i tregoi të atit: “Unë pashë (në ëndërr) njëmbëdhjetë yje dhe Diellin dhe Hënën. Unë i pashë duke më bërë mua sexhde.”. Kjo qe një ëndërr, e cila paralajmëronte gradën e lartë të Jusufit (a.s) në këtë jetë dhe në ahiret. Ëndrra ishte një përgëzim për atë që do të ndodhte më vonë me këtë djalosh të mrekullueshëm dhe të përzgjedhur. Kur dëshiron të realizojë një çështje madhështore, Allahu i Lartësuar i paraprin asaj me shenja të ndryshme, si lehtësim për robërit e Tij të dashur, që të mund të fillojnë parapërgatitjen. Ai i ndihmon ata duke u dhënë forcë dhe durim, për të përballuar çdo lloj vështirësie në sprovat që pasojnë. Pa dyshim, kjo tregon për butësinë, bamirësinë, mëshirën dhe dashurinë e madhe të Allahut të Lartësuar për robërit e Tij. Jakubi (a.s) e interpretoi ëndrrën duke thënë se dielli simbolizonte nënën e Jusufit, hëna simbolizonte babain e tij, ndërsa yjet ishin vëllezërit e tij. Gjithashtu, ai parashikoi se më vonë, përgjatë jetës, situata do të vinte në një pikë të tillë që të gjithë vëllezërit e tij do t’i nënshtroheshin dhe përuleshin atij, duke i rënë në sexhde, në formë nderimi dhe respekti. Por, sigurisht, të gjitha këto do të ndodhnin përmes rrugësh dhe sebepesh të përcaktuara nga Allahu i Lartësuar. Ai i ndihmon dhe u gjendet pranë atyre të cilët i ka përzgjedhur dhe i ka dalluar mbi të tjerët. Ndër shkaqet e lartësimit dhe krenarisë së njeriut janë dituria e gjerë …

5

قَالَ يَٰبُنَىَّ لَا تَقْصُصْ رُءْيَاكَ عَلَىٰٓ إِخْوَتِكَ فَيَكِيدُوا۟ لَكَ كَيْدًا ۖ إِنَّ ٱلشَّيْطَٰنَ لِلْإِنسَٰنِ عَدُوٌّۭ مُّبِينٌۭ

(Baba i tij) tha: “O biri im! Mos u trego ëngrrën tënde vëllezërve tu, që mos të ta bëjnë ndonjë dredhi. Se, me të vërtetë, djalli është armik i hapët i njeriut.

Ai(babai)tha: “O biri im(i dashur)! Mos ua trego ëndrrën vëllezërve të tu, se ndoshta të bëjnë ndonjë dredhi. -Jakubi (a.s.) e këshilloi të birin që të ruhej dhe të mos ua tregonte vëllezërve ëndrrën, sepse ata mund t’i kapte zilia dhe urrejtja, kur të kuptonin se Jusufi kishte cilësi më të larta sesa ata. Për t’i ndërprerë rrugën kësaj të keqeje, ai e porositi djalin që të mos ua tregonte vëllezërve ëndrrën e tij. Kjo masë duhej, sepse sikurse thotë i Lartësuari:Shejtani është, vërtet armik i betuar për njeriun." - Shejtani nuk heq dorë kurrë nga lufta dhe përpjekjet për të devijuar njeriun dhe për të futur urrejtje, smirë dhe armiqësi mes vëllezërve. Ai punon fshehtazi dhe haptazi. Kështu, largimi nga çdo rrugë dhe shkak që i lejon Shejtanit i mallkuar të të dëmtojë, është detyrë që duhet përmbushur dhe që nuk duhet neglizhuar për asnjë çast. Dhe, vërtet, Jusufi (a.s) e zbatoi porosinë e babait të tij, duke mos ua treguar vëllezërve të tij ëndrrën.

6

وَكَذَٰلِكَ يَجْتَبِيكَ رَبُّكَ وَيُعَلِّمُكَ مِن تَأْوِيلِ ٱلْأَحَادِيثِ وَيُتِمُّ نِعْمَتَهُۥ عَلَيْكَ وَعَلَىٰٓ ءَالِ يَعْقُوبَ كَمَآ أَتَمَّهَا عَلَىٰٓ أَبَوَيْكَ مِن قَبْلُ إِبْرَٰهِيمَ وَإِسْحَٰقَ ۚ إِنَّ رَبَّكَ عَلِيمٌ حَكِيمٌۭ

Dhe qe kështu, Zoti yt të ka zgjedhur ty dhe të mëson në shpjegimin e ngjarjeve (ëndërrave, e të tjera) dhe e plotëson dhuntinë e Vet ndaj teje dhe familjes së Jakubit, ashtu siç e ka plotësuar më parë ndaj të parëve tu, Ibrahimit dhe Is’hakut. Me të vërtetë Zoti yt është i Plotëdijshëm dhe i Gjithëdijshëm”.

Kështu, Zoti yt të ka zgjedhur ty që të të mësojë shpjegimin e ëndrrave. Ai do ta plotësojë mirësinë e Vet ndaj teje dhe ndaj familjes së Jakubit, sikurse bëri më parë ndaj etërve të tu, Ibrahimit dhe Is’hakut. -Allahu i Lartësuar të dalloi ty mbi të tjerët e kësaj kohe, duke të veçuar me cilësi dhe virtyte të larta. Ndër to është dhe aftësia për të shpjeguar ëndrrat. Përveç shpjegimit të ëndrrave, Ai do të të mësojë ty edhe kuptimin e saktë të shpalljeve dhe porosive të Tij. Ai ka për ta plotësuar mirësinë e Tij ndaj teje si në dynja dhe në ahiret. Në këtë dynja do të të japë të mira dhe begati të shumta, por në ahiret mirësitë e Tij janë të papërshkrueshme. Allahu do ta plotësojë mirësinë e Tij ndaj teje, ashtu sikurse bëri me paraardhësit e tu, Ibrahimin dhe Is'hakun. Allahu i Lartësuar i dalloi dhe bekoi ata njerëz të nderuar dhe të zgjedhur me mirësi të shumta si në fe, ashtu edhe çështjet e kësaj jete:Zoti yt është i Gjithëditur dhe i Urtë. -Dituria e Allahut të Lartësuar është përfshirëse e gjithçkaje, madje edhe e ndjenjave e mendimeve që fsheh kraharori, qofshin ato të mira apo të këqija. Allahu i Lartësuar ka për t’i dhënë çdokujt ashtu siç orienton urtësia dhe madhështia e Tij. Allahu është i Urtë, që çdo gjë e vendos në vendin e vet, duke i dhënë gjykimin që i takon. Pasi ia shpjegoi ëndrrën, Jakubi (a.s) i drejtohet të birit dhe i thotë:

7

۞ لَّقَدْ كَانَ فِى يُوسُفَ وَإِخْوَتِهِۦٓ ءَايَٰتٌۭ لِّلسَّآئِلِينَ

Me të vërtetë, për të gjithë ata që pyesin Jusufin dhe vëllezërit e tij ka shumë argumente.

Në historinë e Jusufit dhe të vëllezërve të tij ka, vërtet shumë mësime për të gjithë ata që pyesin(për të vërtetën). -Në historinë e Jusufit dhe vëllezërve të tij ka shumë mësime për të kuptuar shumë çështje të larta dhe të rëndësishme. Këto mësime u shërbejnë të gjithë atyre që pyesin rreth kësaj historie dhe kanë dëshirë të përfitojnë dobi prej saj. Ata që vërtet përfitojnë nga ajetet e Allahut të Lartësuar dhe mësimet që gjenden në to janë pikërisht ata që interesohen dhe pyesin por, çka është më e rëndësishme, ata duan të mësojnë dhe të binden për të punuar sipas atyre mësimeve. Ndërsa ata që i kthejnë shpinën dhe i lënë në harresë ajetet e Allahut të Lartësuar nuk kanë për të përfituar kurrë asnjë dobi.

8

إِذْ قَالُوا۟ لَيُوسُفُ وَأَخُوهُ أَحَبُّ إِلَىٰٓ أَبِينَا مِنَّا وَنَحْنُ عُصْبَةٌ إِنَّ أَبَانَا لَفِى ضَلَٰلٍۢ مُّبِينٍ

(Kujtoje ti) kur (vëllezërit e tij) thanë: “Jusufi dhe vëllai i tij, janë më të dashur për babën tonë se na, e na jemi grup i tërë. Baba i ynë, me të vërtetë, është në humbje të qartë.

Vëllezërit e tij thanë: “Babai ynë do më tepër Jusufin dhe vëllanë e tij(të vogël)sesa ne. Por ne bëhemi një grup i fortë. -Ata filluan të diskutonin për Jusufin dhe Beniaminin, që ishte vëllai i tij nga nëna. Ata thanë: “Ne bëhemi grup i fortë dhe jemi shumë më të dobishëm se ata. Atëherë, përse babai ynë i do ata më tepër sesa ne?! Pse ai tregohet më i butë dhe më i afruar me ta?Babai ynë po gabon dukshëm.” –Kuptimi: Babai ynë po gabon qartë, sepse po preferon ata të dy, pa pasur ndonjë shkak që ne ta shikojmë ose ta kuptojmë. Kështu, nën trysninë e kësaj smire, ata u mbushën me urrejtje dhe vendosën diçka të tmershme:

9

ٱقْتُلُوا۟ يُوسُفَ أَوِ ٱطْرَحُوهُ أَرْضًۭا يَخْلُ لَكُمْ وَجْهُ أَبِيكُمْ وَتَكُونُوا۟ مِنۢ بَعْدِهِۦ قَوْمًۭا صَٰلِحِينَ

Mbyteni Jusufin ose dëbonie në ndonjë vend të largët; e baba i juaj do të kthehet kah ju, dhe pas kësaj do të bëheni njerëz të mirë, -

Vriteni Jusufin ose hidheni diku, në ndonjë vend të largët, që babai t’ju dojë vetëm ju dhe më pas bëhuni njerëz të mirë!. -Ata vendosën që ta largonin Jusufin nga sytë e babait, diku në një vend të largët. Shejtani i mallkuar ua zbukuroi këtë vepër, duke i bërë të mendonin se, nëse do të vepronin ashtu, atëherë babai do t’i donte më shumë: duke mos e pasur Jusufin pranë, sytë dhe vëmendja e tij do të përqendroheshin tërësisht tek ata. Sipas mashtrimeve të Shejtanit, babai tani do të tregohej më i dashur, më i dhembshur dhe më i afuar me ata, ndryshe nga gjendja e deriatëhershme, kur zemra e tij ishte tërësisht e përkushtuar ndaj Jusufit. Shejtani i mallkuar ua bëri të lehtë këtë vepër, duke u thënë: “...dhe më pas bëhuni njerëz të mirë”. Pra, thjesht pendohuni më vonë dhe kërkojini falje Allahut, bëhuni përsëri njerëz të mirë, dhe kështu keni për ta arritur qëllimin tuaj! Edhe vëllezërit e Jusufit vendosën të pendoheshin, edhe pse akoma nuk e kishin kryer veprën e planifikuar. Domethënë, për t'ua lehtësuar poshtërsinë, Shejtani i mallkuar u përmendi atyre faktin që mund të pendoheshin dhe t’i rregullonin çështjet më vonë. Kjo ishte vërtet një hile e madhe, që bëri punë me ta.

10

قَالَ قَآئِلٌۭ مِّنْهُمْ لَا تَقْتُلُوا۟ يُوسُفَ وَأَلْقُوهُ فِى غَيَٰبَتِ ٱلْجُبِّ يَلْتَقِطْهُ بَعْضُ ٱلسَّيَّارَةِ إِن كُنتُمْ فَٰعِلِينَ

njëri prej tyre tha: “Mos e mbytni Jusufin, por hedhnie në fund të ndonjë pusi; do ta marrë ndonjë karavan; - nëse përnjëmend doni të bëni diçka me të”.

Njëri prej tyre tha: “Mos e vrisni Jusufin por, nëse doni të bëni diçka me të, hidheni në pus, që ta gjejë e ta marrë ndonjë karvan udhëtarësh”. -Njëri nga vëllezërit e Jusufit propozoi: “Mos e vrisni Jusufin, sepse vrasja është krim shumë i rëndë. Qëllimi ynë mund të arrihet edhe thjesht me largimin e Jusufit nga babai, pa qenë e nevojshme që ta vrasim.” Si përfundim, ata vendosën që ta linin në një pus, duke e kërcënuar që të mos tregonte për ata. Madje, ata e urdhëruan Jusufin që të hiqej sikur ishte një skllav i arratisur, në mënyrë që karvanet ta merrnin dhe ta dërgonin në ndonjë vend ku nuk do të dëgjohej asgjë prej tij. Sigurisht, ky që foli ishte më i dashur dhe kishte mendimin më të mirë mes vëllezërve të Jusufit. Të këqijat nuk janë të gjitha në një nivel. Një e keqe më e vogël është më e pranueshme sesa një tjetër më e madhe. Kështu, të gjithë vëllezërit ranë dakord me këtë propozim të fundit.

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.