Muslim99Muslim99
← Tafsir library

11. Hud

Hud · Meccan · 123 ayahs

سُورَةُ هُودٍ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 91–100 of 123

91

قَالُوا۟ يَٰشُعَيْبُ مَا نَفْقَهُ كَثِيرًۭا مِّمَّا تَقُولُ وَإِنَّا لَنَرَىٰكَ فِينَا ضَعِيفًۭا ۖ وَلَوْلَا رَهْطُكَ لَرَجَمْنَٰكَ ۖ وَمَآ أَنتَ عَلَيْنَا بِعَزِيزٍۢ

Ata thanë: “O Shuajb, na nuk kuptojmë shumë nga ato që na thua ti dhe na të shohim të dobët në mesin tonë. E, sikur të mos ishte farefisi yt, na të kishim mbytur me gurë, ti nuk je i respektuar te ne”.

Ata thanë: “O Shuajb! Ne shumë nga këto që ti po na thua nuk po i kuptojmë.” -Të zemëruar dhe të bezdisur tej mase nga këshillat e Profetit, ata thanë: "Ne shumë nga këto që ti po na thua nuk po i kuptojmë.”.“Në të vërtetë, ne të konsiderojmë ty si njeri të dobët në mesin tonë. Po të mos ishte fisi yt, ne do të të gjuanim me gurë, sepse ti nuk ke asnjë pozitë të lartë ndër ne.” -Ata thoshin: ‘Ti nuk je njeri me peshë, por thjesht një i rëndomtë e i parëndësishëm. Sikur të mos ishte fisi yt dhe mbështetësit e tu, ne do të të vrisnim me gurë. Ti nuk gëzon ndonjë respekt në zemrat tona dhe nuk ke asnjë vlerë për ne. Nëse po të lëmë gjallë, po e bëjmë thjesht për respekt të fisit tënd’. Duke dashur ti bënte të mendonin, i Dërguari i Zotit iu tha me butësi:

92

قَالَ يَٰقَوْمِ أَرَهْطِىٓ أَعَزُّ عَلَيْكُم مِّنَ ٱللَّهِ وَٱتَّخَذْتُمُوهُ وَرَآءَكُمْ ظِهْرِيًّا ۖ إِنَّ رَبِّى بِمَا تَعْمَلُونَ مُحِيطٌۭ

(Shuajbi) tha: “O populli im, a mos vallë farefisi im për ju është më i respektuar se Perëndia, të cilin e keni lënë krejtësisht anash. Me të vërtetë, Zoti im, kaplon atë që punoni ju.

Ai tha: “O populli im! Mos vallë, farefisi im është më i çmuar për ju sesa Allahu? Kështu, ju e keni hedhur besimin pas shpine.” -Si mund të më toleroni për hir të fisit tim dhe nuk e bëni këtë për hir të Allahut?! Mos vallë fisi im është më i rëndësishëm për ju sesa vetë Allahu i Madhëruar?! Kështu, ju i shpërfillni urdhrat e Allahut, duke mos u shqetësuar aspak për të drejtën e Tij dhe as për ndëshkimet e Tij. Por jini të sigurt se:“Por, pa dyshim, Zoti im di gjithçka që ju bëni.” -Allahut nuk mund t’i fshihet asnjë vepër e juaja, asnjë thërmijë. Ai ka për t'ju shpërblyer për çdo vepër, ashtu si e meritoni. Pas këshillave të shumta dhe shpërfilljes së tyre të vazhdueshme, Shuajbi (a.s.) tha:

93

وَيَٰقَوْمِ ٱعْمَلُوا۟ عَلَىٰ مَكَانَتِكُمْ إِنِّى عَٰمِلٌۭ ۖ سَوْفَ تَعْلَمُونَ مَن يَأْتِيهِ عَذَابٌۭ يُخْزِيهِ وَمَنْ هُوَ كَٰذِبٌۭ ۖ وَٱرْتَقِبُوٓا۟ إِنِّى مَعَكُمْ رَقِيبٌۭ

O populli im, bëni sa të mundeni, por edhe unë do të bëjë. Ju, me siguri do ta dini se kë do ta gjejë dënimi që do ta poshtërojë dhe kush është gënjeshtar. E, pritni ju (fundin), se edhe unë do të pres me ju”.

“O populli im! Bëni çfarë të doni me tuajën, por edhe unë do të bëj timen. Shpejt do ta kuptoni se kush do të goditet nga dënimi poshtërues dhe se kush është gënjeshtar.” -“Ju vazhdoni me veprat dhe besimin tuaj të kotë, se edhe unë do të vazhdoj në rrugën time. Por do të vijë dita që do ta shihni se cilin do të godasë dënimi i ashpër, ne apo ju.” Dhe, vërtet, ata e panë ndëshkimin, kur ai i goditi me ashpërsi.“Rrini në pritje, se edhe unë së bashku me ju po pres!” -Rrini e vështroni atë që do të ndodhë me mua, se edhe unë do të vështroj atë që do të ndodhë me ju!

94

وَلَمَّا جَآءَ أَمْرُنَا نَجَّيْنَا شُعَيْبًۭا وَٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ مَعَهُۥ بِرَحْمَةٍۢ مِّنَّا وَأَخَذَتِ ٱلَّذِينَ ظَلَمُوا۟ ٱلصَّيْحَةُ فَأَصْبَحُوا۟ فِى دِيَٰرِهِمْ جَٰثِمِينَ

E, kur erdhi urdhëri Ynë (dënimi), e shpëtuam Shuajbin bashkë me besimtarët e tij – me mëshirën Tonë, kurse mohuesit i kaploi zë i tmerrshëm dhe ata në tokën e tyre u gëdhinë të vdekur – të palëvizshëm,

Kur erdhi urdhri Ynë, Ne, me mëshirën Tonë, e shpëtuam Shuajbin dhe, bashkë me të, i shpëtuam edhe ata që besuan. -Kur u zbatua urdhri Ynë për shkatërri-min e popullit të Shuajbit, Ne e shpëtuam Shuajbin dhe besimtarët. Ata nuk e përjetuan tmerrin e ndëshkimit të ashpër të Allahut të Madhëruar.Ndërsa zullumqarët i kapi britma (e tmerrshme)dhe u gdhinë në vendbanimet e tyre si kufoma të gjunjëzuara, si të mos kishin ekzistuar fare aty. -Prej tyre nuk dëgjohej më asnjë zë dhe nuk vëreje asnjë lëvizje. Dukej sikur ata nuk kishin ekzistuar kurrë në ato vise. Pas ndëshkimit, ata u shndërruan në kufoma, sikur të mos kishin përjetuar asnjë kënaqësi në këtë botë.

95

كَأَن لَّمْ يَغْنَوْا۟ فِيهَآ ۗ أَلَا بُعْدًۭا لِّمَدْيَنَ كَمَا بَعِدَتْ ثَمُودُ

thuajse, nuk kanë ekzistuar kurrë në të. Le të jetë larg (nga mëshira e Zotit) Medjeni, ashtu siç ka qenë larg edhe Themudi!

Qoftë i larguar (nga mëshira e Zotit)Medjeni, sikurse u largua Themudi! -Ata u mallkuan dhe u shkatërruan nga Allahu i Madhëruar, ashtu sikurse ndodhi edhe me popullin e Themudit. Të dy popujt patën të njëjtin ndëshkim: ata u mallkuan, u poshtëruan dhe u shkatërruan në mënyrë të tmerrshme. Profeti Shuajb (a.s.) është quajtur ndryshe edhe si Hatibul Enbija - Oratori i Profetëve. Ky titull i është dhënë për shkak të stilit të tij të mrekullueshëm në komunikimin me popullin e tij. Në historinë e Shuajbit (a.s.) ka shumë mësime dhe përvoja të mrekullueshme. Ndër to mund të përmendim:1. Mohuesit e besimit të drejtë, ashtu sikurse do të ndëshkohen për mohimin e themelit të Islamit, që është njësimi i Zotit, po ashtu do të merren në përgjegjësi e do të ndëshkohen edhe për shkeljen e dispozitave të kësaj feje. Kështu, ata nuk do të ndëshkohen vetëm për shirkun dhe kufrin, por edhe për moszbatimin e detyrimeve të tjera të fesë. Kjo kuptohet nga fakti se Shuajbi (a.s.) e urdhëroi popullin për teuhidin e pastër, por edhe për dispozita të tjera, si kryerja e detyrimeve ndaj njerëzve dhe peshimi e matja me saktësi e ndershmëri. Edhe në fund, ata u ndëshkuan për të dyja llojet e kundërshtimit e të mosbindjes.2. Vjedhja në peshë e në matje konsiderohet si gjynah i madh dhe ata që e bëjnë këtë mund të goditen nga ndëshkimi i përshpejtuar që në këtë botë. Ky veprim konsiderohet përvetësim i padrejtë i pasurisë së tjetrit. Nëse vjedhja në peshë e në matje konsiderohet si gjynah i madh, atëherë sigurisht që grabitja e drejtpërdrejtë apo me dhunë është shumë herë më e dënueshme.3. Forma e ndëshkimit është sipas llojit të krimit. Kështu, ai që synon të vjedhë pasurinë e tjetrit për të shtuar pasurinë e vet, ndëshkohet me të kundërtën e qëllimit të tij. Allahu ia heq nga duart ose ia shkatërron pasurinë që i ka falur. Ky mësim përftohet në momentin kur Shuajbi i thotë popullit të tij: "Unë po shoh se gjendeni në mes të mirësive të mëdha ". Pra, mos u bëni shkak nëpërmjet veprave tuaja, që këto mirësi t'ju hiqen prej duarsh. Njeriu duhet të kënaqet me çka i ka dhënë Allahu i Madhëruar. Le të mjaftohet me hallallin kundrejt haramit. Ai duhet të përqendro-het te mënyrat e ligjshme të fitimit dhe t’u largohet mënyrave të paligjshme, sepse kështu është më mirë për të, siç thotë Allahu i Madhëruar: "Ajo çfarë mbetet tek Allahu është më e mirë për ju.” Çfarë Zoti e ka bërë të lejuar sjell begati dhe mirësi të panumërta. Hallalli është më i rehatshëm për shpirtin. Ndërsa harami, nga ana tjetër, e prish bekimin e pasurisë.5. Puna sipas besimit konsiderohet si domosdoshmëri, madje është shenjë treguese e besimit, siç thuhet edhe në ajet. Në të kundërt, nëse nuk punohet sipas besimit, atëherë besimi ose është i mangët, ose nuk ekziston.6. Falja e namazit ka qenë e urdhëruar për të gjithë profetët e parë. Ai ka qenë gjithmonë një nga veprat e mira më të rëndësishme. Edhe jobesimtarët e pohojnë vlerën dhe peshën e namazit si adhurim. Namazi është më i rëndësishmi ndër të gjitha adhurimet e tjera. Namazi të ndalon nga poshtërsitë, shfrenimi dhe haramet. Namazi është treguesi më i mirë për gradën e besimit të robit dhe të ligjeve të Zotit që ai zbaton. Me fjalë të tjera, nëse …

96

وَلَقَدْ أَرْسَلْنَا مُوسَىٰ بِـَٔايَٰتِنَا وَسُلْطَٰنٍۢ مُّبِينٍ

Na e kemi dërguar Musain me argumentet Tona dhe me dokumentet e qarta

Ne e dërguam Musanë me mrekullitë Tona dhe me fakte të qarta te Faraoni dhe rrethi i tij... -Profeti Musa Ibn Imrani u dërgua me shumë argumente, shenja dhe mrekulli, të cilat vërtetonin Shpalljen që ai solli prej Allahut të Madhëruar. Ndër to ishin shkopi, dora e bardhë dhe e shndritshme etj. Allahu i Madhëruar thotë se i dhuroi Musait (a.s.) "sultan el mubin", pra, fakte të qarta e të dukshme. Ato ishin të qarta si drita e diellit. Allahu i Madhëruar e dërgoi atë te Faraoni dhe paria rreth tij, sepse ata ishin udhëheqja, ndërsa të tjerët ishin pasues të tyre. Por ata nuk u bindën para fakteve dhe argumenteve të qarta të Allahut të Gjithëfuqishëm, madje i shpërfillën ato.

97

إِلَىٰ فِرْعَوْنَ وَمَلَإِي۟هِۦ فَٱتَّبَعُوٓا۟ أَمْرَ فِرْعَوْنَ ۖ وَمَآ أَمْرُ فِرْعَوْنَ بِرَشِيدٍۢ

te Faraoni dhe parisë së tij, por ata shkuan pas urdhërit të Faraonit. E, urdhëri i Faraonit nuk ishte i drejtë.

...Por rrethi i tij i shkoi pas urdhrit të Faraonit, edhe pse urdhri i Faraonit nuk ishte i drejtë. -Faraoni ishte jo vetëm i devijuar tërësisht nga rruga e drejtë, por edhe një devijues i pamëshirshëm. Ai urdhëronte veçse për shkatërrim e asnjëherë për mirë. Nuk ka asnjë dyshim për përfundimin e keq të Faraonit dhe pasuesve të tij. Edhe pasuesit e tij u shkatërruan dhe do të ndëshkohen përjetësisht në ahiret, bashkë me të, siç thotë i Madhërishmi:

98

يَقْدُمُ قَوْمَهُۥ يَوْمَ ٱلْقِيَٰمَةِ فَأَوْرَدَهُمُ ٱلنَّارَ ۖ وَبِئْسَ ٱلْوِرْدُ ٱلْمَوْرُودُ

Do ta udhëheq ai (Faraoni) popullin e tij në Ditën e Kijametit, e do ta sjellë në zjarr. E, sa vend i shëmtuar është ai, ku do të sillen ata!

Ditën e Kijametit, ai do t'i prijë popullit të vet dhe do ta çojë në Zjarr. Eh, sa i shëmtuar është ai vend, ku ata do të çohen! -Ky është premtimi për ta në ahiret. Por jo vetëm kaq. Ata do të përndiqen nga mallkimi i të Madhërishmit:

99

وَأُتْبِعُوا۟ فِى هَٰذِهِۦ لَعْنَةًۭ وَيَوْمَ ٱلْقِيَٰمَةِ ۚ بِئْسَ ٱلرِّفْدُ ٱلْمَرْفُودُ

Ata do të përcillen me mallkim në këtë jetë dhe në jetën tjetër. E sa “dhuratë” e shëmtuar është ajo që do t’u jepet!

Ata i ndjek mallkimi si në këtë botë, ashtu edhe në Ditën e Kijametit. -Ata u mallkuan që në jetën e dynjasë dhe në Ditën e Gjykimit do të mallkohen përsëri nga Allahu, melekët e Tij dhe nga i gjithë njerëzimi.Eh, sa e keqe është ajo "dhuratë", që do t'u jepet! -Sa e keqe është e gjithë kjo barrë që rëndon mbi ta: ndëshkimi i Allahut të Madhëruar, si dhe mallkimi në dynja dhe në ahiret.

100

ذَٰلِكَ مِنْ أَنۢبَآءِ ٱلْقُرَىٰ نَقُصُّهُۥ عَلَيْكَ ۖ مِنْهَا قَآئِمٌۭ وَحَصِيدٌۭ

Këto janë lajmet për vendbanimet që po t’i tregojmë Na ty (o Muhammed!). Disa prej tyre ende ekzistojnë, e disa janë rrënuar.

Pasi përmendi historitë e disa profetëve me popujt e tyre, Allahu i Lartësuar i thotë profetit Muhamed a.s:Këto që të rrëfyem janë disa nga historitë e atyre vendeve. -Këto që Ne po të tregojmë janë disa nga ngjarjet e atyre vendeve. Këto po t’i tregojmë me qëllim që ti, nëpërmjet tyre, të qortosh dhe këshillosh njerëzit. Ato le të shërbejnë si argumente të qarta për vërtetësinë e Shpalljes dhe për sinqeritetin tënd si profet i zgjedhur nga Allahu i Lartësuar. Këto ngjarje do të shërbejnë si mësim, këshillë, qortim dhe përkujtim në mënyrë të veçantë për besimtarët, të cilët pasojnë me besnikëri rrugën tënde.Disa prej tyre ekzistojnë ende e disa janë shkatërruar. -Disa prej atyre vendbanimeve kanë mbetur. Në to gjen gjurmë për ekzistencën e atyre popujve. Po ashtu, ka vendbanime që janë shkatërruar dhe janë zhdukur tërësisht, pa u mbetur më asnjë gjurmë.

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.