Qoftë i larguar (nga mëshira e Zotit)Medjeni, sikurse u largua Themudi! -Ata u mallkuan dhe u shkatërruan nga Allahu i Madhëruar, ashtu sikurse ndodhi edhe me popullin e Themudit. Të dy popujt patën të njëjtin ndëshkim: ata u mallkuan, u poshtëruan dhe u shkatërruan në mënyrë të tmerrshme. Profeti Shuajb (a.s.) është quajtur ndryshe edhe si Hatibul Enbija - Oratori i Profetëve. Ky titull i është dhënë për shkak të stilit të tij të mrekullueshëm në komunikimin me popullin e tij. Në historinë e Shuajbit (a.s.) ka shumë mësime dhe përvoja të mrekullueshme. Ndër to mund të përmendim:1. Mohuesit e besimit të drejtë, ashtu sikurse do të ndëshkohen për mohimin e themelit të Islamit, që është njësimi i Zotit, po ashtu do të merren në përgjegjësi e do të ndëshkohen edhe për shkeljen e dispozitave të kësaj feje. Kështu, ata nuk do të ndëshkohen vetëm për shirkun dhe kufrin, por edhe për moszbatimin e detyrimeve të tjera të fesë. Kjo kuptohet nga fakti se Shuajbi (a.s.) e urdhëroi popullin për teuhidin e pastër, por edhe për dispozita të tjera, si kryerja e detyrimeve ndaj njerëzve dhe peshimi e matja me saktësi e ndershmëri. Edhe në fund, ata u ndëshkuan për të dyja llojet e kundërshtimit e të mosbindjes.2. Vjedhja në peshë e në matje konsiderohet si gjynah i madh dhe ata që e bëjnë këtë mund të goditen nga ndëshkimi i përshpejtuar që në këtë botë. Ky veprim konsiderohet përvetësim i padrejtë i pasurisë së tjetrit. Nëse vjedhja në peshë e në matje konsiderohet si gjynah i madh, atëherë sigurisht që grabitja e drejtpërdrejtë apo me dhunë është shumë herë më e dënueshme.3. Forma e ndëshkimit është sipas llojit të krimit. Kështu, ai që synon të vjedhë pasurinë e tjetrit për të shtuar pasurinë e vet, ndëshkohet me të kundërtën e qëllimit të tij. Allahu ia heq nga duart ose ia shkatërron pasurinë që i ka falur. Ky mësim përftohet në momentin kur Shuajbi i thotë popullit të tij: "Unë po shoh se gjendeni në mes të mirësive të mëdha ". Pra, mos u bëni shkak nëpërmjet veprave tuaja, që këto mirësi t'ju hiqen prej duarsh. Njeriu duhet të kënaqet me çka i ka dhënë Allahu i Madhëruar. Le të mjaftohet me hallallin kundrejt haramit. Ai duhet të përqendro-het te mënyrat e ligjshme të fitimit dhe t’u largohet mënyrave të paligjshme, sepse kështu është më mirë për të, siç thotë Allahu i Madhëruar: "Ajo çfarë mbetet tek Allahu është më e mirë për ju.” Çfarë Zoti e ka bërë të lejuar sjell begati dhe mirësi të panumërta. Hallalli është më i rehatshëm për shpirtin. Ndërsa harami, nga ana tjetër, e prish bekimin e pasurisë.5. Puna sipas besimit konsiderohet si domosdoshmëri, madje është shenjë treguese e besimit, siç thuhet edhe në ajet. Në të kundërt, nëse nuk punohet sipas besimit, atëherë besimi ose është i mangët, ose nuk ekziston.6. Falja e namazit ka qenë e urdhëruar për të gjithë profetët e parë. Ai ka qenë gjithmonë një nga veprat e mira më të rëndësishme. Edhe jobesimtarët e pohojnë vlerën dhe peshën e namazit si adhurim. Namazi është më i rëndësishmi ndër të gjitha adhurimet e tjera. Namazi të ndalon nga poshtërsitë, shfrenimi dhe haramet. Namazi është treguesi më i mirë për gradën e besimit të robit dhe të ligjeve të Zotit që ai zbaton. Me fjalë të tjera, nëse …