Muslim99Muslim99
← Tafsir library

11. Hud

Hud · Meccan · 123 ayahs

سُورَةُ هُودٍ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 71–80 of 123

71

وَٱمْرَأَتُهُۥ قَآئِمَةٌۭ فَضَحِكَتْ فَبَشَّرْنَٰهَا بِإِسْحَٰقَ وَمِن وَرَآءِ إِسْحَٰقَ يَعْقُوبَ

E, gruaja e tij (e Ibrahimit) rrinte aty dhe qeshi, dhe Na e gëzuam atë me Is’hakun, e pos Is’ahkut, me Jakubin.

E shoqja, që rrinte në këmbë, qeshi. -Gruaja e Ibrahimit (a.s.), e cila qëndronte në këmbë dhe u shërbente miqve, kur dëgjoi se cilët ishin ata dhe misioni i tyre, qeshi me habi.Ne e përgëzuam atë me Is’hakun, e pas Is’hakut, me Jakubin. -Melekët i dhanë lajmin e mirë për lindjen e Ishakut dhe pastaj të Jakubit (djalit të Is'hakut). Ajo tha e çuditur:

72

قَالَتْ يَٰوَيْلَتَىٰٓ ءَأَلِدُ وَأَنَا۠ عَجُوزٌۭ وَهَٰذَا بَعْلِى شَيْخًا ۖ إِنَّ هَٰذَا لَشَىْءٌ عَجِيبٌۭ

Tha (gruaja e Ibrahimit): “Ah! e mjera unë! A mos vallë, kështu plakë të lindë unë; e, edhe ky burri im është plak! Me të vërtetë, kjo është diçka e jashtëzakonshme!”

Ajo tha: “E mjera unë! E si mund të lind fëmijë, kur unë jam moshë e madhe e burri im është plak?! Kjo vërtet, do të ishte shumë çudi.” -Këto janë dy arsye të mjaftueshme për të bërë të pamundur lindjen e fëmijëve, prandaj tha: "Kjo vërtet, do të ishte shumë çudi.” Por të dërguarit i thanë:

73

قَالُوٓا۟ أَتَعْجَبِينَ مِنْ أَمْرِ ٱللَّهِ ۖ رَحْمَتُ ٱللَّهِ وَبَرَكَٰتُهُۥ عَلَيْكُمْ أَهْلَ ٱلْبَيْتِ ۚ إِنَّهُۥ حَمِيدٌۭ مَّجِيدٌۭ

Ata (engjëjt), thanë: “A mos vallë, ti po çuditesh me urdhërin e Perëndisë? Mëshira e Perëndisë dhe bekmi i Tij qoftë mbi ju – familjen e pejgamberit. Me të vërtetë, Ai (Perëndia) është i lavdëruar dhe bamirës për së tepërmi!”

Ata i thanë: “Mos po çuditesh me caktimin e Allahut?!” -Nuk ke pse habitesh me vendimet e Zotit, sepse pushteti i Tij është absolut dhe Ai mund të bëjë gjithçka. Asgjë nuk del jashtë pushtetit dhe vullnetit të Tij. Nuk ka vend për çudi kur bëhet fjalë për pushtetin absolut të Allahut dhe sidomos kur ka të bëjë me përkujdesin ndaj një familjeje të zgjedhur dhe të bekuar.Mëshira dhe bekimet e Allahut qofshin për ju, o familja e kësaj shtëpie! -Së bashku me fëmijët e premtuar, këto ishin tri dhurata të mrekullueshme për ata shërbëtorë dhe adhurues të zgjedhur të Zotit: Rahmetullahi - mëshira e Allahut dhe berekatuhu- shtimi e shumimi i mirësisë dhe begatisë së tyre. Ky qe premtimi i dhënë nga Zoti i tyre, i Cili është:Vërtet, Ai është i Lavdëruar dhe i Madhërishëm. -Allahu është El ĥamîd - i Lavdëruari, që meriton çdo mirënjohje e lavdërim për cilësitë e Tij absolute e të larta. Ai e meriton mirënjohjen dhe lavdërimin edhe për veprat e Tij madhështore e të mrekullueshme. Veprat e Tij të gjitha janë mirësi, begati, mbarësi e urtësi. Ato janë të ndërtuara mbi drejtësinë e bamirësinë absolute. Allahu është gjithashtu El mexhîd. Emri El Mexhîdu tregon madhështinë e cilësive të Atij që e mban këtë emër.

74

فَلَمَّا ذَهَبَ عَنْ إِبْرَٰهِيمَ ٱلرَّوْعُ وَجَآءَتْهُ ٱلْبُشْرَىٰ يُجَٰدِلُنَا فِى قَوْمِ لُوطٍ

Pasi që i kaloi frika Ibrahimit dhe i erdhi lajmi i gëzuar, (nisi) të diskutojë me të dërguarit Tonë, për popullin e Lutit.

Pasi Ibrahimit i kaloi ajo ndjenja e frikës dhe pasi mori lajmin e mirë, ai diskutoi me të dërguarit tanë rreth popullit të Lutit. -Pasi u largua frika e momentit të parë, kur miqtë nuk hëngrën ushqimin, dhe pasi erdhi përgëzimi për djalin, Ibrahimi (a.s.) filloi të fliste me të dërguarit në lidhje me popullin e Lutit dhe ndëshkimin e tyre. Duke dashur të mos kryhej ky ndëshkim, ai u tha melekëve: “Por, aty është Luti!” Ata i thanë: “Ne e dimë më mirë se kush është aty. Ne do ta shpëtojmë atë dhe familjen e tij, përveç gruas së tij, që do të mbetet me të zhdukurit”." [Ankebut 32].

75

إِنَّ إِبْرَٰهِيمَ لَحَلِيمٌ أَوَّٰهٌۭ مُّنِيبٌۭ

Ibrahimi me të vërtetë, ishte i butë, i dhembshëm dhe i kthyeshëm (kah Perëndia).

Ibrahimi ishte, vërtet shumë i butë, pendestar dhe i kthyer tek Allahu(me bindje e nënshtrim). -Ibrahimi ishte "ĥalîm", me një moral të jashtëzakonshëm, me zemër të madhe, falës e tolerant i pakrahasueshëm, i përmbajtur dhe i mëshirshëm, që nuk nxitohej të ndëshkonte por i toleronte të paditurit, frenues i zemërimit dhe tejet i butë. Ai ishte i përulur ndaj Allahut në çdo çast. Ibrahimi ishte “munîb” - gjithmonë i kthyer dhe i dorëzuar tërësisht tek Allahu, duke e njohur Atë dhe duke e dashur mbi çdo gjë tjetër. Ai e njihte mirë Zotin e tij, e donte Atë dhe ishte tërësisht i distancuar nga gjithçka tjetër. Për këtë arsye, një njeri i tillë sigurisht që do të ndërmjetësonte me butësinë e tij për mosndëshkimin e popullit të Lutit, por vendimi i Allahut të Lartësuar tashmë ishte i pakthyeshëm:

76

يَٰٓإِبْرَٰهِيمُ أَعْرِضْ عَنْ هَٰذَآ ۖ إِنَّهُۥ قَدْ جَآءَ أَمْرُ رَبِّكَ ۖ وَإِنَّهُمْ ءَاتِيهِمْ عَذَابٌ غَيْرُ مَرْدُودٍۢ

“O Ibrahim, shmangu prej kësaj! Me të vërtetë, erdhi urdhëri nga Zoti yt – dhe, me të vërtetë, ata do t’i gjejë dënimi i paevitueshëm”.

“O Ibrahim, lëre këtë! Urdhri i Zotit tënd tashmë ka zbritur. Nuk ka më dyshim se ata do të vuajnë një dënim të pashmangshëm.” -Lëre, o Ibrahim, këtë bisedë të panevojshme, sepse urdhri i Zotit tënd tashmë është i pakthyeshëm: atyre ka për t'u rënë një ndëshkim i ashpër.

77

وَلَمَّا جَآءَتْ رُسُلُنَا لُوطًۭا سِىٓءَ بِهِمْ وَضَاقَ بِهِمْ ذَرْعًۭا وَقَالَ هَٰذَا يَوْمٌ عَصِيبٌۭ

Kur i erdhën të dërguarit (engjëjt) Tanë Lutit, (ardhja e tyre) e hidhëroi dhe për shkak të tyre ndjeu një shtrëngim në shpirtin e tij dhe tha: “Kjo është ditë e rëndë!”

Kur të dërguarit Tanë vajtën te Luti, ai u brengos shumë për ta, e ndjeu veten të pafuqishëm për mbrojtjen e tyre dhe tha: “Kjo është një ditë e vështirë.” -Kur melekët që vizituan Ibrahimin (a.s.) shkuan te Luti (a.s.), ai u ndie keq dhe u ngushtua shumë. Ai mendoi se do të ishte një ditë ankthi tejet e vështirë, sepse vizitorët kishin marrë pamjen e djemve të hijshëm. Si të tillë, ata nuk do t’i shpëtonin shikimit të popullit të tij të shfrenuar dhe të dhënë pas meshkujve. Luti ishte shumë i shqetësuar për sigurinë e miqve të tij dhe, vërtet, ndodhi ajo që ia kishte frikën:

78

وَجَآءَهُۥ قَوْمُهُۥ يُهْرَعُونَ إِلَيْهِ وَمِن قَبْلُ كَانُوا۟ يَعْمَلُونَ ٱلسَّيِّـَٔاتِ ۚ قَالَ يَٰقَوْمِ هَٰٓؤُلَآءِ بَنَاتِى هُنَّ أَطْهَرُ لَكُمْ ۖ فَٱتَّقُوا۟ ٱللَّهَ وَلَا تُخْزُونِ فِى ضَيْفِىٓ ۖ أَلَيْسَ مِنكُمْ رَجُلٌۭ رَّشِيدٌۭ

Dhe erdhi populli i tij duke nxituar kah ai, e që më parë patën punuar vepra të këqia. (Luti) tha: “O populli im, këto janë bijat e ia. Ato për ju janë më tëpastra, e druajuni Perëndisë dhe mos më turpëroni para mysafirëve të mi. a nuk ka në mes jush njeri të ndershëm?

Pastaj aty u turrën njerëzit e popullit të tij. -Ata filluan të nxitonin se kush e kush të realizonte më parë qëllimet e tyre të poshtra dhe të shfrenuara.Ata kishin kohë që bënin vepra të turpshme. -Ata ishin njerëzit e parë që kryen një poshtërsi të tillë, sepse askush para tyre nuk e kishte bërë këtë.Atëherë, ai tha: “O populli im! Ja ku janë bijat e mia(gratë e popullit). Ato janë më të pastra për ju(për martesë).” -Kuptimi i këtyre fjalëve ishte që: femrat janë më të mira dhe të pastra për ju, sesa këta miqtë e mi. Nuk ishte qëllimi që ai vërtet t’u jepte vajzat e tij, që ata të kënaqnin epshet e tyre me to, sepse sigurisht që kjo ishte e ndaluar. Ky rast i ngjan gjykimit të profetit Sulejman (a.s.) mbi dy gratë, që pretendonin secila përkatësinë e fëmijës që mbeti gjallë pasi nuk e hëngri ujku. Secila prej tyre pretendonte se fëmija që e hëngri ujku ishte i tjetrës. Profeti Sulejman (a.s.) gjykoi që fëmija të ndahej në dysh dhe secilës t’i jepej gjysma. Në këtë çast, nëna e vërtetë - e shtyrë nga mëshira - tha menjëherë se fëmija ishte i gruas tjetër, duke hequr dorë nga e drejta e saj. Atëherë, Sulejmani (a.s.) e zbuloi se cila ishte nëna e vërtetë. Në fakt, ai nuk do ta ndante vërtet fëmijën, por thjesht donte t'i bënte ato të reflektonin drejt në lidhje me çështjen. Po kështu, edhe profeti Lut (a.s.) iu drejtua popullit të tij duke u thënë: Ja ku janë bijat e mia! Ato janë më të pastra se poshtërsitë që kryeni ju. Femrat janë ato që Zoti i krijoi për meshkujt, dhe e tillë është natyrshmëria e pastër. Domethënë, qëllimi i Profetit ishte që t’i frenonte ata njerëz nga fëlliqësia që donin të kryenin.“Kijeni frikë Allahun e mos më turpëroni me mysafirët e mi!” -Janë dy faktorë shumë të rëndësishëm që duhet t’ju bëjnë të më nderoni dhe të mos më fyeni me miqtë e mi. Vetëm njëri do të ishte mëse i mjaftueshëm që ju të më respektoni. Së pari, frika ndaj Allahut dhe, së dyti, respekti ndaj meje.“A nuk ka ndër ju një njeri me mend?” -A ka ndonjë njeri me mend, që t'ju këshillojë dhe ndalë nga kjo vepër e shëmtuar, me të cilën jeni përlyer! Kjo tregon se ata ishin zhveshur tërësisht nga burrëria dhe çdo cilësi njerëzore.

79

قَالُوا۟ لَقَدْ عَلِمْتَ مَا لَنَا فِى بَنَاتِكَ مِنْ حَقٍّۢ وَإِنَّكَ لَتَعْلَمُ مَا نُرِيدُ

Ata thanë: “Ti e di se neve nuk na nevojiten bijat tua. Me të vërtetë, ti e di se ç’duam ne”.

Ata thanë: “Ti e di mirë se ne nuk kemi asnjë nevojë për bijat e tua. Ti, me siguri, e di shumë mirë se çfarë duam ne!” -Ne dëshirojmë veçse meshkujt dhe nuk na tërheqin aspak femrat. Në këto çaste, shqetësimi i Lutit (a.s.) u shtua shumë, prandaj tha:

80

قَالَ لَوْ أَنَّ لِى بِكُمْ قُوَّةً أَوْ ءَاوِىٓ إِلَىٰ رُكْنٍۢ شَدِيدٍۢ

Ai tha: “Sikur unë të kisha fuqi (që t’ju dëboj) ose të mbështetesha në ndonjë fuqi të madhe, (do t’i mbroja mysafirët e mi).

Ai tha: “Ah, sikur të kisha fuqi kundër jush ose të kisha një krah të fortë ku të mbështetesha!”. -Të kisha krah, për shembull, farefis të fortë, që të më mbronte prej jush. Profeti dëshironte të kishte një mbështetje të dallueshme nga shqisat, sepse në realitet ai e dinte se kishte mbështetjen më të fortë, atë të Allahut të Madhërishëm, para fuqisë dhe pushtetit të së Cilit nuk mund të qëndrojë askush. Kështu, kur çështja u vështirësua shumë dhe ngushtimi arriti kulmin, melekët iu drejtuan me fjalët:

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.