Muslim99Muslim99
← Tafsir library

11. Hud

Hud · Meccan · 123 ayahs

سُورَةُ هُودٍ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 41–50 of 123

41

۞ وَقَالَ ٱرْكَبُوا۟ فِيهَا بِسْمِ ٱللَّهِ مَجْر۪ىٰهَا وَمُرْسَىٰهَآ ۚ إِنَّ رَبِّى لَغَفُورٌۭ رَّحِيمٌۭ

(Nuhu) tha: “Hypni në të! Me emrin e Perëndisë ajo lundron dhendalet! Me të vërtetë, Zoti im është falës dhe mëshirues.

E ai tha: “Hipni në të! Me emrin e Allahut, ajo lundron dhe ndalet.” -Kjo qe një lutje, që Nuhu i porositi të gjithë besimtarët ta thoshin. Ishte i Madhëruari që e urdhëroi Nuhun për t'i hipur në anije ata, dhe po Ai i mësoi si t’i luteshin Atij. Anija lundron e pluskon me urdhrin e Allahut. Ajo udhëton me mëshirën dhe urdhrin e Tij. Është Ai që e udhëzon atë me butësinë dhe përkujdesin e Tij për robërit e Tij besimtarë:“Vërtet, Zoti im është Falës i madh e Mëshirëplotë.”. -Allahu na fali e na i mbuloi të metat tona dhe na mëshiroi, duke na shpëtuar nga populli zullumqar dhe ndëshkimi i ashpër. Pastaj i Madhëruari përshkruan lundrimin e asaj anijeje sikur ta shihje vetë me sy:

42

وَهِىَ تَجْرِى بِهِمْ فِى مَوْجٍۢ كَٱلْجِبَالِ وَنَادَىٰ نُوحٌ ٱبْنَهُۥ وَكَانَ فِى مَعْزِلٍۢ يَٰبُنَىَّ ٱرْكَب مَّعَنَا وَلَا تَكُن مَّعَ ٱلْكَٰفِرِينَ

Dhe, ajo lundronte me ta nëpër valët e mëdha e të larta sa malet, ndërsa Nuhu thërriste birin e vet, i cili ishte tërhequr (anash): “O biri im, hyp me ne e mos u bënë me mohuesit!”

Kështu Anija lundronte me ta përmes valëve të larta si male. -Anija, së bashku me Nuhun dhe ata që hipën me të, lundronte mes dallgëve, që ishin të larta si male. Por për atë anije dhe udhëtarët e saj përkujdesej vetë Zoti i qiejve dhe i tokës. Ai ishte Mbrojtësi dhe Ruajtësi i tyre.Nuhu thirri të birin, që ishte veçuar nga të tjerët:... -Nuhu (a.s.) iu drejtua të birit, i cili qëndronte diku larg anijes, duke e ftuar që të hipte në anije. Ato ishin fjalë të buta e prindërore:“O biri im! Hip bashkë me ne e mos u bëj me mohuesit!” -Profeti e ftoi që të distancohej nga mohuesit, sepse ndëshkimi do të përfshinte çdo jobesimtar. Do të shpëtonin vetëm ata që do të hipnin në anijen e besimtarëve. Por djali i tij, duke i treguar të atit se nuk e besonte që vetëm besimtarët do të shpëtonin, e refuzoi ftesën e babait të tij dhe i tha:

43

قَالَ سَـَٔاوِىٓ إِلَىٰ جَبَلٍۢ يَعْصِمُنِى مِنَ ٱلْمَآءِ ۚ قَالَ لَا عَاصِمَ ٱلْيَوْمَ مِنْ أَمْرِ ٱللَّهِ إِلَّا مَن رَّحِمَ ۚ وَحَالَ بَيْنَهُمَا ٱلْمَوْجُ فَكَانَ مِنَ ٱلْمُغْرَقِينَ

(I biri) tha: “Unë do të strehohem në bjeshkën, e cila do të më ruajë nga uji”, (e Nuhu) tha: “Sot askush nuk do të kursehet nga dënimi i Perëndisë, përveç atë që e mëshiron Ai!” E, një valë në mes tyre i ndau dhe ai (i biri) – u fundos.

“Unë do të ngjitem në mal, që do të më mbrojë nga uji.” -Unë do të ngjitem në mal, dhe kështu do të shpëtoj nga mbytja. Atëherë Nuhu i thotë:Nuhu i tha: “Sot asgjë nuk mund të shpëtojë(ndonjë)prej ndëshkimit të Allahut, përveç atyre që Ai i ka mëshiruar...” -Asgjë nuk mund të të shpëtojë sot prej përmbytjes, çfarëdo qoftë e kudo qoftë. Asnjë shans shpëtimi nuk ekziston sot, veç mundësisë së vendosur nga Allahu i Madhëruar: “...përveç atyre që Ai i ka mëshiruar.”Ndërkaq, dallga hyri mes tyre e djali qe nga ata që u mbytën. -Pasi i Madhëruari i përmbyti mohuesit dhe shpëtoi Nuhun dhe të gjithë që ndodheshin në anije, atëherë urdhëroi ujin që të tërhiqej.

44

وَقِيلَ يَٰٓأَرْضُ ٱبْلَعِى مَآءَكِ وَيَٰسَمَآءُ أَقْلِعِى وَغِيضَ ٱلْمَآءُ وَقُضِىَ ٱلْأَمْرُ وَٱسْتَوَتْ عَلَى ٱلْجُودِىِّ ۖ وَقِيلَ بُعْدًۭا لِّلْقَوْمِ ٱلظَّٰلِمِينَ

Dhe është thënë: “O Tokë, gëlltitë ujin tënd, dhe ti o qiell, ndaloje (shiun)!” Dhe uji u tërhoq e u plotësua urdhëri (i Perëndisë), e anija u ndal në malin Xhudij, dhe është thënë: “Le të jetë larg populli zullumqarë!”

Pastaj erdhi urdhri: “O tokë, gëlltite ujin tënd, dhe ti, o qiell, ndale shiun tënd!” -Zoti urdhëroi tokën: “Tërhiqe ujin që doli prej teje dhe që ra mbi ty! Tërhiqe atë në brendësinë tënde!” Zoti urdhëroi edhe qiellin të ndalte ujin (shiun) që lëshonte mbi tokë.Uji u tërhoq, urdhri u zbatua dhe Anija u ndal në(malin)El Xhûdij. -Si qielli, ashtu edhe toka iu nënshtruan urdhrit të Allahu të Madhëruar. Toka e thithi ujin e saj dhe qielli reshti së lëshuar ujë, dhe kështu toka doli përsëri në pah. Atëherë, çështja mori fund. Ndëshkimi i mohuesve u krye dhe besimtarët shpëtuan me mëshirën e të Gjithëmëshirshmit. Ndërsa anija qëndroi mbi malin e njohur El Xhudij, afër Meusilit (në Irak).Pastaj erdhi fjala: “Mallkuar qoftë populli keqbërës!” -Pas ndëshkimit, mohuesit u goditën edhe nga ky mallkim, që do t’i ndiqte përgjithmonë nga pas.

45

وَنَادَىٰ نُوحٌۭ رَّبَّهُۥ فَقَالَ رَبِّ إِنَّ ٱبْنِى مِنْ أَهْلِى وَإِنَّ وَعْدَكَ ٱلْحَقُّ وَأَنتَ أَحْكَمُ ٱلْحَٰكِمِينَ

E Nuhu iu lut Zotit të tij dhe tha: “O Zoti im, me të vërtetë, biri im është nga familja ime dhe premtimi Yt, është i vërtetë, e Ti je gjykatësi më i drejtë!”

Nuhu i'u drejtua Zotit të vet dhe tha: “O Zoti im! Biri im është prej familjes sime. Nuk ka dyshim se premtimi Yt është i vërtetë dhe Ti je Gjykatësi më i Drejtë.” -Nuhu (a.s.) iu drejtua Allahut të Lartësuar për të birin, duke i thënë: O Zoti im! Biri im është prej familjes sime. Nuk ka dyshim se premtimi Yt është i vërtetë dhe Ti je Gjykatësi më i drejtë. Premtimi yt është i vërtetë dhe ti më urdhërove që në anije të fus nga një çift të çdo lloj gjallese dhe familjen time. Dhe unë jam i bindur se premtimi yt nuk ndryshon kurrë. Me sa duket, Nuhu (a.s.) ishte tejet i trishtuar për djalin e tij dhe shpresonte se premtimi i Allahut e përfshinte edhe atë. Ai mendoi se urdhri i Allahut ishte që të hipte në anije të gjithë familjen e tij, pa përjashtim, si ata që besonin, edhe ata që nuk besonin. Megjithatë, ai e la çështjen plotësisht në dorë të Zotit, me një edukatë të shkëlqyer. Nuhu (a.s.) ia la çështjen Atij që i takon urtësia absolute. Por i Madhëruari tha:

46

قَالَ يَٰنُوحُ إِنَّهُۥ لَيْسَ مِنْ أَهْلِكَ ۖ إِنَّهُۥ عَمَلٌ غَيْرُ صَٰلِحٍۢ ۖ فَلَا تَسْـَٔلْنِ مَا لَيْسَ لَكَ بِهِۦ عِلْمٌ ۖ إِنِّىٓ أَعِظُكَ أَن تَكُونَ مِنَ ٱلْجَٰهِلِينَ

(Perëndia) tha: “O Nuh, ai nuk është nga familja jote, ai ka bërë punë të keqe (që nuk ka ardhur me ty). Mos më pyet për atë që nuk e di ti. Unë të këshilloj që të mos bëhesh nga ata që nuk dinë”.

Ai(Allahu)tha: “O Nuh, ai nuk është nga familja jote, sepse ai ishte, vërtet një punëkeq.” -Ai nuk është pjesë e familjes tënde, për të cilën të premtova që do ta shpëtoj. Familja që të premtova se do ta shpëtoj dhe të urdhërova që t'i hipësh në anije janë vetëm pjesëtarët besimtarë.“Prandaj ti mos më kërko Mua diçka, për të cilën nuk ke dijeni!” -Lutja për të shpëtuar një mohues, një njeri që nuk beson Allahun dhe Profetin e Tij, është një vepër jo e mirë. Kështu, mos m’u lut për diçka së cilës nuk ia di pasojat dhe në është e mirë apo jo!“Unë të këshilloj, që të mos bëhesh si të paditurit.” -Unë të jap këshillën e mrekullueshme, në mënyrë që të bëhesh i përkryer dhe të jesh i ruajtur nga cilësitë e injorantëve. Atëherë, Nuhu (a.s.) u pendua shumë për atë që bëri dhe tha:

47

قَالَ رَبِّ إِنِّىٓ أَعُوذُ بِكَ أَنْ أَسْـَٔلَكَ مَا لَيْسَ لِى بِهِۦ عِلْمٌۭ ۖ وَإِلَّا تَغْفِرْ لِى وَتَرْحَمْنِىٓ أَكُن مِّنَ ٱلْخَٰسِرِينَ

(Nuhu) tha: “O Zoti im, unë mbështetem te Ti (për t’u ruajtur) nga pyetjet që nuk i di, e nëse Ti nuk më falë dhe nuk më mëshiron, do të jem nga të humburit”.

O Zoti im! Unë kërkoj mbrojtjen Tënde që kurrë të mos kërkoj prej Teje atë për të cilën nuk kam njohuri. Në qoftë se Ti nuk më fal mua dhe nuk më mëshiron, unë do të jem, vërtet ndër të humburit.” -Vetëm me faljen dhe mëshirën e Zotit, robi mund të shpëtojë nga shkatërrimi. Kjo tregon se Nuhu (a.s.) nuk e dinte se lutja e tij për shpëtimin e djalit ishte e ndaluar dhe përfshihej në fjalën e Allahut: “...e mos m’u drejto Mua (më) për ata që kanë bërë padrejtësi! Ata do të përmbyten.” Duke u mbështetur në fjalën e Zotit: “Ngarko në të nga një çift prej çdo krijese, familjen tënde... ", Nuhu mendoi se në "familjen" bënte pjesë edhe djali i tij jobesimtar. Por pas kësaj, atij iu bë e qartë se është e ndaluar lutja dhe ndërmjetësimi për mohuesit.

48

قِيلَ يَٰنُوحُ ٱهْبِطْ بِسَلَٰمٍۢ مِّنَّا وَبَرَكَٰتٍ عَلَيْكَ وَعَلَىٰٓ أُمَمٍۢ مِّمَّن مَّعَكَ ۚ وَأُمَمٌۭ سَنُمَتِّعُهُمْ ثُمَّ يَمَسُّهُم مِّنَّا عَذَابٌ أَلِيمٌۭ

Është thënë: “O Nuh – zbrit me përshëndetjen Tonë dhe dhuntitë Tona për ty dhe pasardhësit e atyre që gjende me ty”. E, disa popujve, Na do t’u japim kënaqësi (në këtë botë), e që pastaj, do t’i goditë nga Ne dënimi i dhembshëm!”

Erdhi fjala: “O Nuh! Zbarko me paqe nga Ne, me bekime të shumta për ty dhe për popujt që janë me ty(në anije).” -Për “çdo popull”, domethënë për njerëzit dhe çiftet e kafshëve që kishin hipur në anije, Allahu dhuroi begati të madhe, aq sa mbushën tokën në çdo skaj të saj.“Por do të ketë popuj që do t’u japim kënaqësi(për njëfarë kohe), por pastaj do t’i godasim me një ndëshkim të dhembshëm”. -Kuptimi: Do të ketë popuj që Allahu do t'u mundësojë një jetë të begatshme në këtë botë. Por fakti që Allahu i Madhëruar i shpëtoi nga përmbytja, nuk e pengon Atë që pas kësaj, këdo që mohon dhe tregohet i pabindur, ta ndëshkojë. Ai do t’i furnizojë sa ta kenë të caktuar, por ata gjithsesi do të merren në llogari për veprat e tyre. Pasi i tregoi me hollësi Profetit të Tij këtë histori të gjatë, të cilën mund ta dinin veçse ata që Ai i zgjodhi për profetë, Allahu i Madhëruar thotë:

49

تِلْكَ مِنْ أَنۢبَآءِ ٱلْغَيْبِ نُوحِيهَآ إِلَيْكَ ۖ مَا كُنتَ تَعْلَمُهَآ أَنتَ وَلَا قَوْمُكَ مِن قَبْلِ هَٰذَا ۖ فَٱصْبِرْ ۖ إِنَّ ٱلْعَٰقِبَةَ لِلْمُتَّقِينَ

Këto janë lajmet e ngjarjeve të padukshme, që Ne t’i shpallim ty. Nuk i ke ditur as ti, as populli yt para kësaj (shpaljes së Kur’anit). Andaj, duro! Se, me të vërtetë, në fund, fitorja është e besimtarëve.

Këto janë disa nga tregimet për të padukshmen, që t’i kemi shpallur ty, të cilat nuk i ke ditur as ti, as populli yt para këtij (Kur'ani). -Edhe populli yt, ashtu sikurse ti, nuk dinin gjë për këto ngjarje, prandaj nuk mund të thonë se ti i dije ato më parë. Ti lavdëroje e shprehi mirënjohjen Zotit tënd, bëj durim dhe ji i qëndrueshëm në këtë fe të mrekullueshme, që të ka dhënë Zoti. Përqendrohu në rrugën e thirrjes për në rrugën e drejtë të adhurimit të një Zoti të vetëm. Gjithashtu, kujto vazhdimisht se:Prandaj bëj durim, sepse fundi i lavdishëm u takon të devotshmëve. -Përfundimi i mirë u takon të devotshmëve, atyre që ruajnë veten nga shirku, poshtërsitë dhe mosbindja ndaj Zotit. Prandaj gëzohu dhe le të qetësohet zemra jote, se ti do të triumfosh kundër çdokujt që të lufton, ashtu sikurse Zoti e ndihmoi dhe e lartësoi Nuhun mbi popullin e tij jobesimtar.

50

وَإِلَىٰ عَادٍ أَخَاهُمْ هُودًۭا ۚ قَالَ يَٰقَوْمِ ٱعْبُدُوا۟ ٱللَّهَ مَا لَكُم مِّنْ إِلَٰهٍ غَيْرُهُۥٓ ۖ إِنْ أَنتُمْ إِلَّا مُفْتَرُونَ

(Ia dërguam) Adit – vëllaun e tij Hudin. Ai tha: “O populli im, adhuronie Perëndinë! Ju nuk keni Zot tjetër përveç Tij; ju jeni vetëm trillues (nëse adhuroni tjetër kënd).

Edhe tek Adët dërguam vëllain e tyre, Hudin. -Në popullin e Adit dërguam një profet, i cili ishte vëllai i tyre nga gjaku. Adët ishin një fis i njohur, që jetonin në krahinën Ahkaf, në Jemen. Allahu i Madhëruar dërgoi një profet nga mesi i tyre, Hudin, që t’u mësonte fenë dhe diturinë e dobishme. Ky profet i sinqertë u tha atyre:“O populli im, adhuroni Allahun! Ju nuk keni zot tjetër që meriton adhurimin, veç Tij. Ju veçse trilloni!” -Ai i urdhëroi që të adhuronin Allahun si Një të Vetëm dhe i ndaloi nga çdo adhurim tjetër, që ata nuk ia përkushtonin Allahut. Hudi u bëri të ditur se, duke adhuruar dikë tjetër veç Allahut, ata kishin trilluar mashtrimin më të madh dhe më të dënueshëm. Nuk ka krim më të madh se një mashtrim i tillë dhe rënia në idhujtari. Për këtë arsye, profeti Hud i këshilloi ata që të ktheheshin nga kjo rrugë dhe u mësoi se adhurimi i një Zoti të vetëm është detyra më e madhe. Çdo lloj adhurimi tjetër është i kotë dhe i gabuar. Më pas, ai i kujton se nuk kishte asnjë pengesë që ata t’i bindeshin thirrjes së tij, sepse:

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.