Muslim99Muslim99
← Tafsir library

11. Hud

Hud · Meccan · 123 ayahs

سُورَةُ هُودٍ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 1–10 of 123

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

1

الٓر ۚ كِتَٰبٌ أُحْكِمَتْ ءَايَٰتُهُۥ ثُمَّ فُصِّلَتْ مِن لَّدُنْ حَكِيمٍ خَبِيرٍ

Elif Lâm Râ. Ky është Libri, ajetet e të cilit janë radhitur mrekullueshëm dhe janë shpjeguar nga ana e Gjithdijshmit dhe Plotëdijshmit.

Elif, Lam, Ra. (Ky është)Libër ajete e të cilit u zbritën plot urtësi... -Allahu i Lartësuar thotë se ajetet e këtij libri madhështor dhe plot mirësi janë përkryer dhe zbritur në formën më të plotë, të urtë dhe me përpikmëri. Kumtet e këtij libri janë të vërteta, ndërsa urdhëresat dhe ndalesat e tij janë të drejta. Teksti i tij është zbritur në gjuhën më të pastër dhe shumë të pasur arabe, ndërsa kuptimet e tij janë të thella dhe të mrekullueshme. Ajetet e tij janë plot urtësi....dhe pastaj u shtjelluan nga Ai që është i Urtë e i Gjithëditur.... -Ky libër është shtjelluar në mënyrën më të bukur nga Ai që është i cilësuar si Hakim - i Urti, që vendos gjithçka në vendin e vet. Ai urdhëron dhe ndalon veçse me urtësi dhe drejtësi absolute. Allahu është gjithashtu El Habir - i Gjithëdituri, i Cili shikon dhe di hollësisht gjithçka që shfaqet ose që mbahet e fshehur. Nëse është Allahu i Urtë dhe i Gjithëditur Ai që e ka përkryer, shtjelluar dhe qartësuar këtë libër, atëherë mos pyet për madhështinë, bukurinë dhe mrekullitë e tij! E çfarë të pyesësh për një Libër, që është i mbushur plot me urtësi dhe me mëshirë gjithëpërfshirëse?! I Lartësuari e shpalli këtë Libër me një qëllim madhor:

2

أَلَّا تَعْبُدُوٓا۟ إِلَّا ٱللَّهَ ۚ إِنَّنِى لَكُم مِّنْهُ نَذِيرٌۭ وَبَشِيرٌۭ

Adhuronie vetëm Perëndinë, unë jam për ju nga Ai, paralajmërues dhe sihariques, -

...(Ai u shpall)që të mos adhuroni asgjë tjetër përveç Allahut. -E shpalli që adhurimet t’i kushtohen vetëm Allahut, si Një, i Vetëm dhe i Pashoq. E zbriti që robërit të mos adhurojnë asgjë tjetër veç Allahut të Madhëruar.Dijeni mirë se unë jam i dërguar prej Tij për t'ju qortuar e përgëzuar... -Kuptimi: O njerëz, mësojeni dhe jini të bindur se unë jam i dërguari i Zotit tek ju si nedhir – qortues dhe beshir - përgëzues. Jam qortues për ata që marrin guximin të kundërshtojnë e të bëjnë gjynahe, duke i paralajmëruar për ndëshkimin e madh në dynja dhe në ahiret. Nga ana tjetër, për ata që pendohen e dorëzohen, që e adhurojnë Zotin e tyre si Një e të Vetëm, me sinqeritet dhe sipas porosive të Tij, unë jam përgëzues, duke u treguar shpërblimin e madh në dynja dhe ahiret.

3

وَأَنِ ٱسْتَغْفِرُوا۟ رَبَّكُمْ ثُمَّ تُوبُوٓا۟ إِلَيْهِ يُمَتِّعْكُم مَّتَٰعًا حَسَنًا إِلَىٰٓ أَجَلٍۢ مُّسَمًّۭى وَيُؤْتِ كُلَّ ذِى فَضْلٍۢ فَضْلَهُۥ ۖ وَإِن تَوَلَّوْا۟ فَإِنِّىٓ أَخَافُ عَلَيْكُمْ عَذَابَ يَوْمٍۢ كَبِيرٍ

dhe kërkoni falje nga Zoti juaj e kthehuni tek Ai. Ai do t’ju japë të shijoni kënaqësi të bukura deri në afatin e caktuar dhe do t’i japë çdo të miri shpërblimin e merituar. E, nëse shmangeni, unë i druaj dënimit (që do t’ju gjejë) në Ditën e Madhe.

Dhe(t'ju këshilloj)që ju t’i kërkoni falje Zotit tuaj dhe të ktheheni tek Ai të penduar, -Ky libër është shpallur që ju t'i kërkoni falje Zotit tuaj për çdo gjynah e mosbindje ndaj Tij dhe që vazhdimisht të pendoheni para Tij, duke vendosur të vazhdoni jetën që ju ka mbetur në bindje e përkushtim ndaj Tij. Të pendoheni sinqerisht, duke hequr dorë nga gjithçka që Zoti juaj nuk e do dhe të vendosur për t'iu përkushtuar tërësisht gjërave që e kënaqin Atë dhe që Ai i dëshiron prej jush. Pastaj i Madhëruari tregon shpërblimin për njerëzit, nëse kërkojnë falje dhe pendohen sinqerisht:që Ai t'ju mundësojë të kënaqeni me përjetime të bukura deri në një afat të caktuar dhe pastaj çdo punëmiri t’i japë mirësinë që i takon. -Ai ka për t'ju dhuruar plot mirësi dhe begati, që ju të kënaqeni dhe të përfitoni prej tyre, deri në afatin e përcaktuar, domethënë deri kur t’ju vijë vdekja. Gjithashtu, jini të sigurt se kushdo që bën vepra të mira dhe jeton sipas porosive të Zotit ka për t’u nderuar me bujarinë dhe mirësinë e Tij të pakufijshme, duke iu mundësuar çdo mirësi e dynjasë dhe e ahiretit dhe duke u mbrojtur nga çdo e keqe e dynjasë dhe e ahiretit.E nëse ata refuzojnë, thuaju: “Unë kam frikë për ju dënimin e Ditës së Madhe.” -Nëse i ktheni shpinën kësaj ftese, e aq më keq ta konsideroni si trillim e gënjeshtër, kam frikë se do t’ju kapë ndëshkimi i Ditës së Madhe. Ajo është Dita e Kijametit, kur Allahu i Lartësuar do të tubojë të parët dhe të fundmit dhe do t'i shpërblejë sipas veprave të tyre. Nëse kanë punuar mirë, do t'i shpërblejë me mirësinë e bujarinë e Tij, e nëse kanë punuar keq, do t'i ndëshkojë me drejtësinë e Tij.

4

إِلَى ٱللَّهِ مَرْجِعُكُمْ ۖ وَهُوَ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍۢ قَدِيرٌ

Te Perëndia do të ktheheni, e Ai është i Plotëfuqishëm për çdo gjë!

Vetëm tek Allahu është kthimi juaj dhe Ai është i Plotpushtetshëm për gjithçka. -Ky është argument se Allahu i Madhëruar do t'i ringjallë të vdekurit. Ai është i Plotfuqishëm për gjithçka. I Lartësuari na ka njoftuar se do t'i ringjallë dhe llogarisë me drejtësi të gjithë, dhe kjo është diçka që do të ndodhë patjetër. Për këtë tregon jo vetëm Shpallja e Zotit, por edhe logjika pastër dhe e shëndoshë.

5

أَلَآ إِنَّهُمْ يَثْنُونَ صُدُورَهُمْ لِيَسْتَخْفُوا۟ مِنْهُ ۚ أَلَا حِينَ يَسْتَغْشُونَ ثِيَابَهُمْ يَعْلَمُ مَا يُسِرُّونَ وَمَا يُعْلِنُونَ ۚ إِنَّهُۥ عَلِيمٌۢ بِذَاتِ ٱلصُّدُورِ

Ah! me të vërtetë, ata mbulojnë krahërorin e tyre, që të fshihen nga Ai. Ah! por edhe kur të mbulohen në petkat e tyre, Ai di se çka fshehin ata dhe çka shfaqin, - Ai, me të vërtetë, është i Gjithëdijshëm se ç’ka në zemra (të çdokujt).

Shih si përpiqen ta mbulojnë çfarë mbajnë në kraharor, si për t’u fshehur nga Ai! -Allahu i Lartësuar na tregon rreth injorancës dhe humbjes së idhujtarëve. Ata pandehin se mund t’i ruhen shikimit të Allahut dhe dijes së Tij absolute duke fshehur në gjoks ligësitë e tyre. Por i Madhëruari, duke i diskredituar, u thotë:Le ta dinë se edhe kur mbulohen me rroba, Ai e di se çfarë fshehin dhe çfarë shfaqin. -Edhe kur ata mbulohen me rroba, i Madhëruari e di mirë gjendjen e tyre. Asgjë nuk mund t’i fshihet vështrimit dhe mbikëqyrjes së Tij. Allahu i sheh qartë dhe i di hollësisht çfarë mbani fshehur në vete dhe çfarë shfaqni haptas. Ai i di veprat dhe fjalët që i kryeni fshehtas dhe ato që i bëni haptas. Ky është Zoti juaj, i Cili thotë:Sepse Ai e di mirë çfarë fshihet në gjoks. -Ai është i Gjithëditur për qëllimet që keni në zemër, për vesveset e shumta e për çdo shkëndijë mendimi, që nuk e keni folur me asnjë. Atëherë, ç’pandehni, o të mjerë, se mund t’i fshiheni diturisë dhe shikimit të Zotit me këto veprime qesharake dhe fatkeqe?! Ky ishte një kuptim i ajetit. Por fraza: “jethnûne ŝudûrahum” mund të ketë edhe kuptimin që: ata shmangen nga i Dërguari, që të mos e dëgjojnë ftesën dhe këshillat e tij për rrugën e drejtë. A ka devijim më të qartë sesa ky?! Pastaj i Madhëruari u kujton atyre diturinë e Tij gjithëpërfshirëse, duke i kërcënuar se do t’i ndëshkojë për kundërshtimin, që kurrsesi nuk mund t'i fshihet shikimit dhe diturisë së Tij absolute.

6

۞ وَمَا مِن دَآبَّةٍۢ فِى ٱلْأَرْضِ إِلَّا عَلَى ٱللَّهِ رِزْقُهَا وَيَعْلَمُ مُسْتَقَرَّهَا وَمُسْتَوْدَعَهَا ۚ كُلٌّۭ فِى كِتَٰبٍۢ مُّبِينٍۢ

S’ka asnjë gjallesë në Tokë, që Perëndia të mos ia ketë caktuar furnizimin dhe Ai di vendbanimin e tij dhe vendin e vdekjes. Të gjitha keto janë (të shënuara) në Librin e qartë.

Nuk ka asnjë gjallesë në Tokë që të mos ushqehet nga Allahu. -Çdo lloj krijese qoftë, njeri, kafshë a çdo gjë tjetër në tokë, det e ajër, Allahu i Madhëruar ia ka siguruar furnizimin. Është i Gjithëmëshirshmi Ai që i ushqen të gjithë e përkujdeset për ta. Ai është Rabul Alemin- Zoti, Sunduesi dhe Kujdestari i të gjitha botëve.Ai e di vendbanimin dhe vendprehjen e tyre. -Allahu e di mirë vendin ku qëndrojnë, jetojnë dhe prehen të gjitha këto krijesa. Ai i di mirë vendet se ku ushqehen e si lëvizin ato. Ai e sheh dhe di shumë mirë ndryshimin e gjendjeve të tyre në çdo çast dhe vend qofshin. E si të jetë ndryshe, kur Ai thotë:Gjithçka gjendet në një Libër të qartë(Leuhi mahfudh). -Të gjitha hollësitë e gjendjeve të tyre janë shkruar në një libër të qartë, në Pllakën e Ruajtur (Leuĥi Maĥfûđh). Në këtë libër ndodhet e shkruar me saktësi dhe pa përjashtim çdo gjë që ka ndodhur e ndodh në qiej e në tokë, mes tyre e brenda tyre, sepse dituria e Allahut të Madhëruar përfshin çdo gjë. Është Ai që e shkroi atë që e dinte nga përjetësia dhe që e realizon sipas dëshirës së Tij. Në gjithësi zbatohet vullneti i Allahut dhe është Ai që përkujdeset për gjithçka dhe e ka marrë përsipër furnizimin e tyre. Atëherë, le të qetësohen zemrat e robërve , sepse është i Gjithëmëshirshmi Ai që kujdeset për ta. Le të mjaftohen me atë që Ai ka dhuruar për ta dhe le të qëndrojnë brenda kufijve të Tij. Le të jenë mirënjohës, ta lavdërojnë dhe të përkushtohen në adhurimin e Tij si Një, të Vetëm e të Pashoq në çdo aspekt. Ai është i Gjithëdituri për gjendjen e krijesave dhe i Gjithëmëshirshëm në përkujdesin ndaj tyre.

7

وَهُوَ ٱلَّذِى خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضَ فِى سِتَّةِ أَيَّامٍۢ وَكَانَ عَرْشُهُۥ عَلَى ٱلْمَآءِ لِيَبْلُوَكُمْ أَيُّكُمْ أَحْسَنُ عَمَلًۭا ۗ وَلَئِن قُلْتَ إِنَّكُم مَّبْعُوثُونَ مِنۢ بَعْدِ ٱلْمَوْتِ لَيَقُولَنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓا۟ إِنْ هَٰذَآ إِلَّا سِحْرٌۭ مُّبِينٌۭ

Ai është që ka krijuar qiejt dhe Tokën për gjashtë ditë (periudha të caktura kohore), e Arshi (pushteti) i Tij është mbi ujin – për t’ju provuar kush është më i mirë në vepër. Nëse ti thua: “Ju do të ringjalleni pas vdekjes”, mohuesit, me siguri do të thonin: “Kjo nuk është asgjë tjetër, përpos magji e kulluar!”

Është Ai që i krijoi qiejt e Tokën brenda gjashtë Ditëve, - ndërsa Froni i Tij ishte mbi ujë... -Allahu i Madhëruar na tregon se është Ai që i krijoi qiejt dhe Tokën në gjashtë ditë. Dita e parë e krijimit ishte e diela dhe dita e fundit ishte e premtja. Kur Ai krijoi qiejt dhe tokën, Froni i Tij qëndronte mbi ujë, sipër qiellit të shtatë. Pasi krijoi qiejt dhe tokën, Ai u lartësua mbi Fron për të drejtuar çdo çështje. Allahu i rregullon çështjet e krijimit të Tij dhe çdo përcaktim në këtë ekzistencë nëpërmjet ligjeve të krijimit të gjithësisë dhe ligjeve të Sheriatit. Përmes këtyre ligjeve, Ai na sprovon në këtë jetë, siç thotë më pas:...që t’ju sprovojë se cili prej jush është më vepërmirë. -Që t’ju sprovojë në besimin tuaj. Allahu krijoi gjithçka në qiej dhe në tokë për ju, që - përmes urdhrave dhe ndalesave të Tij - të shikojë se cili prej jush është më vepërmirë. Për shpjegimin e këtij ajeti, Fudejl Ibn Ijadi ka thënë: “Për t’ju sprovuar se cili nga ju është më vepërmirë, pra, që kryen punë të sinqerta dhe të sakta sipas porosive të Zotit.” Kur u pyet se çfarë quhet punë e sinqertë dhe e saktë, ai tha: "Nëse një vepër kryhet me sinqeritet, por jo sipas porosive të Zotit e të Profetit, atëherë ajo është e papranueshme. Edhe nëse kryhet sipas porosive të Zotit e të Profetit, por nuk kryhet me sinqeritet, ajo përsëri nuk është e pranueshme. Një vepër pranohet veç nëse plotëson dy kushte: të kryhet me sinqeritet vetëm për të kënaqur Zotin dhe të kryhet sipas mësimeve e porosive të Zotit e të Profetit". Zoti duhet të adhurohet ashtu si do dhe e përshkruan Ai. Për të sqaruar se si ta adhurojmë, Ai na shpalli Librin dhe Traditën e Profetit të Tij. Ky ajet i ngjan ajeteve të tjera kuranore, si: “Unë nuk i krijova xhindët dhe njerëzit për gjë tjetër, por veç që të më adhurojnë.” [Dharijat 56]; ose: "Allahu është Ai që krijoi shtatë qiej dhe Toka po aq sa ata. Nëpër to zbret vendimi i Tij, për të qenë të bindur se Allahu është i Plotfuqishëm për gjithçka dhe se me të vërtetë, Allahu ka përfshirë gjithçka me dijen e Vet." [Talak 12]. Kështu, i Madhëruari i krijoi qiejt dhe Tokën që vetëm Ai të adhurohet dhe robërit ta njohin Atë me emrat dhe cilësitë e Tij të bukura dhe absolute, dhe përmes veprave të Tij madhështore. Dhe pikërisht për këtë edhe i urdhëroi. Ata që nënshtrohen dhe zbatojnë urdhrat e Zotit, për hir të dashurisë për Atë, prej shpresës në shpërblimin e Tij dhe prej frikës nga ndëshkimi i Tij, ata janë të shpëtuar e të fituar. Ndërsa ata që i kthejnë shpinën këtyre çështjeve, ata janë të shkatërruarit, të dështuarit dhe dëshpëruarit. Allahu që i krijoi robërit për ta adhuruar Atë si Një e të Vetëm, për t’i urdhëruar e ndaluar, ka krijuar edhe një vend ku do t’i shpërblejë të gjithë sipas përmbushjes ose jo të këtyre detyrave. Më pas, i Madhëruari përmend mosbesimin e idhujtarëve në ringjalljen dhe llogarinë e drejtë:Nëse u thua 'Me siguri që do të ringjalleni pas vdekjes.', mohuesit me këmbëngulje thonë: “Kjo nuk është gjë tjetër, veçse një magji e qartë.”. -Kur u flet për ringjalljen dhe llogarinë para Zotit, ata nuk të besojnë, madje të kundërshtojnë me këmbëngulje. Ata shpifin dhe e konsiderojnë Shpalljen që t'u dha prej Zotit si …

8

وَلَئِنْ أَخَّرْنَا عَنْهُمُ ٱلْعَذَابَ إِلَىٰٓ أُمَّةٍۢ مَّعْدُودَةٍۢ لَّيَقُولُنَّ مَا يَحْبِسُهُۥٓ ۗ أَلَا يَوْمَ يَأْتِيهِمْ لَيْسَ مَصْرُوفًا عَنْهُمْ وَحَاقَ بِهِم مَّا كَانُوا۟ بِهِۦ يَسْتَهْزِءُونَ

Nëse Ne ua shtyjmë dënimin atyre për një kohë të shkurtër, ata me siguri do të thoshin: “Kush po e pengon?” Ah! E, atë ditë që t’ju vie (dënimi), nuk do të zmbrapset nga ata dhe do t’i përfshijë ajo, që e përqeshnin ata.

Nëse Ne ua vonojmë ndëshkimin për njëfarë kohe, ata thonë: “Pse nuk po ndodh?!” -Kur Allahu i Madhëruar i afatizon dhe ua vonon ndëshkimin, ata, nga injoranca e thellë dhe padrejtësia e madhe, thonë: “Pse nuk po ndodh?!”, çfarë e pengon këtë ndëshkim?! Nga kjo nënkuptohet se ata e mohojnë faktin e llogaridhënies dhe të ndëshkimit të mosbesimtarëve. Për të argumentuar mosbesimin e tyre ndaj Profetit, ata arsyetohen me faktin që ndëshkimi me të cilin ai i kërcënonte nuk po u vinte. Subĥânallah! Çfarë arsyetimi i shtrembër dhe i padrejtë!Por le ta dinë se, kur t'u vijë dita, asgjë nuk ka për t’ua larguar më(ndëshkimin) dhe mbi ta do të bëhet realitet ai(kërcënim) me të cilin talleshin.” -Le ta dinë se ditën kur të zbresë dënimi i Zotit, që ata nuk duan ta besojnë, ai nuk ka për t’u ndalur më dhe ata nuk kanë për të shpëtuar prej tij. Madje, atyre nuk ka për t'iu dhënë as mundësia për të reflektuar mbi veprimet e tyre. Dijeni, o të mjerë, se ajo është dita kur do të bëhet realitet ndëshkimi, me të cilin ju talleshit, sepse ishit të bindur që nuk do të ndodhte! Atë ditë do të vërtetohet edhe besnikëria e atij profeti, që ju e mohonit me aq kokëfortësi, dhe nuk do të keni më asnjë shans për të kthyer rrugë.

9

وَلَئِنْ أَذَقْنَا ٱلْإِنسَٰنَ مِنَّا رَحْمَةًۭ ثُمَّ نَزَعْنَٰهَا مِنْهُ إِنَّهُۥ لَيَـُٔوسٌۭ كَفُورٌۭ

Kur Na i japim njeriut mirësinë Tonë, a pastaj ia zhveshim atë prej tij, ai atëherë bëhet shpresëhumbur dhe mohues.

Kur Ne i japim mundësi njeriut të shijojë mëshirën Tonë, e pastaj ia heqim atë, ai bëhet shpresëhumbur dhe mohues. -Këtu Allahu i Madhëruar përshkruan natyrën e njeriut, që është i paditur dhe i padrejtë. Allahu i Madhëruar është i Gjithëmëshirshëm. Prej mëshirës dhe bujarisë së Tij, Allahu i dhuron njeriut shumë mirësi e begati, si shëndet, furnizim, fëmijë të mirë e të tjera. Por kur i Madhëruari, me urtësinë e Tij, ia largon disa prej këtyre mirësive, njeriu - me injorancën dhe padrejtësinë që e karakterizon - i dorëzohet dëshpërimit, e lëshon veten dhe e humb shpresën tek i Madhëruari. Ai nuk shpreson më në mëshirën e të Lartësuarit dhe nuk llogarit shpërblimin e madh për durimtarët dhe të kënaqurit me caktimin e Zotit. Aq e paditur dhe e padrejtë është kjo krijesë, saqë as nëpër mend nuk e çon faktin se i Madhëruari është i Plotpushtetshëm dhe do t'ia kthejë përsëri ato mirësi, të njëjta, të ngjashme ose edhe më të mira se ato që mund t’ia ketë marrë.

10

وَلَئِنْ أَذَقْنَٰهُ نَعْمَآءَ بَعْدَ ضَرَّآءَ مَسَّتْهُ لَيَقُولَنَّ ذَهَبَ ٱلسَّيِّـَٔاتُ عَنِّىٓ ۚ إِنَّهُۥ لَفَرِحٌۭ فَخُورٌ

E kur pas fatkeqësisë që e ka goditur atë, Na t’i japim atij dhunti, ai me siguri do të thotë: “Mëkatet e mia janë larguar nga unë!” Me të vërtetë, ai është (njeri tepër) i gëzueshëm dhe mendjemadh,

Por kur Ne i dhurojmë atij të mira, pasi një e keqe e ka goditur, ai thotë: “Kaluan të këqijat prej meje.”. Vërtet, ai gëzohet tej mase dhe bëhet mendjemadh. -Edhe pas sprovave e fatkeqësive, kur i Madhëruari i dhuron mirësi e begati nga mëshira e Tij e madhe, njeriu, i shquar për injorancën dhe padrejtësinë e tij të thellë, tregohet menjëherë fodull. Duke pretenduar se kjo mirësi do të vazhdojë gjithmonë për të, ai thotë: “Kaluan të këqijat prej meje.” Ky lloj njeriu është ashtu sikurse e ka përshkruar Zoti i Lartësuar: “feriĥun feħûr”, domethënë, i tillë që e sheh të gëzohet për ato gjëra që i shkojnë sipas dëshirave të veta dhe u lëvdohet padrejtësisht krijesave të Zotit për mirësitë që, pa dyshim, janë thjesht të dhuruara nga i Urti. Në këtë mënyrë, njeriu tregohet i vetëkënaqur, i vrazhdë dhe mendjemadh ndaj krijesave. Por, i mjeri, nuk e kupton se kjo është mangësia dhe defekti më i madh, të cilin ai nuk ka sy ta shohë. E tillë është në përgjithësi natyra e njeriut, përveç atyre që i Madhëruari i udhëzon dhe i shpëton nga këto cilësi të ulëta:

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.