Muslim99Muslim99
← Tafsir library

11. Hud

Hud · Meccan · 123 ayahs

سُورَةُ هُودٍ

Reading Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di

Ayahs 31–40 of 123

31

وَلَآ أَقُولُ لَكُمْ عِندِى خَزَآئِنُ ٱللَّهِ وَلَآ أَعْلَمُ ٱلْغَيْبَ وَلَآ أَقُولُ إِنِّى مَلَكٌۭ وَلَآ أَقُولُ لِلَّذِينَ تَزْدَرِىٓ أَعْيُنُكُمْ لَن يُؤْتِيَهُمُ ٱللَّهُ خَيْرًا ۖ ٱللَّهُ أَعْلَمُ بِمَا فِىٓ أَنفُسِهِمْ ۖ إِنِّىٓ إِذًۭا لَّمِنَ ٱلظَّٰلِمِينَ

Unë juve nuk dua t’ju them: “Unë kam thesarin e Perëndisë, as që di të padukshmet, as që do të them se unë jam engjëll, as që do t’u them atyre, të cilët, sytë tuaj i poshtërojnë: se Perëndia nuk do t’u japë kurrfërë të mire. Perëndia di më mirë se ç’ka në shpirtërat e tyre. (Sikur unë të veproja ashtu), atëherë do të isha, me të vërtetë, njëri nga zullumqarët”.

“Nuk po ju them se tek unë gjenden depot e Allahut, as se unë di të fshehtën,” -Unë nuk pretendoj asgjë nga këto. E shumta që ju them është se unë jam i Dërguari i Allahut, si përgëzues e si qortues për ju. Unë nuk kam nën kontroll asgjë. Depot e mirësive të Allahut nuk janë në administrimin tim. Nuk është në dorën time që t'i jap kujt të dua dhe të privoj kë të dua. Unë as nuk pretendoj se e di të fshehtën, që të mund t'ju njoftoj rreth të fshehtave e sekreteve tuaja.“as nuk po ju them se unë jam melek.” -Kuptimi: Unë nuk pretendoj ndonjë gradë mbi atë që jam në të vërtetë. Unë jam thjesht ai që Zoti më ka përcaktuar: jam një rob adhurues dhe profet i dërguar prej Tij. Unë nuk mund të gjykoj mbi njerëzit thjesht sipas mendjes sime.“Unë nuk kam për t’u thënë atyre, të cilët sytë tuaj i nënçmojnë se Allahu nuk ka për t’u dhuruar asnjë të mirë.” -Besimtarëve të dobët e të varfër, të cilët paria e pasur mohuese i nënçmon, unë kurrë nuk mund t’u them: "Allahu nuk ka për t’u dhuruar asnjë të mirë."“Allahu e di më mirë se ç’kanë ata në shpirt.” -Mesazhi është i njëjtë edhe për ta: Nëse jeni të sinqertë në besimin tuaj, do të keni mirësi e begati të shumta. Por nëse nuk jeni të tillë, dijeni se llogaria juaj është tek Allahu i Madhëruar.“Po ta bëja këtë unë do të isha i padrejtë.” -Nëse unë do t'u thoja atyre diçka nënçmuese, do të bëhesha njeri i padrejtë. Këto fjalë shërbenin si sqarim përfundimtar për parinë mohuese të popullit të Profetit, që as të mos e mendonin se ai do t’i largonte nga tubimet e tij të varfërit dhe njerëzit e thjeshtë. Ai kurrsesi nuk do t’i urrente e dëbonte besimtarët dhe kjo do të ngulitej thellë në mendjet e parisë mosbesimtare. Këto fjalë ishin tepër bindëse dhe të mjaftueshme për ata që mendonin drejt dhe me urtësi. Kur paria e popullit e kuptuan se ai kurrë nuk do t’i përgjigjej propozimit të tyre dhe kështu nuk do ta arrinin qëllimin, i thanë:

32

قَالُوا۟ يَٰنُوحُ قَدْ جَٰدَلْتَنَا فَأَكْثَرْتَ جِدَٰلَنَا فَأْتِنَا بِمَا تَعِدُنَآ إِن كُنتَ مِنَ ٱلصَّٰدِقِينَ

Ata thanë: “O Nuh, ti bëre polemikë me ne, dhe madje u zgjerove në polemikën tonë. Sillna ti atë premtim (dënim), nëse thua të vërtetën!”

Ata thanë: “O Nuh, ti polemizove me ne dhe e zgjate shumë me polemikën tënde. Na e sill, pra, atë për të cilën na ke paralajmëruar, nëse thua të vërtetën!” -Sille atë dënim - thoshin ata - me të cilin na kërcënon, nëse je i sinqertë dhe i të vërtetë me atë që pretendon. Sa injorantë dhe të humbur ishin ata që ia thanë këto fjalë të shëmtuara atij Profeti të dashur e këshillues?! Nëse vërtet do të synonin gjetjen e rrugës së drejtë, ata do të thoshin: ‘O Nuh! Shumë ke folur, me dashuri e dhembshuri, për të na sqaruar e udhëzuar, por ne ende nuk e kemi të qartë se për çfarë na fton. Prandaj të kërkojmë që të na sqarosh edhe më tepër, që ne të përqafojmë udhëzimin tënd. Gjithsesi, të jemi mirënjohës për sqarimet dhe përkushtimin tënd.’ Nëse do të flisnin me këtë gjuhë, vërtet ato do të konsideroheshin si fjalë të drejta dhe të logjikshme të disa njerëzve që janë ftuar të besojnë një çështje, por ende nuk janë bindur për të. Porse fjalët e tyre tregojnë se ata ishin gënjeshtarë dhe qëllimkëqij. Ata nuk paraqitën asnjë arsye, sado të vogël, për mospranimin e ftesës, e aq më pak të paraqesnin ndonjë argument të pranueshëm. Prandaj, edhe për shkak të injorancës dhe padrejtësisë që i karakterizonte, nxituan të kërkonin përshpejtimin e ndëshkimit. Me këtë kërkesë, a thua po sfidonin Zotin e Lartësuar. Por kësaj sjelljeje kaq të ulët Nuhu (a.s.) iu përgjigj:

33

قَالَ إِنَّمَا يَأْتِيكُم بِهِ ٱللَّهُ إِن شَآءَ وَمَآ أَنتُم بِمُعْجِزِينَ

Tha (Nuhu): “Vetëm Perëndia do t’ua sjellë atë, nëse dëshiron, e ju Atij nuk mund t’i ikni.

Ai tha: “Atë jua sjell vetëm Allahu, po qe se dëshiron, dhe ju nuk do të mund ta pengoni.”- Nëse urtësia dhe dëshira e Tij e kërkojnë që ta zbresë ndëshkimin mbi ju, kjo do të ndodhë dhe askush nuk mund ta ndalë atë. Në këtë rast, askush nuk mund t'ju shpëtojë prej Allahut. Ndëshkimi juaj nuk është një çështje që ndodhet në dorën time. Madje asgjë nuk është në dorën time.

34

وَلَا يَنفَعُكُمْ نُصْحِىٓ إِنْ أَرَدتُّ أَنْ أَنصَحَ لَكُمْ إِن كَانَ ٱللَّهُ يُرِيدُ أَن يُغْوِيَكُمْ ۚ هُوَ رَبُّكُمْ وَإِلَيْهِ تُرْجَعُونَ

Këshilla ime, nuk do t’ju bëjë dobi, edhe sikur të doja t’ju këshillojë – nëse Perëndia don t’ju shkatërrojë. Ai është Zoti juaj dhe ju tek Ai do të ktheheni”.

“Këshilla ime nuk ka për t'ju bërë dobi, edhe pse dua shumë t’ju këshilloj, nëse Allahu dëshiron t’ju lërë në humbje.” -Kuptojeni mirë se udhëzimi është tërësisht në dorën e Allahut. Nëse Ai, për shkak të refuzimit tuaj të padrejtë të së vërtetës, dëshiron t'ju lërë në humbje, përpjekjet e mia për t'ju këshilluar e qortuar nuk kanë për të sjellë ndonjë dobi. Edhe sikur të përdorja format më të fuqishme të këshillës, - që në fakt ai e bëri, - kjo nuk do t'ju sillte asnjë dobi. Dijeni, o të mjerë, se:“Ai është Zoti juaj dhe vetëm tek Ai ju do të ktheheni.” -Ai është Krijuesi juaj dhe vepron me ju ashtu si dëshiron, me urtësinë dhe drejtësinë e Tij. Asnjëherë mos e harroni se ju do të ktheheni tek Ai, i Cili do t'ju shpërblejë sipas veprave tuaja. Prandaj nxitoni të pranoni ftesën e Zotit dhe të jetoni sipas saj, para se të jetë shumë vonë!

35

أَمْ يَقُولُونَ ٱفْتَرَىٰهُ ۖ قُلْ إِنِ ٱفْتَرَيْتُهُۥ فَعَلَىَّ إِجْرَامِى وَأَنَا۠ بَرِىٓءٌۭ مِّمَّا تُجْرِمُونَ

Ose ata thonë: “Ai (Muhammedi) e ka trilluar (Kur’anin). Thuaj: “E nëse unë e kam trilluar, mëkati im bie mbi mua, e unë jam larg nga mëkatet që bëni ju”.

Mos po thonë, vallë se "ai e trilloi atë."? - Kujt i referohet përemri “ai” në këtë ajet, Nuhut apo Muhamedit a.s? Janë dy mendime dijetarësh për këtë çështje:1. Në ajet flitet për Nuhun, sepse shihet në kontekstin e historisë së këtij Profeti me popullin e tij dhe polemikat mes tyre. Atëherë, pyetja kuptohet: Vallë, ata po thonë se Nuhu trillon gënjeshtra e shpifje ndaj Allahut të Lartësuar?! A po thonë se Nuhu gënjen se po i jepet Shpallje nga Zoti? Le ta dinë ata të mjerë se Allahu i Madhëruar e urdhëroi profetin Nuh të thotë: “Thuaj: “Nëse unë e kam trilluar atë, atëherë ai do të ishte gjynahu im. Por unë jam i pastër nga gjynahet që bëni ju.”” Pra, nëse është e vërtetë kjo që thoni, atëherë ky është një krim që rëndon mbi mua, por ju, gjithsesi, do të pyeteni për krimet tuaja. Askush nuk do të mbajë barrën e tjetrit.2. Ka mundësi të bëhet fjalë për Muhamedin (a.s.). Në këtë rast, ky do të ishte një ajet i përmendur mes historisë së Nuhut (a.s.) me popullin e tij. Edhe ky është një mendim i konsiderueshëm dhe i pranueshëm. Allahu i Madhëruar e solli historinë e Nuhut dhe popullit të tij në Kur'an si argument që tregon besnikërinë e Muhamedit (a.s)dhe vërtetësinë e Shpalljes së tij. Në këtë kontekst, i Madhëruari përmend kundërshtimin e Shpalljes së Zotit nga populli i Muhamedit a.s: "Mos po thonë, vallë, se ai e trilloi atë?" Në fakt, ky lloj pretendimi i sjellë nga mohuesit është i pavërtetë dhe tepër i çuditshëm, sepse të gjithë e dinë se profeti Muhamed (a.s)nuk dinte as shkrim, as lexim. Të gjithë e dinë që ai nuk kishte udhëtuar e as nuk kishte takuar më parë ndonjë çifut apo të krishterë, nga ku të mësonte apo studionte historinë e profetëve. Atëherë, nga i erdhi gjithë ai informacion, që mund ta dinte veçse një profet?! Si është e mundur që ai të sillte një libër kaq madhështor, madje t'i sfidonte duke i ftuar të sillnin qoftë edhe një sure të shkurtër të ngjashme me të?! Nëse ata i thonë këto fjalë, atëherë është thjesht një pretendim i thatë, që tregon se ata janë injorantë, kokëfortë, mohues dhe mosbesues. Në një rast të tillë, nuk ka më dobi nga polemika dhe ftesa e tyre. Madje, veprimi më i drejtë është distancimi prej tyre.Prandaj dhe Allahu i Madhëruar e urdhëron Profetin e Tij:Thuaj: “Nëse unë e kam trilluar atë, atëherë ai do të ishte mëkati im, por unë jam i pastër nga krimi që ju kryeni!” -Kuptimi: Nëse unë do të shpifja gënjeshtra, ky do të ishte vërtet një krim shumë i madh, që do të meritonte ndëshkimin më të rëndë. Por, pa mendoni pak në të njëjtën mënyrë edhe për veten tuaj: nëse unë jam i pastër nga kjo akuzë, gjë për të cilën dëshmojnë faktet dhe mrekullitë e shumta që Zoti më ka dhuruar, atëherë kush do t’ju mbrojë ju nga ndëshkimi i merituar për këtë krim të shëmtuar? A nuk është ky një krim, për të cilin duhet të mendoheni mirë?! Nëse mendoni në këtë mënyrë, atëherë pyetja që duhet të shtrohet është: përse ju e përthelloni mohimin tuaj?

36

وَأُوحِىَ إِلَىٰ نُوحٍ أَنَّهُۥ لَن يُؤْمِنَ مِن قَوْمِكَ إِلَّا مَن قَدْ ءَامَنَ فَلَا تَبْتَئِسْ بِمَا كَانُوا۟ يَفْعَلُونَ

Dhe Nuhut i qe shpallur: “Nga populli yt askush nuk do të besojë, përpos atyre që kanë pranuar fenë, andaj mos u pikëllo për atë që punojnë ata,

Nuhut iu shpall: “Askush nga populli yt nuk do të besojë më, përveç atyre që tashmë kanë besuar, prandaj mos u brengos për veprimet e tyre!” -Zemrat e tyre janë ngurtësuar, prandaj nuk kanë për të besuar. Për këtë arsye, mos u trishto dhe as mos u kushto rëndësi atyre. Kuptoje se tashmë Allahu i Madhëruar i urren ata dhe ka vendosur që ndëshkimi mbi ta të mos kthehet mbrapsht.

37

وَٱصْنَعِ ٱلْفُلْكَ بِأَعْيُنِنَا وَوَحْيِنَا وَلَا تُخَٰطِبْنِى فِى ٱلَّذِينَ ظَلَمُوٓا۟ ۚ إِنَّهُم مُّغْرَقُونَ

dhe ndërto anijen nën mbikëqyrje dhe udhëzimin Tonë, dhe mos m’u drejto më për ata që janë zullumqarë! Ata me siguri do të fundosen”.

“Ndërtoje një anije nën Sytë Tanë dhe sipas Shpalljes Sonë e mos m’u drejto Mua(më)për ata që kanë bërë padrejtësi! Ata do të përmbyten.” -Ndërtoje anijen nën mbikëqyrjen, përkujdesin dhe kënaqësinë Tonë. Mos kërko prej Meje që të kthej pas vendimin për ndëshkimin e tyre. Vendimi i Zotit për ta ka marrë fund dhe ata do të mbyten. Kështu, Nuhu (a.s.) filloi ndërtimin e anijes, duke zbatuar urdhrin e Zotit të tij.

38

وَيَصْنَعُ ٱلْفُلْكَ وَكُلَّمَا مَرَّ عَلَيْهِ مَلَأٌۭ مِّن قَوْمِهِۦ سَخِرُوا۟ مِنْهُ ۚ قَالَ إِن تَسْخَرُوا۟ مِنَّا فَإِنَّا نَسْخَرُ مِنكُمْ كَمَا تَسْخَرُونَ

Dhe ndërtonte anijen. Dhe sa herë që kalonin pranë tij paria e popullit të tij, e përqeshnin atë. (Nuhi) tha: “Nëse ju talleni me ne, edhe na do të tallemi me ju, ashtu si talleni ju,

Ai nisi të ndërtonte Anijen! Sa herë që kalonte pranë tij, paria e popullit të tij e përqeshte. -Kur kalonte pranë profetit Nuh dhe e shihnin çfarë po ndërtonte, populli tallej me të. Por ai u përgjigjej:Ai u thoshte: “Nëse ju talleni me ne, edhe ne do të tallemi me ju, ashtu siç po talleni ju. Por shpejt do ta mësoni se kë do të zërë dënimi poshtërues dhe mbi kë do të bjerë dënimi i përhershëm.” -Atëherë do ta marrim vesh se kush do të befasohet nga ndëshkimi: ne apo ju. Dhe, vërtet, ata e përjetuan me dhimbje e tmerr ndëshkimin, kur i përfshiu me ashpërsinë e tij.

39

فَسَوْفَ تَعْلَمُونَ مَن يَأْتِيهِ عَذَابٌۭ يُخْزِيهِ وَيَحِلُّ عَلَيْهِ عَذَابٌۭ مُّقِيمٌ

dhe së shpejti, me siguri, do të dini, kë do ta gjejë dënimi poshtërues dhe në kë do të bie dënimi i përhershëm”.

Ai nisi të ndërtonte Anijen! Sa herë që kalonte pranë tij, paria e popullit të tij e përqeshte. -Kur kalonte pranë profetit Nuh dhe e shihnin çfarë po ndërtonte, populli tallej me të. Por ai u përgjigjej:Ai u thoshte: “Nëse ju talleni me ne, edhe ne do të tallemi me ju, ashtu siç po talleni ju. Por shpejt do ta mësoni se kë do të zërë dënimi poshtërues dhe mbi kë do të bjerë dënimi i përhershëm.” -Atëherë do ta marrim vesh se kush do të befasohet nga ndëshkimi: ne apo ju. Dhe, vërtet, ata e përjetuan me dhimbje e tmerr ndëshkimin, kur i përfshiu me ashpërsinë e tij.

40

حَتَّىٰٓ إِذَا جَآءَ أَمْرُنَا وَفَارَ ٱلتَّنُّورُ قُلْنَا ٱحْمِلْ فِيهَا مِن كُلٍّۢ زَوْجَيْنِ ٱثْنَيْنِ وَأَهْلَكَ إِلَّا مَن سَبَقَ عَلَيْهِ ٱلْقَوْلُ وَمَنْ ءَامَنَ ۚ وَمَآ ءَامَنَ مَعَهُۥٓ إِلَّا قَلِيلٌۭ

Dhe, kur arriti urdhëri Ynë, e uji ng asipërfaqja e tokës nisi të gufojë. Ne thamë: “Ngarko në anije nga çdo lloj gjallese nga një palë (një mashkull e një femër) dhe familjen tënde, përveç atyre që ka qenë fjala (e dënimit) për ta, - dhe besimtarët!” E pak ka pasur të atillë, që kanë besuar me të.

Kur erdhi urdhri Ynë dhe burrimet e tokës gufuan,... -Kur afroi caktimi i Zotit për të ndëshkuar atë popull, uji nisi të vërshonte nga çdo anë, nga qielli, nga toka, madje edhe furrat, të cilat normalisht janë plot zjarr, pra, edhe prej tyre shpërtheu ujë. Kështu vazhdoi, derisa uji arriti atë nivel që ishte caktuar. Kur u afrua çasti i ndëshkimit, Allahu i Madhëruar i tha Nuhut“Ngarko në të nga një çift(mashkull e femër) prej çdo krijese,...” -Ai e urdhëroi që nga çdo lloj kafshe e krijese të merrte nga një çift: një mashkull e një femër, në mënyrë që të ruhej lloji i tyre. Ndërsa të tjerat u lanë jashtë, sepse në anije nuk kishte vend të mjaftueshëm.“...familjen tënde, - përveç atyre për të cilët është dhënë vendimi i ndëshkimit, -...” -Nuhu u urdhërua që të merrte në anije edhe familjen e tij, pëveç atyre që nuk e besuan, siç ishte djali i tij, i cili u mbyt bashkë me të gjithë mohuesit e tjerë.“...dhe besimtarët.” Por vetëm pak besuan në të. -Profeti Nuh u urdhërua që të fuste në anije edhe të gjithë ata që e besuan, që, në fakt, ishin shumë pak.

Commentary: Tafsir As-Sa'di by 'Abd al-Rahman al-Sa'di. Qur'an text and translation via AlQuran Cloud.